verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирјана Најчевска

(Jo) aktivizmi medial

на 20. 02. 2013 | | mk, en
Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Mediumet luajnë rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rëndësi të veçantë ka përkrahja që mediumet mund ta japin në mbrojtjen e grupeve të dobëta apo të lëndueshme (të gjithë ata që janë jashtë qendrave të fuqisë, që janë të ekspozuar ndaj llojeve të veçanta të dhunës, që janë në pozitë më të disfavorshme shoqërore dhe që janë të diskriminuar). Ose do të duhet të kishin. Shumë shpesh duket se temat që janë të ndërlidhura me grupet e lëndueshme dhe me mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk janë aq atraktive siç janë ngjarjet aktuale politike, e as që kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë

Mediumet për aktgjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut

на 13. 02. 2013 | | mk, en
Njëri nga rolet e mediumeve në shtetet e zhvilluara demokratike është të jenë kontrollues të pushtetit në aspekt të respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Një aspekt i rëndësishëm i këtij kontrolli paraqet raportimi për aktgjykimet të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (GJЕDNJ) në përgjithësi, dhe në veçanti për ato që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Kur GJEDNJ-ja sjell ndonjë aktgjykim, ai është aktgjykim kundër shtetit që nuk ka arritur t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut që janë të garantuara me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Zbatimi i këtyre aktgjykimeve nuk përbëhet vetëm nga pagesa e dëmshpërblimit të caktuar për ankuesin, por nënkupton edhe zgjidhje të rastit konkret (i

Abonohuni për lajmet më të reja