verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Оливера Војновска

Kur e vërteta shkrihet ndërmjet “mbushjes dhe oblandës”

на 23. 12. 2016 | | mk

Spini zakonisht definohet si formë e propagandës, që bëhet nëpërmjet interpretimit të tillë të një ngjarjeje ose fushate, që ka për qëllim ta bindë opinionin publik në favor ose kundër ndonjë organizate apo personi publik. Personat që merren me marrëdhëniet me publikun thonë se dallimi ndërmjet PR-it dhe “spin”-it qëndron në dy detaje të vogla, mirëpo shumë të rëndësishme. PR-i bazohet në afirmim dhe fakte, ndërsa spini në manipulim dhe truke.

Shkruan: Оlivera Vojnovska Sa herë kemi i dëgjuar replikat: “Lexova në gazeta” ose “E pashë në televizion”! Ai që i thotë nuk le pothuajse asnjë hapësirë për rezervë në vërtetësinë e informatës bombastike që tashmë e shqetëson publikun. Orteku është nisur, nuk ka kthim! Te lexuesit ose

Kur “ariu në shpellë” synon milionin!

на 30. 11. 2016 | | mk
Afërsia me të fuqishmit shkakton edhe korrupsion medatik. Foto: kolazh SHVFM

“Njëra nga dukuritë më të çuditshme është mashtrimi ynë se nga njerëzit e varur mund të presim mendim të pavarur”. (Sigmund Graff)

Shkruan: Оlivera Vojnovska Sa larg realitetit duhe të jeni që të thoni se me 1.500 еuro në muaj mezi se mbijetohet si “arriu në shpellë”! Mendimi i këtillë paraqet kulm të arrogancës, vrazhdësisë, madje edhe paturpësisë. Veçanërisht, nëse merren parasysh kushtet në Maqedoni. Në këtë tregim, gazetaria, në fakt, është viktima kolaterale. Kartat janë rregulluar në atë mënyrë që dikush ka zgjedhur një mënyrë fitimprurëse që nga gazetaria të bëjë biznes, edhe atë, në mënyrë që do ta shkatërrojë, do ta shpërfytyrojë atë. Në këtë mision, provizioni

Një informatë e gabuar – i gjithë teksti i gabuar

на 27. 11. 2015 | | mk

[Recension: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti]

Ky artikull e njofton publikun se ish-agjenti ushtarak, Goran Sofeski, ka vdekur nga vdekja natyrore, mirëpo, në të njëjtën kohë jep edhe një informatë të gabuar: se në trupin e agjentit do të bëhet obduksion. Dhe pikërisht me plasimin e kësaj dezinformate është prishur i gjithë teksti. Linku deri te artikulli origjinal: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti Data dhe koha e publikimit: 23.11.2015, 16:16 Data e recensionit: 24.11.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska

INFORMATË JO E SAKTË

Materiali që e recensojmë informon për shkaqet e vdekjes së ish-shefit të kundërzbulimit ushtarak, i cili më 23.11.2015 ishte gjetur në mal, në afërsi të fshatit Rashtani në Kërçovë, pasi më 22.11.2015 kushëriri i tij

Raport nga Kuvendi në të cilin opozita sikur nuk ekziston

на 6. 11. 2015 | | mk

[Recension: KUVENDI: Miratohen disa ndryshime dhe plotësime ligjore]

Teksti që është subjekt i këtij recensioni nuk raporton objektivisht për mbledhjen e Kuvendit në të cilën u rizgjodhën kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe një anëtari i tij. Edhe pse ky material është mjaft i gjerë, ai aspak nuk e pasqyron atmosferën e vërtetë nga debati në parlament, por e ofron vetëm këndin e pushtetit. Linku deri te artikulli origjinal: KUVENDI: Miratohen disa ndryshime dhe plotësime ligjore Data dhe koha e publikimit: 02.11.2015, 19:22 Data e recensionit: 03.11.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska

VETËM REPLIKAT NGA PUSHTETI

Faktikisht, bëhet fjalë për raportim nga Kuvendi, i marrë plotësisht nga agjencia shtetërore informative (që është theksuar në artikull, vetëm se nuk është vënë linku),

Tregimi i paverifikuar, i transmetuar si e vërtetë e pakontestueshme

на 2. 11. 2015 | | mk

[Recension: Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri!]

Ky artikull e dezinformon publikun se ministri për shëndetësi e lëshon funksionin, ndërsa atë do ta zëvendësojë një deputet nga radhët e partisë në pushtet. Dhe këtë e bën që në titull, ku thotë se: “Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri!”, që më vonë u tregua si e pasaktë. Linku deri te artikulli origjinal: Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri! Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015, 13:11 Data e recensionit: 27.10.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

INFORMATË E PASAKTË

Për çka në fakt bëhet fjalë? Теksti i referohet një medieje tjetër – ka edhe link, mirëpo problemi qëndron në atë se nuk e verifikon lajmin.

Spot reklamues parazgjedhor në vend të produktit gazetaresk

на 22. 10. 2015 | | mk

[Recension: Kompetentët i zgjidhin problemet e qytetarëve]

Takimi koordinativ i kryeministrit me disa ministra, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe kryetarë të komunave (nga radhët e partisë në pushtet) është shfrytëzuar për një kronikë që ka për qëllim madhërimin e pushtetit – kryeministrit. Ky material nuk ka problem me vërtetësinë, burimet, e as me përmbajtësinë. Por, ka një ton lavdërues dhe krijon perceptim se qeveria kujdeset për qytetarët dhe është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të tyre. Linku deri te artikulli origjinal: Надлежните ги решаваат проблемите на граѓаните Data dhe koha e publikimit: 19.10.2015,  16:55 Data e recensionit: 19.10.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska

QEVERI QË KUJDESET!

Për çka, në fakt, bëhet fjalë? Ngjarja (takim koordinativ në qeveri) e cila më së

Është përcjellë intervista e kryeministrit, shkaku është fshehur

на 15. 10. 2015 | | mk

[Recension: Gruevski: Do të përshpejtohet renovimi i konviktit studentor “Goce Dellçev”, e poashtu do të ndërtohet edhe konvikt i ri]

Ky tekst informon në mënyrë gjysmake dhe këtë e bën me vetëdije. Në të është përcjellë vetëm deklarata e përgjithshme e kryeministrit se “do të përshpejtohet renovimi i konviktit studentor “Goce Dellçev”, e poashtu do të ndërtohet edhe konvikt i ri.  Mirëpo, nuk ka asnjë fjalë për publikimin dhe fotografitë e Plenumit studentor, kështu që faktikisht, është i padukshëm vërshimi i konviktit pas rreshjeve të mëdha (10.10.2015), dhe në këtë mënyrë publiku nuk mund të fitojë një pasqyrë të plotë dhe objektive. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Do të përshpejtohet renovimi i konviktit studentor “Goce Dellçev”, e poashtu

Një grumbull i madh parash imagjinare

на 29. 09. 2015 | | mk

[Recension: 17 miliardë euro ndihmë për Maqedoninë dhe Serbinë]

Problemi i vetëm me këtë material është gabimi në titull “i rëndë” 17 miliardë euro! Shikuesi mbetet i stepisur nga shuma (në euro) që përmendet në paralajmërimin e kronikës, të cilën, gjoja, duhet ta ndajnë Maqedonia dhe Serbia. Megjithatë, nuk ka vend për eksitim, në pyetje janë një mijë herë më pak para! Linku deri te artikulli origjinal: 17 miliardë euro ndihmë për Maqedoninë dhe Serbinë Data dhe koha e publikimit: 23.09.2015,  16:26 Data e recensionit: 25.09.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

NË VEND TË MILIONAVE – MILIARDA

Në fakt, ndihma financiare nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë dhe për Serbinë për zgjidhjen e krizës së migrantëve, nuk ka lidhje me shumën fnatastike e

Emiri i Dubait, djali i tij i pafat, Ceca dhe djali i saj Veljko

на 22. 09. 2015 | | mk
 

[Recension: Sunduesi i Dubait, vdiq në moshën 33 vjeçare nga sulmi në zemër]

Para nesh kemi një lajm të dështuar me titull të gabuar dhe me fotografi joadekuate. Dhe gabimi i këtillë i dyfishtë e bën artikullin të keq dhe hutues, i cili në vend të informojë – dezinformon. Linku deri te artikulli origjinal: Sunduesi i Dubait, vdiq në moshën 33 vjeçare nga sulmi në zemër Data dhe koha e publikimit: 19.09.2015, 15:16 Data e recensionit: 20.09.2015 Recensuese:  Оlivera Vojnovska  

LAJM “I VRARË” ME TITULLIN DHE FOTOGRAFINË

Vetëm lajmi bazohet në fakte të vërteta dhe thekson burime precize të informatave (edhe pse ato nuk janë linkuar). Mirëpo, porosia e parë që u dërgohet lexuesve nëpërmjet titullit “Sunduesi i Dubait,

Kështu i shkruan lajmet propaganduesi! Kushedi prej cilës provincë!

на 16. 09. 2015 | | mk

[Recension: Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!]

Problemi kryesor me këtë foto-lajm të shukrtër është titulli: “Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane!”. Ai është jashtëzakonisht ofendues, duket i pahijshëm dhe madje shpreh animozitet të hapur ndaj diplomatëve të huaj. Linku deri te artikulli origjinal: Kështu parkon diplomati! Kafshë nga ndonjë provincë evropiane! Data dhe koha e publikimit: 14.09.2015, 14:27 Data e recensionit: 14.09.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

PRIMITIVIZËM

Lajmi ka vetëm dy fjali mirëpo është “helmues”! Prej tij thjeshtë buron mosdurim i fuqishëm ndaj përfaqësuesve të huaj në vend. Veçanërisht nga titulli, që përmban një fjalor aq ofendues sa kufizohet me primitivizëm. Përndryshen, “shtylla” e lajmit janë dy fotografi ku shihet një veturë me targa

Abonohuni për lajmet më të reja