verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Оливера Војновска

Recension: LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë

на 14. 07. 2015 | | mk
Titulli i këtij teksti ri pezull. Porosia që dërgohet me kontruksionin e titullit: “LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë”, nuk mund të lexohet në tekst. Poashtu, duket qesharake, e bile edhe kurioze, që të konsiderohet se opozita mund të jetë përgjegjëse për rritjen ekonomike të vendit! Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e ngadalëson rritjen ekonomike të Maqedonisë Data dhe koha e publikimit: 09.07.2015, 08:36 Data e recensionit: 10.07.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska Тeksti bazohet në deklaratën përfundimtare të Misionit të Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) të dhënë pas skenimit njëjavor të gjendjeve në ekonominë e Maqedonisë. Fragmentet nga ky raport janë transmetuar në mënyrë të saktë, mirëpo bie në se qasja selektive dhe interpretimi i tyre për qëllim të

Nuk ka asnjë “fatkeqësi të tmerrshme hekurudhore në Shkup”

на 10. 07. 2015 | | mk
 

[Recension: Fatkeqësi e tmerrshme hekurudhore në Shkup]

  Ky material nëpërmjet titullit e e dezinformon dhe e shqetëson opinionin, duke thënë se në kryeqytet ka pasur një “fatkeqësi të tmerrshme hekurudhore”!  Për fat, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Linku deri te artikulli origjinal: Fatkeqësi e tmerrshme hekurudhore në Shkup Data dhe koha e publikimit: 03.07.2015, 08:30 Data e recensionit: 05.07.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

“FATKEQ” ËSHTË TITULLI!

Titulli me të cilin, në fakt, komunikohet informata jo e vërtetë, është problemi kryesor i artikullit. Prej tij mund të konstatohet sikur në tekst raportohet për ndonjë tragjedi të madhe hekurudhore me shumë viktima njerëzore. Mirëpo, dramatikë ka vetëm në konstruksionin e titullit, e jo edhe në pjesën përmbajtësore të

Fshehja e burimit për stërzmadhim të vizitës së kryeministrit

на 1. 07. 2015 | | mk
 

[Recension: Maqedonia dhe Franca tregojnë interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik]

  Problemi kryesor me këtë materiaë është se nuk ka të theksuar asnjë burim për informatat që i komunikohen opinionit. E opinioni, gjithsesi ka të drejtë ta dijë se prej ku burojnë ato. Linku deri te artikulli origjinal: Мaqedonia dhe Franca tregojnë interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Data dhe koha e publikimit: 27.06.2015, 09:52 Data e recensionit: 28.06.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

E BURIMET?

Bëhet fjalë për një informatë të shkurtër për vizitën ekonomike të kryeministrit Nikolla Gruevski në Francë, ku njoftohet se ai është takuar me senatorin Alain Riçard, përfaqësues special i qeverisë franceze për marrëdhënie ekonomike me vendet e Ballkanit. Me këtë rast thuhet se:

Recension: Gruevski do ta nxjerrë thikën e ngulur, Ljubçoja do të kthehet në VMRO-DPMNE

на 30. 06. 2015 | | mk
  Bëhet fjalë për përmbajtje interesante mediatike, e cila, në shikim të parë, e tërheq vëmendjen e publikut, që shihet edhe nga numri i vizitave (rreth 15.000 deri në orën 22 të datës 25 qershor 2015). Teksti bie në sy që me zgjedhjen e titullit provokativ, me të cilin ofrohet informatë e sigurtë. Mirëpо, a është me të vërtetë ashtu? Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski do ta nxjerrë thikën e ngulur, Ljubçoja do të kthehet në VMRO-DPMNE Data dhe koha e publikimit: 24.06.2015, 23:57:05 Data e recensionit: 25.06.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

E TË PYETET LJUBÇOJA!?

Mënyra se si është shkruar dhe është plasuar ky material i vë në shenjë pikëpyetjeje standardet profesionale dhe еtike, të cilat kërkojnë që

Recension: KE-ja e publikoi marrëveshjen, këto janë detajet

на 24. 06. 2015 | | mk
Ajo që gjendet në titullin e këtij kontributi tendencioz dhe manipulativ, nuk gjendet në pjesën e tij përmbajtësore. Detajet e raportit të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, që paralajmërohen në konstruksionin e titullit, nuk mund të gjenden në artikull. Mirëpo, atje ka “biseda të montuara dhe të prera”, si dhe “sorosoidë në qeverinë teknike””! Linku deri te artikulli origjinal: Recension: KE-ja e publikoi marrëveshjen, këto janë detajet Data

Recension: Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat

на 15. 06. 2015 | | mk
   

[Recension: Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat]

  Ky tekst është përplot me anshmëri dhe tendenciozitet. Ai le përshtypje sikur është bërë me qëllim të caktuar që më parë për ta akuzuar liderin e opozitës se i ka “minuar” negociatat në Bruksel (10.06.2015), për shkak se, gjoja, frikësohet nga ballafaqimi zgjedhor. Me gjasë edhe zgjedhja e dy analistëve është bërë që ta mbështesin këtë tezë, me ç’rast mendimi i tyre mbivlerësohet aq shumë sikur të bëhej fjalë për qëndrimin e gjithë ekspertëve. E kjo, që në fillim me titullin pretencioz: “Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat”, me të cilin faktikisht manipulohet publiku. Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët: Frika e Zaevit nga

Recension: Në testimin ekstern ka pasur edhe pyetje të panjohura thonë nxënësit, testimi zbatohet ditën e dytë

на 11. 06. 2015 | | mk
Bëhet fjalë për kontribut i cili e informon sipërfaqësisht opinionin për atë se si është duke u zhvilluar testimi ekstern. Në të nuk thuhet se në teste ka pasur gabime përmbajtësore, pyetje të çuditshme, dhe përgjigje të pasakta, por vetëm sipërfaqësisht thuhet se disa pyetje kanë qenë të panjohura dhe se janë paraqitur probleme të vogla të natyrës teknike. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Në testimin ekstern ka pasur edhe pyetje të panjohura thonë nxënësit, testimi zbatohet ditën e dytë Data dhe koha e publikimit: 03.06.2015, 20:51 Data e recensionit: 05.06.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

GJITHÇKA KA QENË “E LËMUAR”!

Artikulli shfrytëzon burime precize të informatave dhe fakte të vërteta, mirëpo nuk është i plotë. Ai vetëm në shikim të

Ku është lajmi në këtë tekst? Ku u humb?

на 1. 06. 2015 | | mk
 

[Recension: Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon]

  Materiali që e recensojmë ka të bëjnë me “bombën” e 34 politike të cilën e prezantoi kryetari i LSDM-së më 27 maj, mirëpo është shumë i varfër. Edhe pse titulli informon: “Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon”, megjithatë, nga vetë raporti shikuesit nuk mund ta kuptojnë se çka ka publikuar lideri opozitar. Kontributi duke sikur është bërë në stilin: doni ta dini, mirëpo nuk ju tregoj! Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon Data dhe koha e publikimit: 27.05.2015, 16:55 Data e recensionit: 29.05.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska   KONTRIBUT

Recension: Filloi gjykimi për njerëzit e dhunshëm të LSDM-së që e rrahën policinë

на 27. 05. 2015 | | mk
E recensojmë një artikull me të cilin paralajmërohet fillimi i procesit gjyqësor kundër nëntë vetave, të cilët u arrestuan gjatë protestave që u mbajtën para qeverisë më 5 maj, por kjo bëhet në mënyrë joprofesionale. Edhe pse gjykimi duhet të fillojë së shpejti, ky material joobjektiv e merr të drejtën që të “gjykojë” se pikërisht këta janë njerëzit që e “rrahën policinë”. Me këtë rast, i kualifikon si “njerëz të dhunshëm”, dhe, edhe pse nuk ka dëshmi se janë anëtarë të partisë më të madhe opozitare, i etiketon se janë të LSDM-së. Tendencioziteti veçanërisht shihet në titullin jokorrekt, ku akuza të pavërtetuara plasohen si e vërtetë e qindpërqindtë. Linku deri te artikulli origjinal: Filloi gjykimi për njerëzit e dhunshëm të

Recension: Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski

на 20. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski]

  Artikulli me titull krekosës: “Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski”, ku në mënyrë aq të theksuar lavdërohet kryeministri maqedonas, sa që krijon ndjenjë të pakëndshme për shkak të turpit të huaj, është shembull për atë se si nuk duhet të duket një teskt gazetaresk. Lirisht mund të thuhet se ky material i përgatitur në formë komentuese, i cili fshehet pas ekspertëve virtualë dhe thjesht rrezaton me anshmëri, është jashtë realitetit. Linku deri te artikulli origjinal: Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme

Abonohuni për lajmet më të reja