verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Оливера Војновска

Recension: Qytetarët i thanë Zaevit se qëndrojnë prapa reformave të qeverisë

на 23. 03. 2015 | | mk
Ky është njëri nga seria e teksteve propaganduese (të publikuara nga media e njëjtë) që i kushtohen paraqitjes së kryeministrit në tubimin partiak në Qendrën sportive “Boris “Trajkovski” (15 mars 2015). Kontributi, pa asnjë distancë kritike, e madhëron liderin e partisë në pushtet, me ç’rast ngjan si një material nga ndonjë revsitë partiake. Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët i thanë Zaevit se qëndrojnë prapa reformave të qeverisë Data dhe koha e publikimit: 16.03.2015  Data e recensionit:  17.03.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska

RIPËRTYPJE

Materiali është publikuar një ditë pas tribunës partiake dhe në të, në fakt, vetëm janë “ripërtypur” disa pika nga fjalimi i kryeminstrit. Në fakt, për ngjarjen në sallën “Boris Trajkovski”, më 15 mars, media tashmë kishte raportuar gjerësisht 

Recension: LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit

на 13. 03. 2015 | | mk
  Konstruksioni i titulli: “LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit”, në shikim të parë duket hutues. Del sikur LSDM-ja është në pushtet! Faktikisht, ky tekst sakatosur me një titull krejtësisht të gabuar. Artikulli ka të bëjë me konferencën për shtyp të ministrit për financa (02.02.2015),  për të cilën shkak kryesor ishte “bomba” e gjashtë e bisedave të përgjuara të cilat i publikoi lideri i LSDM-së. Mirëpo, porosia e titullit askund nuk haset në pjesën përmbajtësore të tekstit, kështu që ai, thjesht mbetet “i varur”. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit Data dhe koha e publikimit: 02.03.2014, 21:04 Data e recensionit: 08.03.2014

Recension: Është arritur marrëveshje e përbashkët që të lihet më tepër hapësirë për përgatitjen e takimit Junker – Gruevski

на 2. 03. 2015 | | mk
  Detyra kryesore e gazetarëve është që ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut që të jetë i informuar në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në përcjelljen e informatave, gazetarët do të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve. Pikërisht këto parime kryesore, të përcaktuara në Preambulën e Kodit të gazetarëve dhe në të cilat duhet të bazohet profesioni i gazetarisë, krejtësisht janë lënë pas dore në lajmin që e recensojmë. Ky material ka për qëllim ta fshehë “shuplakën” e Brukselit. Kështu, duke u nisur nga kjo ide,

Recension: Zaevi filloi të fshehet nga hetimi për “Puçin”

на 23. 02. 2015 | | mk
  Lajmi me titull: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” është i rrejshëm. Mënyra në të cilën është shkruar dhe plasuar ky material le përshtypjen se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të paqëllimshëm, por se me qëllim është publikuar një dezinformatë me qëllim që të nxihet lideri i opozitës. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 15:20 Data e recensionit: 19.02.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

LAJM QË S’KA TË BËJË ME TË VËRTETËN

Artikulli në bazë të informatave të pakonfirmuara, nga burime anonime, mirëpo “të sigurta” bën konstruksion se: “lideri i opozitës filloi te fshehet nga organet hetuese në rastin Puçi”. Qëllimi nxirret edhe nga titulli

Recension: Еkspertët kërkojnë që Zaevi të gjykohet për tradhëti ndaj atdheut

на 5. 02. 2015 | | mk
  Recensojmë një tekst në të cilin krejtësisht kanë humbur standardet e gazetarisë së drejtë etike. Në këtë produkt spinues, mendimi i një analisti është ngritur në nivel të pikëpamjes së gjithë ekspertëve, që është me të vërtetë e tepruar. Artikulli duket sikur anon kah ajo që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sa më parë të gjykohet edhe atë për tradhëti ndaj atdheut! Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët kërkojnë që Zaevi të gjykohet për tradhëti ndaj atdheut Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015; 13:37 Data e recensionit: 02.02.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

ASHTU SIÇ DO TË THOTË KRYEMINISTRI!

Bëhet fjalë për një tekst jashtëzakonisht tendencioz dhe të anshëm, i cili është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve me

Recension: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore

на 16. 01. 2015 | | mk
  Titulli: “Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore”, duket sikur ka ndodhur ndonjë arrestim spektakolar i ndonjë grupi kriminel edhe atë mu në Ditën e policisë! Mirëpo, nga dramatika e këtillë që është paralajmëruar në konstruksionin e titullit, nuk ka as “d” në rreshtat që janë shkruar më poshtë në artikull, më saktë që janë kopjuar nga buletini policor. E as që bëhet fjalë për Ditën e policisë së Maqedonisë, për shkak se kjo është më shtatë maj, e jo më 14 janar. Linku deri te artikulli origjinal: Këta janë banditët, rrahësit dhe hajdutët gjatë ditës policore Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 13:02 Data e recensionit: 15.01.2015 Recensues: Оlivera Vojnovska  

RAPORTI I KOPJUAR POLICOR

Të dhënat

Recension: Deputetët punojnë me angazhim të plotë

на 20. 12. 2014 | | mk
  Problemi i vetëm i kësaj informate të shkurtër, teknike është titulli: “Deputetët punojnë me angazhim të plotë”. Ai është formuluar në atë mënyrë që e rrit angazhimin e deputetëve dhe duket sikur ata “mbyten” duke punuar. Që as për së afërmi nuk përkon me realitetin, duke pasur parasysh se të gjitha projektet qeveritare kalojnë me lehtësi në Kuvend, i cili, për fatë të keq, u shndërrua në “shtypshkronjë” për zgjidhje të këqija ligjore. Linku deri te artikulli origjinal: Deputetët punojnë me angazhim të plotë Data dhe koha e publikimit: 17.12.2014, 09:16 Data e recensionit: 18.12.2014 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

“SHPIRTA TË LODHUR”

Në fakt, bëhet fjalë për një lajmërim se tre komisione kuvendore do të mbajnë mbledhje. Dhe kjo

Recension: Qeveria nuk u gjunjëzua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë

на 2. 12. 2014 | | mk
Kontributi me titull spinues “Qeveria nuk u nënshtrua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë”, është shembull tipik për përmbajtje manipuluese mediatike, ku nëpërmjet shtrembërimit të plotë të tezave madhërohet qeveria. Mënyra në të cilën është përgatitur dhe është plasuar ky produkt gazetaresk tregon se qëllimi nuk ka qenë që publikohet t’i ofrohet informatë objektive dhe e saktë. Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria nuk u gjunjëzua – Makstili u mbyll, Jugohromi e përgjysmoi prodhimtarinë Data dhe koha e publikimit: 01.11.2014, 18:08:17 Data e recensionit: 03.11.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

LAVDËRIME NË TË GJITHA ANËT

Materiali bazohet në konferencën e përvashkët të zëvendës-kryeminsitrit të angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dhe të ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor,

Recension: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë

на 29. 11. 2014 | | mk
  Bëhet fjalë për një artikull tendencioz ku prej një njoftimi të zakonshëm është përpiluar një informatë kritikuese, dhe është vënë në funksion të zënkës politike. Ideja për ta paraqitur kryetarin e Komunës Qendër në dritë të zezë shihet që në fillim të tekstit. Linku deri te artikulli origjinal: Lufta ndërmjet kryetarëve Zhernovski dhe Jakimovski vazhdon në gjykatë Data dhe koha e publikimit: 19.11.2014, 13:27 Data e recensionit: 26.11.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

KRITIKA

Artikulli fillon me koment dhe një dozë të dukshme ironie: “Zhernovski e ndryshoi taktikën. Deri tani vetëm ankohej, e prej tani, vendosi të padisë.” Faktikisht, teksti ka vendosur që ta kritikojë, e bile edhe ta tallë krytearin e komunës Qendër, për shkak se ai ka vendosur

Recension: Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!

на 19. 11. 2014 | | mk
Storja “Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!”, trajton një temë aktuale të përpunuar në mënyrë solide nga të gjitha aspektet. Faktikisht, publikut lexues i është prezantuar një hulumtim për ndotjen, i mbështetur me mendime profesionale, tabela dhe grafikone. Materiali është i madh, por i lexueshëm, ka qasje dhe përmbajtje të mirë dhe meriton vlerësim pozitiv për shkak se opinioni ka të drejtë ta dijë të vërtetën për këtë problem shumëvjeçar dhe për atë se cilat janë pasojat për shëndetin e popullatës. “Dy të tretat e vitit jemi të ekspozuar ndaj ndotjes dhe vlerësohet se një e treta e rasteve të vdekjes janë nga ndotja e ajrit.”   „Numri mi i madh i

Abonohuni për lajmet më të reja