verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Саше Димовски

Përdorimi i fotografive

на 21. 12. 2016 | | mk

Fotografia si ilustrim i tekstit nuk guxon të manipulojë, ta tërheqë vëmendjen pa nevojë, ose të shkaktojë habi te lexuesi, në qoftë se për këtë nuk ka rrethana të jashtëzakonshme, të cilat do ta arsyetonin praktikën e tillë. Përdorimi i fotografive nga arkivi gjithmonë duhet të shënohet në mënyrë të qartë.

Shkruan: Sаshe Dimovski Një lexuese e Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie, ka reaguar në disa medie dhe ka kërkuar ta largojnë fotografinë në të cilën shihet vetura e sah, e cila ka qenë e stërpikur me sprej gjatë qëndrimit të saj të paradokohshëm në Greqi. Siç nga shkruan lexuesja, ajo fotografi tani përdoret për çdo incident me ndonjë veturë të dëmtuar në Greqi, dhe kjo e

Kujdes, fëmijë!

на 13. 12. 2016 | | mk
Cili është interesi publik të publikohet informata se një fëmijë shtatëvjeçar, të cilin e kanë marrë gjyshi dhe gjyshja e tij, të cilët nuk ia kanë dhënë nënës së tij, ka zgjebe dhe nuk është larë me muaj? Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për transmetim të detajeve nga gjykimi, siç është rasti me këtë shembull! Foto: Brett Jordan Shkruan: Sаshe Dimovski Aleksandra e vogël nuk ka shkuar në shkollë, në gjithë trupin ka pasur zgjebe dhe ka qenë e fëlliqur, e tani nënës i duhet shumë durim dhe mund që të kthehet në gjendje normale, të socializohet. Në shikim të parë, duket sikur bëhet fjalë vetëm për informatë të transmetuar nga një proces gjyqësor, ku në bazë të denoncimit të

Fatkeqësia e fatkeqësive

на 5. 12. 2016 | | mk

Fatkeqësitë dhe çështjet që kanë të bëjnë me to nuk janë ekskluzivitet vetëm për gazetarët e “kronikave të zeza”, por për çdo gazetar dhe redaktor, veçanërisht për gazetarët që janë kujdestarë gjatë fundjavës ose gjatë festave, kur sipas ndonjë rregulli të pashkruar, rritet numri i fatkeqësive, ndërsa numri i ekipeve gazetareske zvogëlohet.

Shkruan: Sashe Dimovski

FОТО: Gjak në të gjitha anët – pamje tmerruese në vendin ku e humbën jetën pesë shkupjanë të rinj

VIDEO: Nga BMW0ja luksoze nuk mbeti asgjë – pamje të tmerrshme nga fatkeqësia te “Rampa”

FOTO: Gjak në mure – pesë djem vdiqën në qendër të Shkupit

Fatkeqësitë nuk zgjedhin as vend as kohë. As atë se cili gazetar mund të ndodhë në vendin e ngjarjes

Publikimi i informatave në hetimet e fshehta

на 28. 11. 2016 | | mk
Çekiçi gjyqësor. Foto: ssalonso, 2009 Për gazetarët, kufizimet gjenden në Kodin e gazetarëve, që të mos raportojnë në mënyrë senzacionaliste për procedurat gjyëqsore dhe ta respektojnë parimin e supozimit të pafajësisë. Çdo tentim për kufizim të raportimit për procedurat gjyqësore nga ana e organeve shtetërore, institucioneve apo individëve, është tentim për censurë, frikësim dhe frikë nga ndjekja, që është në kundërshtim me interesin publik dhe lirinë e informimit.   Shkruan: Sashe Dimovski Nënkuptohet se hetimi është pjesë e procedurës gjyqësore që është e fshehtë. Pavarësisht nga ajo se deri tani atë e udhëhiqte gjykatësi hetues, apo sipas ligjit të ri për procedurë penale të dhjetorit të vitit 2013, prokurori publik. Mirëpo, as sipas ligjit të vjetër, e as sipas ligjit të

Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk

на 22. 11. 2016 | | mk

Mediet mund të publikojnë të dhëna personale ose fotografi private të personave publikë vetëm nëse dëshmojnë se interesi publik ka mbisunduar mbi atë privat. Çdo marrje tjetër e të dhënave, në masën më të madhe e fotografive nga rrjetet sociale, nuk lejohet dhe dënohet. Vetëshërbimi gazetaresk me fotografitë e huaja, pa leje është në kundërshtim me ligj.

Shkruan: Sashe Dimovski “Çfarë fotografish private fsheh celulari i një vajze”, “Qëlloni se cila gazetare sportive i ka këto bythë”, “Shihni silikonet e …”, “U zhvesh Facebook-u” janë vetëm një pjesë nga dhjetëra titujt që mund të lexohen në portalet në internt, të ilustruara me forografi private të marra nga rrjetet sociale. Gjithsesi, pa pyetur dhe pa pëlqim. Në kohën e komunikimit të

Si manipulohet Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

на 28. 11. 2014 | | mk
  Sipas përvojës së gazetarëve, ministritë e financave dhe punëve të brendshme janë institucionet më të mbyllura në vend. MPB, gati se në të gjitha rastet thirret në informata të kualifikuara, kurse ministria e financave nuk përgjigjet ose bënë gjithçka që ta refuzojë kërkesën. Ministria e financave fsheh se sa para u ka paguar njerëzve të arrestuar pabazë apo ndjekur penalisht në Maqedoni, për fshehtësi e llogarit edhe numrin e

Recension: Kaos në mediumet e LSDM-së, pronarët me biznese e gazetarët me rrogë minimale

на 29. 01. 2014 | | mk
Lexoni, fshini sytë,  përsëri lexoni dhe nuk besoni. Para jush është një “pamflet”, pa autor të nënshkruar dhe për përmbajtjen është derdhur lot krokodili mbi fatin e dikujt tjetër. Tekst, ky që në fillim i ndanë mediumet “në mediume të LSDM-së”, që janë jo profesionale, nga ato tjerat, për të cilat lexuesi ka përshtypjen se janë të VMRO-DPMNE-së. Çka fitojmë? Tekst me gjoja “burime”, që tenton të manipulojë me faktet, ta nxijë atë që nuk mendon si të tjerët, apo në këtë rast, orteku i teksteve që janë duke ndodhur në temën “gazetarët kundër njëri-tjetrit”, që është një përpjekje për ta zhvendosur fokusin nga çështja “tenderet mediatike në shëndetësi”. Përpjekjet për t’u sulmuar të tjerët, duke treguar se janë më

Recension: Riste sundon me Andorrën, Marko me Maltën, ndërsa Martini me San Marinon

на 28. 01. 2014 | | mk
Në kohën kur realizimi i projektit “Fusha e Llukovës” shkon shumë më larg se “vetëm” ndërtimi i hidrocentraleve dhe bëhet problem i mundshëm mjedisor dhe politik me Shqipërinë fqinje për shkak të ndryshimit rrjedhjes së lumit Radika, gazetari dhe mediumi transmetojnë një temë të kuptueshme, të lexueshme dhe aktuale, një segment në dukje i vogël, por i rëndë i problemit – fati i rrëqebullit të Ballkanit. Duke e transferuar përvojën e studiuesve të rrëqebullit të Ballkanit, transmetohet historia e jetës dhe zakonet e rrëqebullit, një kafshë e cila kërcënohet të zhduket dhe sipas të dhënave në dispozicion, në rajonin e Mavrovës shumohet në mënyrë natyrale. Tregimi është mjaft gjithëpërfshirës, në të jepen një numër i madh i informatave të cilat

Recension: Vendim i ri kundër mediumeve: “Qyteti im” duhet t’i paguajë 5 mijë euro komunës së Kavadarit

на 22. 01. 2014 | | mk
Ky informacion është edhe një shembull i keq i praktikës gazetareske, të cilën gjë e kemi theksuar disa herë nëpërmjet recensioneve dhe leksioneve gazetareske: të kopjohet një artikull i postuar në një portal tjetër, të modifikohet me disa fjali dhe të ndryshohet titulli, me ç’rast do të ndryshohet tërësisht kuptimi i informacionit dhe do të vihet në dyshim vërtetësia e lajmit. Në këtë rast, mediumi ka përshkruar informacion nga një portal nga Kavadari, i cili informon për vete se ka padi nga Komuna e Kavadarit dhe kërkohet dëmshpërblim në vlerë të pesë mijë eurove. Portali nga Kavadari ka manipuluar me titullin, duke përmendur t dënimin prej pesë mijë euro, por tekst nuk përmend se ka një proces gjyqësor, ku nga

Recension: U derdh gjaku te parkingu në “Holiday Inn”

на 6. 01. 2014 | | mk
Përpjekje e panevojshme për dramatizim dhe krijim të senzacionit, duke i potencuar disa pjesë të lajmit, të cilat as nuk janë bazuar në fakte, e as që është bërë përpjekje plotësuese për ta verifikuar informatën e marrë nga buletini policor. Në titull dhe në fjalinë e parë, gazetari konstaton se është derdhur gjak në qendër të Shkupit, që pastaj në lajmë të na tregojë se dikush e ka sulmuar dikë

Abonohuni për lajmet më të reja