verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Саше Димовски

Recension: Në Gjykatën themelore vetëm 10,5% shqiptarë

на 17. 10. 2013 | | mk
Ky është një shembull i informimit ditor që në tërësi është vënë në shërbim të politikës së një opcioni të caktuar politik ose ndonjë komuniteti, ku autori “luan” me numrat ashtu si i konvenon atij. As titulli nuk është preciz, që flet për 10,5 përqind të punësuar në Gjykatën themelore, ndërsa në tekst sqarohet se bëhet fjalë për përqindje që ka të bëjë me të gjitha gjykatat themelore në nivel

Recension: Prilepasi kapet me heroinë

на 14. 10. 2013 | | mk
Shembull klasik i fotografisë që nuk është zgjedhur si duhet, për të cilën nuk mund të thuhet se duhet vetëm ta ilustrojë informatën se është kapur një prilepas me heroinë. Në tekst thuhet se policia e ka gjetur drogën të groposur në oborrin e të denoncuarit, ndërsa në fotografi kemi një person që është kapur se si bart drogë të fshehur në veshjet e brendshme. Kjo fotografi është aq karakteristike dhe ka të bëjë me ndonjë rast dhe person konkret, dhe nuk mund të shërbejë si fotografi “e përgjithshme” që do të mund të përdorej në situata të këtilla. Për ilustrimin e tekstit, media ka mundur të vendosë ndonjë fotografi nga arkivi, ku do të shihej ndonjë drogë e konfiskuar,

Recension: FOTO: Në Maqedoni një veshkë shitet për 80.000 euro

на 13. 10. 2013 | | mk
Edhe një shembull për informatë senzacionaliste, të ilustruar me fotografi joadekuate dhe të pahulumtuar deri në fund, që e bëna të joserioze dhe e vë në dyshim vërtetësinë e saj. Lajmi nuk ka autor, por gazetari që i ka shikuar shpalljet në një ueb-faqe për reklamim, është dashur të sigurojë më tepër informata para se të publikojë diçka, për shkak se asrsyeja e përmendur se numrat e telefonit nuk paskan ekzistuar ose se nuk është paraqitur askush, nuk janë dëshmi e mjaftueshme, se gazetari dhe media nga burime të tjera anësore e kanë verifikuar vërtetësinë e lajmit para se ta publikojnë se një veshkë në Maqedoni shitet për 80.000 euro. Për shembull, në njërin nga telefonat e shënuar në shpallje,

Recension: Brankoja dhe Ljubçoja janë marrë vesh për amnesti?

на 26. 09. 2013 | | mk
Teksti,  e veçanërisht titulli, është spin i një deklarate të dhënë nga një anëtar i Komisionit për verifikimin e fakteve për një medie tjetër, të cilën autori i këtij teksti e komenton dhe nxjerr përfundime që nuk korrespondojnë as me deklaratën që e ka siguruar në mënyrë plotësuese nga bashkëbiseduesi i njëjtë, e as me deklaratat që janë marrë nga partitë politike që përmenden. Poashtu, titulli flet për një amnesti të dakorduar, term që në drejtësi do të thotë: sjellje e ligjit me të cilin një numër i caktuar njerëzish lirohen nga ndjekja penale, në tërësi ose pjesërisht lirohen nga vujatja e dënimeve, u zëvendësohet me dënim me të butë, shqiptohet fshirje e dënimit ose hiqen pasojat juridike nga një

Abonohuni për lajmet më të reja