verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Симона Атанасова

Koment ofendues “i mbështjellë” si lajm

на 20. 05. 2016 | | mk

[Recension: Sherift e Zaevit dhe Spasovskit sillen sikur për ta nuk ka ligj!]

Tekst i njëanshëm, komentues dhe i pahijshëm që është publikuar në kategorinë “lajme” dhe i cili bazohet vetëm në spekulime të paverifikuara, që kanë për qëllim damkosjen e autoritetit të disa njerëzve. Si mbështetje për akuzat e bëra në material ka vetëm një fotografi e cila nuk dëshmon asgjë konkrete. Artikulli është politikisht i anshëm, përplot me komente dhe epitete ofenduese (sherif, katundar, i frustruar, i kompleksuar), që janë të palejueshme për një material gazetaresk. Теksti është marrë nga një medie tjetër, mirëpo kjo është theksuar në fund të tekstit, në fjalinë e fundit. Linku deri te artikulli origjinal: Шерифите на Заев и Спасовски се

Barazimi i SHI-së dhe i “Revolucionit laraman” është jashtë mendjes së shëndoshë

на 17. 05. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Përveç nga Bali, mbështetje për “Protestoj” edhe nga ISIS-i]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize vendos shenjë të barazisë ndërmjet organizatës terroriste të Shtetit islamik (SHI) dhe iniciativës qytetare “Revolucioni laraman”. Edhe, gjoja duhet të jrtë satirik, megjithatë ai nuk është as qesharak e as interesantа. Fotografia që është përdorur në këtë tekst është montuar, ndërsa аrtikulli është publikuar në kategorinë “lajme” dhe askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për material satirik dhe të pavërtetë, që padyshim është bërë me qëllim manipulues. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Përveç nga Bali, mbështetje për “Protestoj” edhe nga ISIS-i Data dhe koha e publkimit: 07.05.2016, 14:23 Data e recensionit: 13.05.2016 Recensuese: Simona Atanasova

 SHI-ja DHE “REVOLUCIONI LARAMAN” NUK JANË

Senzacionalizëm seksist

на 4. 05. 2016 | | mk

[Recension: Iu grisën brekët derisa e qëllonte zyrën e Ivanovit]

Tekst absolutisht seksist, primitiv dhe vullgar që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në të cilën është bërë fotografia. Nuk është me rëndësi protesta, masoviteti i saj dhe përhapja nëpër gjithë vendin. Nuk është me rëndësi as pse njerëzit me ditë të tëra protestojnë, cilat janë porositë e tyre dhe kujt i dërgohen ato. Nuk është me rëndësi se çka i ka shtyrë njerëzit që në kohë të ftohtë, me shi të dalin në rrugë dhe t protestojnë. Me rëndësi është se një pjesëmarrëseje të protestave era e fuqishme ia ka ngritur fundin. Dhe me një perceptim të tillë, të shtrembëruar të gjërave, kjo prezantohet si gjëja më e rëndësishme

Mercenarë opozitarë ose provokatorë të infiltruar?

на 19. 04. 2016 | | mk
Shumë sulme, pak informata dhe argumente. Foto: kolazh

Askush nuk e di, ose së paku, askush nuk ka dalë me të dhëna se kush janë personat që përdorën dhunë gjatë protestave qytetare. E nga ana tjetër, disa medie janë përplot me akuza dhe spekulime, e pa asnjë informatë valide dhe pa argumente

Shkruan: Simona Atanasova Propaganda proqeveritare shkruan, komenton dhe manipulon se LSDM-ja dhe Sorosi janë fajtorë për trazirat dhe për dhunën në protestat në të cilat mijëra qytetarë disa ditë marshojnë nëpër rrugë në shenjë të pakënaqësisë për shkak të vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për t’i falur 56 politikanë nga ndjekja penale. Me tempo të përforcuar, portale dhe medie të ndryshme dilnin me artikuj akuzues se fajtorë për

Për Zhernovskin 15 deputetë – nga mëngët!

на 11. 04. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së paku 15 deputetë]

Tekst komentues, i bazuar vetëm në supozime, pa të dhëna konkrete, oa deklarata dhe pa argumentim adekuat për pohimet e bëra. I gjithë artikulli është shkruar në stilin, “çka do të bëhej sikur të bëhej”. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së pakur 15 deputetë Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25 Data e recensionit: 09.04.2016 Recensues: Simona Atanasova

E SIKUR TË PYETEJ ZHERNOVSKI?

Kjo përmbajtje mediatike prognozon se kryetari i Komunës Qendër dhe ish-kryetari i Partisë Liberal-Demokratike do të fitojë 15 deputetë në zgjedhjet e paralajmëruara për 5 qershor (2016), pa e pyetur fare me këtë rast, atë ose

Pajisje të papërdorshme apo informatë e papërdorshme?

на 6. 04. 2016 | | mk

[Recension: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni është një spekulim i madh dhe bën pretendime të cilat mund t’i konfirmojë vetëm Ministria për Punë të Brendshme. Mirëpo, MPB-ja as që është përmendur në tekst, e aq më pak ka deklaratë nga institucioni i vetëm që është kompetent për t’i dhënë informatat që janë shkruar në tekst. Linku deri te artikulli origjinal: Hard-disku me softuerin e sistemit është në duart e Katica Janevës Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 14:41 Data e recensionit: 04.04.2016 Recensues: Simona Atanasova (DEZ)INFORMATË Теksti (që është marrë nga një medie tjetër nuk është linkuar në mënyrë adekuate), pohon se komisioni në Drejtorinë për siguri dhe

Bën akuza, ngjit etiketa dhe ja tekst!

на 29. 03. 2016 | | mk

[Recension: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është i bazuar në spekulime dhe shërben vetëm për diskreditimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva. Artikulli është i njëanshëm, ka qasje manipuluese dhe i çon lexuesit në përfundime të gabuara. Linku deri te artikulli origjinal: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit Data dhe koha e publikimit: 24.о3.2016,  09:36 Data e recensionit: 28.03.2016 Recensuese: Simona Atanasova TEKST I NGARKUAR ME TENDENCIOZITEТ Para nesh kemi publikim joobjektiv në të cili akuzohet Janeva se nuk i respekton institucionet, se ka veprim partiak dhe se punon në kundërshtim me ligjin. Në fakt, i gjithë artikulli është një spekulim i madh për defokusimin e publikut

Tekst krejtësisht i kundërt

на 23. 03. 2016 | | mk

 [Recension: LSDM-ja kundër popullit dhe institucioneve]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është krejtësisht joobjektiv, dhe ka shumë të pavërteta dhe spekulime. Në të mënyrë tepër të njëanshme mbrohet vetëm njëra palë dhe me këtë rast shtrembërohen faktet dhe sulmohet pala tjetër. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kundër popullit dhe institucioneve Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016, 19:58 Data e recensionit: 21.03.2016 Recensues: Simona Atanasova

KUSH ORGANIZOI KUNDËRPROTESTË?

Në këtë tekst (që është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vënë linku) thuhet se në protestën e organizuar nga GROM-i për mbrojtjen e institucioneve ka pasur 6.000 njerëz. Мirëpo, ky numër është “fryrë”, dhe kjo mund të shihet nga fotografitë e publikuara në medie, ku shihen shumë

Tekst me titull të gabuar

на 15. 03. 2016 | | mk

[Recension: VIKTIMA E PARË NGA VËRSHIMET NË SERBI – U mbytë një burrë në Gjakovë]

Artikulli që e analizojmë ka titull të gabuar. Në të thuhet se viktima e parë e vërshimeve në Serbi ka qenë një burrë nga Gjakova, ndërsa, në fakt, qyteti i Gjakovës nuk gjendet në Serbi, por në një shtet tjetër – Kosovë. Linku deri te artikulli origjinal: VIKTIMA E PARË NGA VËRSHIMET NË SERBI – U mbytë një burrë në Gjakovë Data dhe koha e publikimit: 07.03.2016 Data e recensionit: 11.03.2016 Recensues: Simona Atanasova

GJAKOVA ËSHTË KOMUNË NË KOSOVË

Edhe pse titulli është i gabuar, më poshtë në tekst qëndron ashtu siç duhet, se viktima e parë në është nga Kosova, nga fshati Doll në

Qortoje Spasovskin, lavdëroje Jankulloskën!

на 9. 03. 2016 | | mk

[Kurir: Spasovski nuk ka kapacitet të ballafaqohet me protestat në Butel]

Tekst komentues, i njëanshëm dhe politikisht i anshëm (që është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është linkuar si duhet), që shërben për ta kritikuar ashpër ministrën për punë të brendshme Oliver Spasovski (nga radhët e LSDM-së), e njëkohësisht për ta mbështetur fuqishëm ish-ministreshën Gordana Jankullovska (nga VMRO-DPMNE-ja). Artikull që i ngjan komunikatës partiake. Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski nuk ka kapacitet të ballafaqohet me protestat në Butel Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016, 23:09 Data e recensionit: 06.03.2016 Recensuese: Simona Atanasova

AKUZA PAUSHALLE

Теksti pa bazë e sulmon Spasovskin se nuk ka kapacitet ta kryejë punën gjatë protestave dhe bën paralele me punën e Jankullovskës gjatë

Abonohuni për lajmet më të reja