verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Стојан Синадинов

Fundi i artit të filmit dhe kritiku i fundit

на 26. 12. 2016 | | mk
Duke e parafrazuar politikologun amerikan – futurologun Frensis Fukojama (“Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”), a mund të dalim me përfundim se komercializimi dhe (interneti) digjitalizimi solli deri në “vdekjen” e filmit si vepër arti dhe “çlirimin” e tij si një prodhim enkas tregtarë? Në një gjendje të tillë, ku është pozita e kritikut? Shkruan: Stojan Sinadinov A keni lexuar kohëve të fundit ndonjë kritik filmi dhe pse jo? Kjo pyetje paragjykuese është shumë lehtë e parashikueshme. Kritika e filmit në mediumet vendore aktualisht është një dukuri shumë e rrallë. Kritika e filmit deri diku e rregullt në mediat e shtypura është e pranishme vetëm në një gazetë, kurse revista e specializuar për filma del vetëm njëherë në vit.

Recension: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave

на 11. 09. 2014 | | mk
A ka mundësi që ndonjë lajm të jetë aq shumë reklamues, sa që mund t’i pengojë edhe atij që glorifikohet? Ndoshta ky është një rast i tillë: kafe-restorani i ri është bërë shumë i popullarizuar, sa që duket sikur është i parëndësishëm edhe fakti që emri i tij është shkruar gabimisht. Termi freng “déjà vu” shkruhet si “dezha vu” (tashmë e parë). Përveç nëse nuk bëhet fjalë për gabim të qëllimshëm, gjegjësisht për lojë me fjalë. Mirëpo, në tekst nuk ka fotografi nga logoja e restoranit, që të konstatohet gabimi eventual. Linku deri te artikulli origjinal: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave Data dhe koha e publikimit: 30.08.2014 Data e recensionit: 02.09.2014 Recensues: Stojan Sinadinov Nuk

Recension: Hajdutë të maskuar e morën qarkullimin ditor nga nastroja “Sport Life”, në Gj. Petrov

на 29. 08. 2014 | | mk
Kush shpejton – ai edhe gabon. Por, kush nuk i përmirëson gabimet nga shpejtimi, e dezinformon publikun. Ky “barazim” ndonjëherë çon në situata komike, kështu që titulli dhe nëntitulli thonë një gjë, e më poshtë në tekst ka informata të tjera. E bëhet fjalë për tekst me “gjithsej” dy fjali. Linku deri te artikulli origjinal: Hajdutë të maskuar e morën qarkullimin ditor nga nastroja “Sport Life”, në Gj. Petrov Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014 Data e recensionit: 27.08.2014 Recensues: Stojan Sinadinov Me të vërtetë, cila është e vërteta në këtë tekst? Fillimisht, në titull dhe nëntitull në mënyrë kategorike thuhet se është vjedhur qarkullimi ditor i një bastoreje: “De persona të maskuar dhe të armatosur nga i punësuari në

Recension: Ratko Mladiqi dhunohet në burg!?

на 28. 08. 2014 | | mk
Zoti e mallkoftë kush i përdori për herë të parë termet “kuptojmë”, “nga burime të sigurta”, transmeton”… Historia e gazetarisë me siguri mund të gjejë këtë, mirëpo për këtë do të shkruajmë në ndonjë rast tjetër dhe në rubrikë tjetër. “Larja e duarve” nga vërtetësia e informatave, ose diçka si Ponti Pilat në kohën e fshatit global (komunikues) e ka fjalën magjike “transmeton”. Dhe ja, ne jemi të pastër, e nëse nuk u besoni informatave, shihni te ata prej të cilëve e transmetojmë lajmin. Lehtë vërtetohet se burimi, më së paku thënë, është diskutabil… Linku deri te artikulli origjinal: Ratko Mladiqi dhunohet në burg!? Data dhe koha e publikimit: 19.08.2014 Data e recensionit: 21.08.2014 Recensues: Stojan Sinadinov Faktet e këtij

Recension: Shok për fansat: Tara Reid duket shumë keq!

на 21. 08. 2014 | | mk
Sa duhet një artiste yll të dobësohet, të trashet, të plaket ose të ketë pamje të lënë pasdore, që t’u tregohet lexuesve se duke shumë keq? Aq më tepër, nëse po ajo aktore vet i vendos fotografitë në rrjetet sociale, prej ku e marrin të drejtën mediat që të gjykojnë se në to ajo duket shumë keq ose e padenjë për imazhin e dëshiruar? Gjithsesi, me atë gjykim edhe të ftohen lexuesit që ta klikojnë lajmin… Linku deri te artikulli origjinal: Shok për fansat: Tara Reid duket shumë keq! Data dhe koha e publikimit: 16.08.2014 Data e recensionit: 17.08.2014 Recensues: Stojan Sinadinov Zakonisht thuhet se faktet janë gjë e shenjtë. Por, kush mund ta marrë rolin e “shenjëtorit” më të

Recension: Kujdes: Edhe në tre kompani të tjera është gjetur listeria?

на 15. 08. 2014 | | mk
Dëshira për ekskluzivitet është ngushtë e lidhur me spekulimin. Ashtu edhe në këtë rast, shkrimi i një medieje për gjoja përhapjen e kompanive të dyshimta për përpunimin e mishit, te të cilat është gjetur bakterja e rrezikshme “listeria”, është tërheqëse për t’i transmetuar. Pasi lajmi me pretendime senzacionaliste i demantua nga institucionet kompetente, media që e lansoi atë e tërhoqi atë, duke e pranuar në mënyrë të heshtur gabimin. Mirëpo, pretendimet e saj mbeten te mediat tjera.
Linku deri te artikulli origjinal: Kujdes: Edhe në tre kompani të tjera është gjetur listeria? Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014 Data e recensionit: 12.08.2014 Recensues: Stojan Sinadinov Teksti nuk bazohet në fakte, por në supozime. Madje edhe në brendi të tekstit thuhet

Recension: Bakraçeski i shan mediat, e vet ka qenë për uikend në Greqi

на 12. 08. 2014 | | mk
Kah mesi i viteve të tetëdhjeta në ish-Jugosllavi, rrethanat ekonomiko-politike në filluan të përkeqësohen. Udhëheqësia kolektive e “gardës së vjetër” nuk i pranonte lajmet e këqija. Një anekdotë thotë se kur në ndonjë mbledhje të kreut shtetëror janë prezantuar analizat dhe vlerësimet e agjencive dhe mediave të huaja për gjendjen në RSFJ, dikush nga udhëheqësit ka pyetur se e kujt është ajo analizë. “E Rojtersit””. “Ndaleni atë Rojtersin”, ka thënë udhëheqësi anonim i këtij “menaxhmenti epokal të krizës”. Këtë anekdotë na e përkujtoi këto ditë kryetari i Ohrit, Bakraçeski. Qyteti nën menaxhimin e tij është OK, vetëm se mediat nuk bëjnë. Linku deri te artikulli origjinal: Bakraçeski i shan mediat, e vet ka qenë për uikend në Greqi

Abonohuni për lajmet më të reja