verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Светлана Јовановска

Recension: Hani lirisht: zbulohen 10 gënjeshtrat më të mëdha nutricioniste!

на 13. 12. 2013 | | mk
Teksti i nënshkruar vetëm me emrin Emilija nuk meriton të gjejë vend në zhanrin gazetaresk. Në të nuk ka tekst, por vetëm renditje të disa produkteve ushqimore për të cilat autorja thotë se e di se a janë të mira ose të këqija për organizmin. Në këtë tekst, ose mund t’i besoni autores ose thjesht ta mbyllni ueb-faqen dhe ta lini në harresë. Ai nuk zbulon asgjë të rreth mënyrës së të ushqyerit tuaj dhe, edhe përkundër pretendimit se i di fshehtësitë e ushqimit të shëndetshëm, nuk do t’ju këshillojë si duhet. “Gënjeshtra numër 3: Yndyrnat me prejardhje nga kafshët janë jo të shëndetshme! Hulumtimet kanë treguar se ato janë plotësisht të shëndetshme.” Po, çdokush prej nesh ka lexuar

Recension: Kush është ajo Dunja Mijatoviq?

на 7. 11. 2013 | | mk, en
Teksti “Kush është ajo Dunja Mijatoviq?”, para së gjithash fillon me titull ofendues, me të cilin, ky tekst përpiqet ta paraqesë përfaqësuesen e OSBE-së për media, Dunja Mijatoviq, si një personalitet i parëndësishëm që përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe që pa asnjë nevojë e komenton lirinë e mediave. Sipas tekstit, Mijatoviqi është personalitet i panjohur në Britaninë e Madhe edhe përkundër asaj se në këtë vend është duke u krijuar një organ i ri rregullator për mediat e shtypura, që është kërcënim për lirinë e mediave. “Dy gazetat e njohura britanike aspak nuk kanë dëgjuar, e as që janë interesuar për deklaratat dhe funksionin e përfaqësueses së OSBE-së  për lirinë e mediave” Në fillim, patjetër  duhet

Recension: Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut

на 28. 10. 2013 | | mk
Vetëvrasja për të cilën bëhet fjalë në tekst ka ndodhur në Indi, por fakti se ky vend është larg nuk e zvogëlon përgjegjësinë që për këtë rast të raportohet me kujdes të madh. Kujdesi në rastet e vetëvrasjeve duhet të jetë rregull e artë për shkak se ka rrezik për imitimin e aktit. Në këtë rast, që në titull “Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut” tregohet një papërgjegjësi, kur kihet parasysh numri i madh i tinejxherëve që e përdorin Facebook-un. Rreziku që ndërlidhet me rolin e mediave sa i përket vetëvrasjeve është se ato mund të jenë një lloj “lehtësuesi” për personat, gjegjësisht të rinjtë dhe personat më të ndijshëm në aspekt mental, që edhe më parë kanë menduar t’i japin

Recension: HOLANDË: Pedofilët kërkojnë legalizim të seksit me fëmijë prej moshës 12 vjeçare

на 10. 10. 2013 | | mk
Holanda është shtet ku do të lejohet pedofilia! Ky është një përfundim te i cili do të arrijë lexuesi i painformuar nga teksti që është publikuar në protalin “Telegraf”, titulli i të cilit thotë se në Holandë ka një parti që angazhohet për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë prej moshës 12 vjeçare, si dhe mundësinë që ata të përdorin droga të lehta dhe të rënda. “Në Holandë, grupi ‘Martjin’, i cili në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka vepruar edhe si parti e regjistruar politike, ka luftuar për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, si dhe të mund të shfrytëzojnë droga të lehta dhe të rënda.” Ky nëntitull është shokues me qëllim që Holandën ta paraqesë

Abonohuni për lajmet më të reja