verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Tekst njollosës dhe nxitës

на 2. 06. 2016 | | mk

[Recension: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas]

Para nesh kemi një konstruksion të përgatitur me qëllim spinues, që si cak e një përfaqësues të strukturave udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare. Njëkohësisht, ky publikim tendencioz dhe manipulues, i cili ka elemente të mosdurimit, madje edhe të animozitetit ndaj socialdemokratit Edmon Ademi, e shqetëson publikun duke e frikësuar me gjoja skenar ukrainas. Linku deri te artikulli origjinal: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas Data dhe koha e publikimit: 29.05.2016, 11:24 Data e recensionit: 31.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

SPINIM ME PUBLIKIME TË VJETRA NË FACEBOOK

Artikulli nuk i ka elementet e nevojshme të një produkti korrekt gazetaresk – vërtetësinë, përmbajtësinë, objektivitetin. Nga statuset e vjetra në “Facebook”

Muhabeti i kafenesë dhe teksti gazetaresk, nuk është njësoj

на 30. 05. 2016 | | mk

[Recension: SEKS SKANDAL NË BURGUN E “SHUTKËS” – TË PËRZIER DREJTORËT!]

Ky artikull është mjaft i dobët, me shumë pohime tendencioze dhe të pambështetura. Aq shumë spekulime në një vend, vështirë mund të gjenden në një artikull, ai më tepër i ngajn muhabetit të kafenesë. Linku deri te artikulli origjinal: SEKS SKANDAL NË BURGUN E “SHUTKËS” – TË PËRZIER DREJTORËT! Data dhe koha e publikimit: 25.05.2016 Data e recensionit: 27.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

DISKREDITIM

I gjithë teksti është spekulim, prej fillimit deri në fund. Në gazetari, gjithsesi se janë të lejuara edhe spekulimet, mirëpo ato gjithashtu duhet të jenë të mbështetura ma burimeve valide dhe me argumentin. Artikulli si burim e thekson një medie tjetër (Centarnews), mirëpo nuk është vendosur

Ka për “Revolucionin mercenar”, e nuk ka për “Revolucionin laraman”

на 30. 05. 2016 | | mk

[Recension: Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO)]

Spekulime, teza të paargumentuara, devalvim, shpifje… E gjithë kjo ekziston në këtë tekst që është përgatitur në mënyrë tepër joprofesionale, pa asnjë element të nevojshëm për produkt korrekt dhe të besueshëm gazetaresk. Artikulli nuk ka burime precize të informatave, nuk ka argumentim, nuk ka palë të dytë, mirëpo ka shumë akuza paushalle dhe komente. Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 24.05.2016, 20:40 Data e recensionit: 26.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

TITULLI PËRGJITHËSON

Të fillojmë me radhë. Publikimi është kornizuar me titull që përgjithëson: “Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO)”

Titulli e mashtron publikun

на 26. 05. 2016 | | mk

[Recension: Matura e mallkuar 2016: Pas nxënëses vdes edhe profesori gjatë festimit]

Në periudhën kur janë duke u zhvilluar festimet e maturës, titulli i këtillë shumë lehtë tërheq vëmendje, veçanërisht nëse raporton për raste të vdekjes ose për tragjedi. Publikimi që e recensojmë në konstruksionin e titulli qëllimisht nuk tregon se ku ka ndodhur tragjedia dhe e mashtron publikun se bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në Maqedoni. Edhe pse, në fakt, bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në Bosnje. Është e qartë se ideja është të mblidhen sa më tepër klikime dhe shpërndarje në rrjetet sociale. Qasja e këtillë është krejtësisht joporofesionale dhe është në kundërshtim me parimet e gazetarisë së drejtë еtike. Linku deri te artikulli

Tekst i qëlluar nga asteroidi

на 20. 05. 2016 | | mk

[Recension: Një asteroid do të na qëllojë më 16 maj, ndërsa lufta botërore do të fillojë në qershor]

Teksti shkakton habi dhe reagime të tipit: “çka nuk ka në medie”! E fakti që në këtë moment jeni duke e lexuar këtë recension, do të thotë se jeni në mesinë a fatlumëve që e kanë mbijetuar rënien e asteroidit! Linku deri te artikulli origjinal: Një asteroid do të na qëllojë më 16 maj, ndërsa lufta botërore do të fillojë në qershor Data dhe koha e publikimit: 14.05.2016, 13:06 Data e recensionit: 17.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

JURISTI PERUAN DHE ASTRONOMIA

Ky artikull është shkruar dhe është plasuar në mënyrë senzacionaliste, dhe që në titull na njofton se sigurisht do të na qëllojë

I ngjyrosur me ngjyrën e partisë në pushtet

на 19. 05. 2016 | | mk

[Recension: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur”]

Gazetaria nuk pranon informata paushalle dhe gjysmake. Artikujt, përveç elementeve që duhet t’i kenë në kuptim të zanatit, duhet të jenë edhe të vërtetë, përmbajtësor dhe objektivë. Në tekstin që e recensojmë mungon pala e dytë, ai në mënyrë selektive i paraqet gjërat, duke i potencuar gjatë kësaj vetëm ato që janë në të njëjtën vijë me partinë në pushtet. E qasja e këtillë e bën këtë artikull jokredibil dhe joprofesional. Linku deri te artikulli origjinal: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur” Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016, 18:43 Data e recensionit: 16.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

KA PËR KUNDËR-NJYROSJEN – NUK KA PËR NGJYROSJEN

Rinia

Ekskluzive: Lajm i pasaktë dhe i paverifikuar

на 11. 05. 2016 | | mk

[Recension: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina]

Ky “tekst” është shembull klasik se si nuk duhet të duket një artikull profesional. Në dy fjali ka aq shumë spekulime, pohime të pakonfirmuara, teza të paargumentuara, të pavërteta, plus gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, që e bën këtë përmbajtje jokualitative dhe jashtë të gjitha rregullave gazetareske. Mund të kalojë vetëm si muhabet kafeneje. Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina Data dhe koha e publikimit: 09.05. 2016 Data e recensionit: 11.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

MUHABET KAFENEJE

E pavërteta e parë e “tekstit”, se

Prej kur lartësia e rrogës është informatë publike

на 6. 05. 2016 | | mk

[Recension: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO)]

  Теkst ofron disa numra për lartësinë e rrogës së artistëve që protestuan para Ministrisë për Kulturë, të pakënaqur që ky institucion tregon qëndrim injorues ndaj sindikatave të pavarura të Republikës së Maqedonisë. Artikulli spinon, i lidh artistët me LSDM-në dhe thotë se kanë protestuar për rroga më të larta, që nuk është e vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: E akuzojnë qeverinë për torturë, ndërsa marrin rroga dyfish më të larta (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 26.04.2016, 12:44 Data e recensionit: 28.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev  

PËRMBAJTJE ME NGJYRIM POLITIK

Edhe pse spinon për shkaqet e protestës, teksti harron se lartësia e rrogls është

Mediet nuk shërbejnë për nënçmimin e kolegëve

на 4. 05. 2016 | | mk
[Recension: Gazetarët e Kanal 5 vrap pas pasaportave bullgare, anija fundoset, ndërsa minjtë shpëtojnë!] Теkst me fjalor të pahijshëm, me spekulim, të pavërteta… Edhe pse ka vetëm një fjali, shihet qëllimi që me të të nënçmohet gazetarja e një medieje tjetër. Me këtë rast, i gjithë teskti vendoset në konotacion politik, pa nevojë, dhe që është edhe më e rëndësishme – pa argumentim për këtë, gjegjësisht pa bër përpjekje për ta kuptuar se mos ndoshta gazetarja ka qenë në detyrë. Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët e Kanal 5 vrap pas pasaportave bullgare, anija fundoset, ndërsa minjtë shpëtojnë! Data dhe koha e publikimit: 28.04.2016 Data e recensionit: 01.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev Теksti është bëërë në bazë të një fotografie që

Senduiçi nga Edinburgu është “fotografuar” në tubimin LQBM-së!

на 25. 04. 2016 | | mk

[Recension: Kundërprotestuesit të pakënaqur nga senduiçet që janë ndajtur sot në tubimin e LQMB-së]

Kur një tekst përhap informata të pavërteta, kjo nuk ka të bëjë fare me gazetarinë. I tillë është edhe ky artikull. Duke shfrytëzuar një status në Facebook, është bërë një lajm, pa e konfirmuar ose pa e verifikuar atë. E gjithë kjo është plotësuar edhe me koment dhe është fituar “qulli” që jemi duke e recensuar. Linku deri te artikulli origjinal: Kundërprotestuesit të pakënaqur nga senduiçet që janë ndajtur sot në tubimin e LQMB-së Data dhe koha e publikimit: 21.04.2016 Data e recensionit: 25.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

LAJM I PASAKTË

Fotografia dhe statusi janë marrë nga Facebook-u dhe prej tyre është bërë një informatë që ka

Abonohuni për lajmet më të reja