verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Titulli duhet të përputhet me tekstin, e jo të qëndrojë pezull

на 22. 04. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) Politikanët maqedonas në panik i nxjerrin paratë dhe arin jashtë vendit!?]

Теksti në fakt nuk do të tërhiqte vëmendje të madhe, sikur të mos ishte titulli. Artikulli me të vërtetë është i njëanshëm, për shkak se vetëm janë përkthyer informatat nga portalet serbe, pa u dhënë atyre “vlerë të shtuar”. Mirëpo, ajo që, megjithatë e bën atë të përshtatshëm për recension është jovërtetësia ose argumentimi i pamjaftueshëm për ta vërtetuar titullin. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Politikanët maqedonas në panik i nxjerrin paratë dhe arin jashtë vendit!? Data dhe koha e publikimit: 18.04.2016 Data e recensionit: 22.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

PROBLEM KRYESOR KONSTRUKSIONI I TITULLIT

Artikulli është marrë nga ndonjë portal serb, të cilët dolën me informatë

Raportim joetik

на 13. 04. 2016 | | mk

[Recension: Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles]

Përkundër rekomandimeve për raportim еtik që sugjerojnë se duhet të vlerësohet mirë sa e duhet fare të raportohet për ndonjë vetëvrasje, veçanërisht nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë person publik, praktika te ne e dëshmon të kundërtën: sa më shpejtë që është e mundur publikohen informata të tilla edhe atë në mënyrë krejtësisht të gabuar. I tillë është shembulli me këtë publikim, të shkruar në mënyrë senzacionaliste, i cili që në fillim njofton se “Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles”. Mirëpo, në tekst nuk konfirmohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Linku deri te artikulli origjinal: Një burrë tridhjetëvjeçer hidhet nga ndërtesa në Veles Data dhe koha e publikimit: 09.04.2016,

Informimi për zgjedhjet është akt serioz

на 11. 04. 2016 | | mk
[Recension: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor] Duhet të hapen katër sy kur raportohet, veçanërisht për çështje të rëndësishme dhe delikate në skenën politike të Maqedonisë, bile edhe atëherë kur bëhet fjalë për medie që i dedikohet bashkësisë maqedonase në Australi. Nuk është për t’u anashkaluar fakti se diaspora ka të drejtë vote dhe lajmet për zgjedhjt janë shumë të rëndësishme për ta dhe për informimin e tyre. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25 Data e recensionit: 08.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

INFORMATË E GABUAR

Menjëherë duhet të themi se titulli

Gazetaria nuk është muhabet kafeneje!

на 5. 04. 2016 | | mk
[VIDEO: Ja pse Zaevi është frikësuar nga Bekir Asani] I gjithë teksti bazohet në spekulim, ose edhe më keq, i gjithë artikulli është si muhabet kafeneje i bazuar në shtrembërim të një deklarate. Aq shumë momente të pavërteta, që nuk mund të dëshmohen, në një tekst të shkurtër, vështirë se mund të gjenden. Mirëpo, ja ndodhin edhe çudira dhe ky tekst, nëse mund të quhet ashtu, është pikërisht i tillë – jopërmbajtësor, joobjektiv, jo i vërtetë… Nuk ka shenja të produktit profesional gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse Zaevi është frikësuar nga Bekir Asani Data dhe koha e publikimit: 01.04.2016, 16:35 Data e recensionit: 05.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

SPEKULIME NË VEND TË DËSHMIVE

“A do të dalë inçizim

Paniku në kulminacion: radhiten publikimet propaganduese

на 1. 04. 2016 | | mk

[Recension: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës]

Теksti është spekulim klasik. Motivi kryesor është të degradohen dhe të sulmohen lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva. E gjithë kjo bëhet pa argumente dhe pa fakte, me teza të paverifikuara, për të cilat nuk mund të thuhet me siguri se janë të vërteta. Linku deri te artikulli origjinal: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 08:08 Data e recensionit: 31.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

ANKETA VIRTUALE DHE DËSHPËRIME

Zoran Zaevi i ka pranuar anketat e reja të cilat kanë treguar se ka rritje të dallimit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Pamflet politik për njollosjen e Vanhatues

на 31. 03. 2016 | | mk

[Recension: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute]

Nga aeroplani shihet se qëllimi i vërtetë i tekstit që e recensojmë është të njolloset eksperti Van Haute, që nga ana tjetër, është në vijë me qëndrimet dhe veprimet e partisë në pushtet kur bëhet fjalë për negociatorin belg. Anshmëria politike e këtij publikimi tendencioz është i dukshëm nga konstruksioni i titullit, e deri te rreshti i fundit. Мateriali më shumë i ngjan pamfletit politik se sa produktit gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016, 18:16 Data e recensionit: 29.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

AKUZA TË PAKONFIRMUARA

Në artikull nuk ka dëshmi të vërtetë se Zyra e BE-së në

Merr statusin në “Facebook” dhe bën tekst!

на 25. 03. 2016 | | mk

[Recension: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar]

Ky është një shembull se si nuk duhet të një tekst. Menjëherë bie në sy se ka mbisunduar qëllimi që të sulmohet prokurorja speciale Katica Janeva. Materiali nuk i ka elementet e nevojshme që duhet t’i ketë çdo artikull gazetaresk me angazhim të mirëfilltë. Nuk ka deklarata, nuk është objektiv dhe asppak nuk është përmbajtësor. Nga statusi në”Facebook” nuk mund të ndërtohet një storje gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 13:07

Përçartje “gazetareske” pa fakte, burime dhe stil

на 23. 03. 2016 | | mk
[Vazhdon destruksioni, LSDM-ja e lëshon KSHZ, rezultatet nga verifikimi janë katër herë më të vogla se sa ajo që e thonin] Ky është tekst ku është ofruar një storje e cila nuk është mbështetur me asgjë. Nuk janë theksuar burime relevante, ka titull krejtësisht të papranueshëm, ndrësa e gjithë përmbajtja i ngjan konstruksionit politik. Artikulli është përpiluar me informata paushalle, të paverifikuara, me ç’rast si rezultat është fituar një tregim tendencioz. Linku deri te artikulli origjinal: Vazhdon destruksioni, LSDM-ja e lëshon KSHZ, rezultatet nga verifikimi janë katër herë më të vogla se sa ajo që e thonin Koha e publikimit: 18.03.2016, 23:55 Data e recensionit: 21.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev E para që bie në sy kur lexohet ky tekst, është

Statusi në Facebook dhe lajmi nuk janë njësoj

на 18. 03. 2016 | | mk

[Recension: Stefani ka pasur dashnor, i kanë ndarë për shkak të fesë]

Në këtë material “Facebook”-u përdoret si burim, edhe pse në gazetari kjo nuk duhet të jetë kështu. Rrjetet socile mund të jenë tregues për ndonjë lloj sjelljeje, mirëpo assesi ato nuk bën të shfrytëzohen si burim relevant për një artikull gazetaresk. “Teksti” para nesh është i tillë, bazohet vetëm në statuse në Facebook, prandaj edhe është subjekt i këtij recensioni. Linku deri te artikulli origjinal: Stefani ka pasur dashnor, i kanë ndarë për shkak të fesë Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 15:32 Data e recensionit: 15.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

PUBLIKIM JOKORREKT

Gazetaria profesionale bazohet në fakte, burime të besueshme dhe e paraqet fotografinë nga të gjitha anët.

Dëshira e flaktë që të shkojë Vanhaute

на 16. 03. 2016 | | mk

[ZYRTARE: Nuk do të ketë negociata për mediet, Vanhaute largohet nga Maqedonia]

Nuk nevojitet mençuri e madhe që të vërehet qëllimi i vërtetë i tekstit që e recensojmë: të njolloset personaliteti dhe vepra e lehtësuesit, Piter Vanhaute, që përputhet me qëndrimet dhe veprimet e partisë në pushtet kur bëhet fjalë për negociatorin belg. Nën trysninë e “emocioneve”, artikulli bën lëshime esenciale, që janë të palejueshme në gazetari. Ato rezultojnë me artikull të paverifikuar, jopërmbajtësor, të pavërtetë dhe joobjektiv. Linku deri te artikulli origjinal: ZYRTARE: Nuk do të ketë negociata për mediet, Vanhaute largohet nga Maqedonia Data dhe koha e publikimit: 10.3.2016, 12:15 Data e recensionit: 14.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

KUSH E KA KONFIRMUAR SE VANHAUTE LARGOHET NGA MAQEDONIA?

Mirëpo, të

Abonohuni për lajmet më të reja