verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Dy sekonda për spin!

на 14. 03. 2016 | | mk

[Recension: Spasovski manipulon si Zaevi: Për të thyerja e kryqit nuk është prishje e rendit dhe qetësisë publike]

Ky tekst është konstruksion klasik spinues, i krijuar për ta njollosur ministrin teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Për këtë qëllim janë shfrytëzuar vetëm dy sekonda nga përgjigja e Spasovskit në pyetjen e gazetarit, në lidhje me ngjarjet e tensionuara në Butel (të cilat ndodhën pas vendosjes së gurthemelit të kryqit 55-metërsh, kur për pak do të kishte përleshje ndërmjet dy grupeve të qytetarëve), me ç’rast krejtësisht zhvendoset konteksti i deklaratës së tij. Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski manipulon si Zaevi: Për të thyerja e kryqit nuk është prishje e rendit dhe qetësisë publike Data dhe koha e publikimit: 6.03.2016,

Stereotip në 15 fjali

на 10. 03. 2016 | | mk
[Recension: Një holandeze i përshkruajti maqedonasit me 15 fjali!] Ky tekst është një stereotip klasik. Artikulli plason (dez)informatë se një holandeze, gjoja, në blogun e saj ka postuar 5 gjërat më të çuditshme për maqedonasit. Mirëpo, me këtë rast nuk e përmend emrin e holandezes, e as nuk e përmend blogun (nuk ka link) në të cilin, gjoja, ajo e paska përshkruar përvojën nga qëndrimi i saj në Maqedoni. Kështu, vështirë mund të besohet se ky publikim mediatik është i vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: Një holandeze i përshkruajti maqedonasit me 15 fjali! Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016, 11:34 Data e recensionit: 07.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

QILIMA ÇDOKUND!

Stereotipet, në fakt, janë mendime të thjeshtësuara, të përgjithësuara pa

Теksti “aktron” edhe ekspert edhe interpretues edhe të gjithëdijshëm

на 7. 03. 2016 | | mk

[Recension: RRETH 90.000 SHQIPTARË JANË SHPËRNGULUR, MIRËPO NUK JANË PARAQITUR NË MPB?]

Теksti që e recensojmë është shumë spekulativ. Për të ofruar ndjenjë të vërtetësisë, ai duhet të respektojë disa elemente gazetareske të cilat këtu mungojnë. Artikulli nuk ofron fakte të sakta dhe të verifikuara, nuk ka argumentim të qëndrueshëm dhe nuk i definon konkretisht burimet  informatave, por përdor formulim jopreciz “kuptojmë jozyrtarisht nga burime në KSHZ”, i cili nuk tregon asgjë. Për shkak se në këtë daipazon të “informatorëve”, shikuar hipotetikisht, mund të gjendet cilido i punësuar në KSHZ, madje edhe ata që nuk është e thënë të kenë lidhje me punën profesionale të këtij institucioni. Linku deri te artikulli origjinal: RRETH 90.000 SHQIPTARË JANË SHPËRNGULUR, MIRËPO NUK

“Turp” i madh për konstruksionin e madh

на 2. 03. 2016 | | mk
 

[Recension: TURP: Nënkryetarja e mëparshme e KBM-së nuk e dënoi sulmin ndaj Todor Petrovit]

Tekst tendencioz dhe i njëanshëm që ka për qëllim ta diskreditojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Kjo (dez)informatë e shkurtër me vetëm tre fjali është marrë nga një portal tjetër, mirëpo pa e vënë linkun përkatës. Linku deri te artikulli origjinal: TURP: Nënkryetarja e mëparshme e KBM-së nuk e dënoi sulmin ndaj Todor Petrovit Data dhe koha e publikimit: 28.02.2016, 14:54 Data e recensionit: 01.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

VETËM PËR TA NJOLLOSUR REMENSKIN

Në këtë publikim thuhet se Remenski ka qenë nënkryetare e Kongresit botëror maqedonas (KBM), mirëpo për këtë nuk ofron asnjë dëshmi. Ndoshta ajo me të vërtetë ka qenë në

Gazetarët nuk guxojnë të punojnë sipas direktivave

на 1. 03. 2016 | | mk

[Recension: Njeriu i parë i KSHZ-së punon sipas direktivave]

Kronika i ka harruar rregullat kryesore të gazetarisë. Ajo është e inspiruar nga fjalimi i anëtarit më të spikatur të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimoskit, dhe menjëherë pasi Dimovsi mbajti konferencë për shtyp, në të cilën i bëri thirrje KSHZ-së të mbajë mbledhje të hapur, filluan akuzat ndaj kryetarit të KSHZ-së. “Tre ditë pas thirrjes së VMRO-DPMNE-së që të mbajnë mbledhje pulike në të cilën do të marrin pjesë nga dy anëtarë të katër partive politike që të konstatojnë se ku janë problemet me pastrimin e listës zgjedhore, njeriu i parë i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski njoftoi me shkrim se janë duke bërë komletim kadrovik të ekipit.” Artikulli harron se Komisioni shtetëror zgjedhor është

Pse gjithë ky shqetësim kur LSDM-ja është “humbës i sigurt”?!

на 26. 02. 2016 | | mk

[Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato]

Теksti është shkruar me qëllim të vetëm që të nënçmohet lideri i LSDM-së. Në fakt, ky është “ligj” për artikujt që vendosen në mbrojtje të partisë në pushtet, duke mos mbajtur llogari për standardet etike dhe profesionale. Përmbajtjet e këtilla janë të anshme “deri në qiell”, ndërsa për palën e dytë – rregullën e artë të këtij profesioni – sikur edhe nuk kanë dëgjuar fare. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016, 12:31 Data e recensionit: 24.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

Publikim jobindës

на 24. 02. 2016 | | mk

[Recension: Zaevit dhe Shekerinskës nuk iu pëlqyen skeçet për LSDM-në, prandaj u larguan nga “Mollëkuqja”]

Këtij teksti vështirë se mund t’i besohet. Në të nuk ka video që mund t’i bidnë lexuesit se Zaevi dhe Shekerinska me të vërtetë janë larguar nga manifestimi “Mollëkuqja e artë e popullaritetit”, siç thuhet në titullin e këtij teksti. As që ofrohen dëshmi të forta për atë se këtë e kanë bërë në mënyrë demonstrative, për shkak se, gjoja, nuk u paskan pëlqyer skeçet e Sashko Kocevit. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevit dhe Shekerinskës nuk iu pëlqyen skeçet për LSDM-në, prandaj u larguan nga “Mollëkuqja” Data dhe  koha e publikimit: 19.02.2016, 14:23 Data e recensionit: 22.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

KËTU DIÇKA NUK SHKON

Shtatë minuta të spinuara në 22 sekonda

на 24. 02. 2016 | | mk

[Recension: SKANDAL: Zaevi kërkon lirim nga paraburgimi për terroristët nga Lagja e trimave]

Bëhet fjalë për një spin të madh në bazë të të cilit pastaj është përpiluar i gjithë teksti. Ky është një shembull se si nuk duhet të duket një artikull gazetaresk. Prej një deklarate të lideri të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila nuk është transmetuar në tërësi, bëhet konstruksion që nuk ka lidhje me të vërtetën. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Zaevi kërkon lirim nga paraburgimi për terroristët nga Lagja e trimave Data dhe koha e publikimit: 16.02.2016, 14:38 Data e recensionit: 17.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

DEKLARATË E COPËTUAR

Fakti që teksti është i gjatë dhe ka fotografi, aspak nuk do të thotë se bëhet fjalë

Nxitja parazgjedhore e patriotizmit

на 17. 02. 2016 | | mk

[Recension: Katica Janeva nëpërmjet Spasovskit nga LSDM-ja e arrestoi kryetarin e vetëm maqedonas në Shqipëri]

Teksti është jopërmbajtësor, joobjektiv dhe senzacionialist. Me spin dëshirohet të tregohet njëfarë sjellje antimaqedonase dhe antishtetërore e LSDM-së dhe e Prokurorisë speciale publike (PSP). Bëhet fjalë për spekulim të pastër në interes të nxitjes së patriotizmit te votuesit në prag të zgjedhjeve. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva nëpërmjet Spasovskit nga LSDM-ja e arrestoi kryetarin e vetëm maqedonas në Shqipëri Data dhe koha e publikimit: 12.02.2016, 14:10 Data e recensionit: 15.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

TË KOMPROMETOHET PSP-JA

Ky artikull është vënë në funksion të qëllimeve propaganduese dhe manipulative. Ai, absolutisht nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën dhe me normat themelore etike

Në vend të raportimit, etiketim

на 16. 02. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Kush qëndron në fakt prapa protestës së sotme të specializantëve privatë?]

Teksti që e recensojmë ka anshmëri të theksuar dhe ka për qëllim ta diskreditojë protestën e specializantëve. Ky material nuk raporton për thelbin e tubimit, por etiketon njerëz si të afërt me partinë opozitarem që, praktikisht është shkaku i vetëm që protestat të kualifikohen si “të LSDM-së”. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kush qëndron në fakt prapa protestës së sotme të specializantëve privatë? Data dhe koha e publikimit: 10.02.2016, 14:04 Data e recensionit: 12.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

MIRËPO, PSE PROTESTOJNË SPECIALIZANTËT?

Në tekst nuk ka asnjë deklaratë, as konfirmim për atë që është shkruar. Të gjitha pohimet në këtë “foto-storje” janë hedhur në mënyrë paushalle dhe

Abonohuni për lajmet më të reja