verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Numërimi i klikimeve dhe gazetaria – ka dallim!

на 8. 02. 2016 | | mk

[Spektakolare: Qiell i kuq mbi Maqedoninë – çka paralajmëron kjo dukuri?]

Ky publikim i shkruar në mënyrë senzacionaliste ka vërtetësi shumë diskutabile. Titulli provokativ paralajmëron njëfarë dukurie spektakulare, ndërsa në tekst na zbulon se deri në fund të shkurtit do të ketë temperatura të ulëta dhe dimër të fortë! Mirëpo, në përmbajtjen e lajmit nuk mund të lexohet asnjë element në të cilin do të bazohej “prognoza profesionale”: “qielli i kuq – dimër i ftoht딓! Linku deri te artikulli origjinal: Spektakolare: Qiell i kuq mbi Maqedoninë – çka paralajmëron kjo dukuri? Data dhe koha e publikimit: 3.02.2016, 09:14 Data e recensionit: 05.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

“PROGNOZA PROFESIONALE”: QIELLI I KUQ – DIMËR I FTOHTË!

Të shkojmë me radhë. Elementi bartës

ABSURD: Nga 13 institucione, e dukshme vetëm njëra!

на 5. 02. 2016 | | mk

[ABSURD: LSDM-ja kërkon që nëse nuk keni qenë te mjekut të mos mund të votoni në zgjedhje]

Ky artikull është gjysmë i vërtetë, që, përndryshe, shumë lehtë spinohet. Në rastin konkret shfrytëzohet vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhor i datës 20 janar 2016, që ka të bëjë me gërshetimin e të dhënave nga 13 institucione gjatë kontrollimit të listës zgjedhore, mirëpo këtu trajtohet vetëm një segment i tij. Aq më tepër, kjo në tekst paraqitet si kërkesë absurde e LSDM-së! Linku deri te artikulli origjinal: ABSURD: LSDM-ja kërkon që nëse nuk keni qenë te mjekut të mos mund të votoni në zgjedhje Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016,14:36 Data e recensionit: 02.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

KOMENT I NXJERRË NGA MËNGËT

Teksti

Tekst kakofonik prej fillimit deri në fund

на 26. 01. 2016 | | mk

[Recension: Kut i dyfishtë i opozitës: Në çfarë cilësie Zaevi priste shirita]

Teksti është kakofonik prej fillimit deri në fund. Kjo do të thotë se është i paharmonizuar, i ngatërruar dhe kaotik. Njëkohësisht, ai është jopërmbajtësor, jo objektiv, nuk ka deklaratë nga pala e sulmuar… Linku deri te artikulli origjinal: Kut i dyfishtë i opozitës: Në çfarë cilësie Zaevi priste shirita Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016, 21:54 Data e recensionit: 25.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

JO ZAEVI, POR ZHERNOVSKI E KA PRERË SHIRITIN

Artikulli bën krahasim ndërmjet Zaevit dhe njeriut të parë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas shkrimeve në media se ish-kryeministri akoma sillet si njeri i parë i Qeverisë. Teksti në asnjë moment nuk e problematizon sjelljen e Gruevskit,

Tekst me njëanshmëri të theksuar

на 20. 01. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi dëshiron vazhdim të agonisë – kërkon shtyrje të zgjedhjeve]

Karakteristikat kryesore të këtij teksti janë spekulimet e shumta, informatat e paverifikuara dhe një dozë e madhe e tendenciozitetit. Dhe e kundërta, vërehet mungesë e argumenteve, e pohimeve të mbështetura dhe e burimeve të besueshme. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi dëshiron vazhdim të agonisë – kërkon shtyrje të zgjedhjeve Data e publikimit: 15.01. 2016, 23:34 Data e recensionit: 18.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

PA DISTANCË POLITIKE

Vërtetësia e tekstit që e recensojmë është shumë problematike, ai nuk ofron dëshmi se pohimet e bëra janë të sakta. Burimet tona thonë se VMRO-DPMNE-ja, BDi-ja dhe PDSH-ja janë për zgjedhje në datën për të cilën është arritur marrëveshje dhe tre partitë kanë

Gazetari e papërgjegjshme

на 18. 01. 2016 | | mk

[Recension: Një shkencëtar i famshëm rus ua zbulon ilaçin më të fuqishëm natyror]

Teksti që e recensojmë “informon” se një shkencëtar rus e ka zbuluar “ilaçin më të fuqishëm natyror”. Mirëpo, në artikull nuk ka link deri te biografia e tij, ose deri te punime e tij shkencore. As që mnd të lexohet ndonjë sqarim mjekësor – ekspert, i cili do t’i bindte lexuesit se bëhet fjalë për “ilaç revolucionar”! Linku deri te artikulli origjinal:  Një shkencëtar i famshëm rus ua zbulon ilaçin më të fuqishëm natyror Data dhe koha e publikimit: 13.01.2016, 21:31 Data e recensionit: 15.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

ILAÇ REVOLUCIONAR?!

Në titullin e tekstit është theksuar se bëhet fjalë për “shkencëtar të famshëm rus”, mirëpo

Barazi ndërmjet mikut dhe mikut në Facebook

на 14. 01. 2016 | | mk

[Recension: Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin]

Ky tekst ka titull spinues: “Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin”. Prokurorja speciale publike, në fakt, është mike me Bekirin në “Facebook”, që është ndryshe. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin Data dhe koha e publikimit: 10.01.2016, 23:32 Data e recensionit: 14.01.2015 Recensues: Vllado Gjorçev

FACEBOOK-U DËSHMI KURORË!

Fakti që Katica Janeva është mik me dikë në Facebook, nuk do të thotë se është mik me atë njeri edhe në jetën private. Ajo ka mundësi që edhe fare të mos e njohë Bekirin, siç është rasti me një numër të madh të miqve në FB. Po edhe sikur ta njohë, kjo nuk

Informata të pakonfirmuara si e vërtetë e qindpërqindtë

на 12. 01. 2016 | | mk

[Recension: Hetimi për Fabrikën për afera të LSDM-së merr dimensione ndërkombëtare]

Teksti që gjendet para nesh ka titull senzacionalsit dhe në publik plason një informatë të paverifikuar. Artikulli përmban sulme tendencioze, nuk e respektin parimin e supozimit të pafajësisë dhe vetëm në bazë të supozimeve si fajtorë përmend persona konkretë me emër dhe mbiemër. Përndryshe, teksti i referohet një portali tjetër dhe kjo është theksuar në mënyrë korrekte, mirëpo nuk është vënë linku deri te media. Linku deri te artikulli origjinal: Hetimi për Fabrikën për afera të LSDM-së merr dimensione ndërkombëtare Data dhe koha e publikimit: 09.01.2016, 14:10 Data e recensionit: 11.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

AKUZA TË BËRA ME LEHTËSI

Artikulli është marrë tërësisht nga një ueb-faqe tjetër (duke e

Çfarë lidhje ka statusi në FB për Belizen me qytetarët?

на 11. 01. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Zëdhënësi i Zaevit, Shilegov, me tallje për natën e buzmit]

Ky tekst është shkruar me një qëllim të vetëm që të njolloset zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Me këtë rast, shfrytëzohet statusi i tij në Facebook dhe prej tij nxirret teza se Shilegovi për natën e buzmit është tallur me qytetarët, që nuk është e saktë. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Zëdhënësi i Zaevit, Shilegov, me tallje për natën e buzmit Data dhe koha e publikimit: 6.12. 2016, 20:27 Data e recensionit: 08.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

BARAZI NDËRMJET VMRO-DPMNE-SË DHE QYTETARËVE

Artikulli bazohet vetëm në postimin e Shilegovit në Facebook dhe prej tij bëhet konstruksion ku ai paraqitet në dritë negative. “Zëdhënësi i Zoran Zaevit edhe në

Faji i ministreshës!

на 11. 01. 2016 | | mk

[Recension: Remenski pa ndjenjë për njerëzi – nuk e vizitoi fëmijën e parë që lindi]

Ky artikull është përgatitur me qëllim që ta sulmojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Me këtë rast, promovohet teza se ajo është dashur ta vizitojë fëmijën e parë që ka lindur. Linku deri te aertikulli origjinal: Remenski pa ndjenjë për njerëzi – nuk e vizitoi fëmijën e parë që lindi Data dhe koha e publikimit: 2.01. 2016, 15:02 Data e recensionit: 04.01.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

TENDENCIOZITET DHE TON OFENDUES

Që në fillim të tekstit shihet qëllimi që ministresha për punë dhe politikë sociale të paraqitet në dritë negative. Tendencioziteti vërehet në konstruksionin e titullit, i cili ka ton ofendues. “Remenski pa ndjenjë

Fotografia duhet ta paraqesë të vërtetën e tekstit

на 18. 12. 2015 | | mk

[Recension: FOTO: Senduiçe për kundërdemonstruesit para UKdheM]

Lexuesve u është ofruar një tekst i cili gjoja prezanton fakte. Me këtë rast, pjesa më e madhe e këtij materiali të shkurtër është koment, ndërsa teza që e promovon teksti nuk mund të dëshmohet. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Senduiçe për kundërdemonstruesit para UKdheM Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015, 15:20 Data e recensionit: 15.12.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Artikulli i referohet një fotografie, e cila në rastin konkret nuk ka mundësi të jetë burim i mirë i informatës që plasohet. Është e vërtetë se në fotografi shihet një kombi, mirëpo nuk shihet se “kundërdemonstruesit marrin senduiçe”, siç thotë teksti. Menjëherë pas daljes së këtij lajmi, në rrjetet sociale kishte reagime

Abonohuni për lajmet më të reja