verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Xhenis Sulimani

Lajm i vjetruar – për të klikuar dhe hutuar

на 23. 11. 2016 | |
Lajmi që po e recensojmë raporton për një ngjarje një ditë pasi që ajo ka ndodhur. Vërtetë, kjo ngjarje ka zgjatur disa orë, mirëpo në momentin kur është plasuar në këtë portal veçmë ka kaluar një ditë që kur protesta ka mbaruar, që do të thotë se ajo nuk zgjat ende siç pretendohet ne tekst.   Linku deri te artikulli origjinal: “Protestuesit ende mbajnë të bllokuar rrugën: Ali Ahmeti s’ka

Titull tronditës, informacioni i pasaktë

на 14. 11. 2016 | |
[Recension: Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave] Opinioni shpeshherë tronditet nga titujt e portaleve të përditshme. Jo rrallëherë kërkojmë e s’e gjejmë në përmbajtje atë që është paralajmëruar në titull. Tronditjet të njëpasnjëshme të opinionit për një klikim më tepër, sjellin përfitime afatshkurtëra,  por dëm afatgjatë të kredibilitetit të profesionit të gazetarisë. Linku deri te

Publiku kërkon lajme, e jo propagandë

на 7. 11. 2016 | |
[Recension: Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për deputet?!] Dyshimet sjellin deri te e vërteta, por vetëm kur të njëjtat verifikohen. Ndodh shpesh që mediat të hedhin një dyshim në opinion, por jo për ta verifikuar dhe plasuar si lajm, por për ta çorientuar opinionin. Me veprime të tilla bëhet manipulim i vetëdijshëm me publikun dhe devalvohen vlerat profesionale gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: “Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për

Foto plot e argumente hiç

на 27. 10. 2016 | | mk
[Recension: Fillon bashkëpunimi BDI e PDSH?! Ahmeti e Thaçi të buzëqeshur (FOTO)] Vjen edhe ai moment, kur tekstin që e recenson nuk e di se prej cilës komponentë t’ia kapësh fillin, për faktin se ka shumë indikatorë dhe elemente për të recensuar. E tillë është edhe kjo përmbajtje, shumë ‘e begatë’ me mangësi profesionale, që nga titulli e deri në fund. Linku deri te artikulli origjinal: “Fillon bashkëpunimi BDI e

Pa fakte plotësuese, burimet anonime nuk janë të besueshme

на 20. 10. 2016 | | mk
[Recension: Kenan Hasip shkarkon Furkan Çakon sepse kishte orientim proshqiptar?] Burimet anonime lejohen në gazetari, por me kusht që të shpalosin informacione që janë me interes publik e deri te të cilat nuk mund të arrihet ndryshe. Ato nuk duhet të përdoren për qëllime propagandistike dhe për të çorientuar opinionin. Gazetari duhet të bëjë përpjekje, në raste kur përdor burim anonim, të vërëtetojë pohimet e tij nëpërmjet burimeve tjera dhe

Migena Gorenca: Ata që heshtin janë po aq fajtorë sa ata që veprojnë keq!

на 13. 10. 2016 | | mk
Reçetën për të mos u kthyer mbrapa në rrugëtimin e gazetarisë, përskaj sfidave të rënda dhe përballjes me padrejtësitë, kësaj here për www.verifikimiifakteve.mk e shpalos Migena Gorenca. Për momentin është kryeredaktore e kanalit të dytë televiziv në gjuhën shqipe në servisin publik TVM. Ekskluzivisht për ne flet për vështirësitë, por edhe për leksionet e nxjerra përgjatë karrierës së saj. “Kur dëgjoj diçka të gabuar, unë këmbëngul për të vënë drejtësi”,

Manipulim me titullin që ndeshet me rregullat etike

на 7. 10. 2016 | |
[Recension: Mitko Çavkov i nxori në terren njësitë speciale, po i përgatit për luftë (foto)] Lajmet që dezinformojnë apo manipulojnë janë vetëvrasje për median. Një titull bombastik që synon të bëjë sensacion, për momentin, mund të tërheqë lexues, por, paralelisht, edhe të humbë besueshmërinë ndaj medias. Linku deri te artikulli origjinal: “Mitko Çavkov i nxori në terren njësitë speciale, po i përgatit për luftë” Data dhe koha e publikimit: 30.09.2016

Profesionalizmi “shkoq”, se voajerizmi “nuk hahet”

на 28. 09. 2016 | | mk
[Recension: Reis Sulejman Rexhepi bashkë me hoxhallarët e “shkoçin” mishin] Në esencë, gazetari nuk duhet të udhëhiqet nga ‘era e mishit’. Misioni i gazetarisë është interesi i publikut, por në kuptim tjetër nga “logjika” e produksionit të përmbajtjeve në mediat rozë. Interesi i publikut nuk është çfarë hanë përgjegjësit nëpër institucione të ndryshme, qoftë edhe fetare, por se çfarë dhe si punojnë ata. Ka raste kur edhe sofrat e begata

Çfarë është me rëndësi për gazetarinë, lajmi profesional apo klikimet?

на 20. 09. 2016 | | mk
[Recension: Ja se çka është më me rëndësi për Ministrat e BDI-së (FOTO)] Pozita e ministrit është serioze dhe mjaft me rëndësi. Përgjegjësia e tij për punën që bën është çdoherë interes publik. Prandaj, gazetari, si gardian i këtij interesi, nga ministri duhet të kërkojë përgjegjësi për punën dhe veprimet, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ja se çka është më me rëndësi për

Titull në “offside” që nxit urrejtje

на 14. 09. 2016 | | mk
Gazetari, meqë parimisht ka synim interesin publik, duhet të identifikojë raste kur ka nxitje të urrejtjes apo nxitje të dhunës dhe t’i dënojë të njëjtat. Megjithatë, në asnjë moment nuk guxon të jetë promovues i këtyre devijimeve shoqërore, apo të tentojë që nëpërmes produkteve gazetareske të nxisë urrejtje. Linku deri te artikulli origjinal: “Rezhanoc-Kumanovë: Maqedonasi ka mbledhur armë për t`i mbytur shqiptarët” Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016 Data e

Abonohuni për lajmet më të reja