verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Spekulime dhe manipulime në varg

на 8. 02. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi publikisht e konfirmoi planin e përbashkët me Katica Janevën]

Sikur storja gazetareske që e recensojmë të ishte shkruar sipas standardeve profesionale dhe etike dhe në bazë të parimeve kulmore për saktësi, vërtetës dhe mbështetje në burime, kjo përmbatje mediatike do të konsiderohej si “follow-up” apo storje në varg. Mirëpo, ky tregim vazhdon të “ecë” në mënyrë tepër improvizuese dhe me një tezë fare të pambështetur, dhe për këtë arsye në vend të storjes në varg, në fakt, kemi spekulim dhe manipulim në varg. Tezën për planin e përbashkët të përgatitur nga Zoran Zaevi dhe Katica Janeva tashmë e vlerësuam si fiksion. Asgjë nga parimet e nenit 1 të Kodit të gazetarëve nuk ka në këtë konstruksion. Tregimi është

Vendi i parë në Ballkan nuk është garanci për ekonominë të lirë

на 4. 02. 2016 | | mk

[Recension: Maqedonia e para në Ballkan dhe e 47-ta në botë sipas lirive ekonomike]

A duhet të alivanosemi nga gëzimi që Republika e Maqedonisë është e para nga vendet e Ballkanit në Indeksin e lirive ekonomike për vitin 2016? Këtë e sugjeron artikulli dhe mënyra se si është shkruar artikulli që e recensojmë. Në raste të këtilla, gjithmonë parashtrohen pyetjet: Pse na duhet e gjithë kjo? Me qëllim të përforcimit të vetëbesimit nacional ose me qëllim të manipulimit me gjendjen reale, faktike? Për shkak se i trajtuar në këtë mënyrë nga media, ky fakt nuk përkon me realitetin. Mirëpo, le ta shohim se pse është kështu? Linku deri te artikulli origjinal: Maqedonia e para në Ballkan dhe e 47-ta në

Vetë pyet – vetë përgjigjet

на 3. 02. 2016 | | mk

[Recension: Qëndrimet e afërta me LSDM-në e vënë në pikëpyetje pavarësinë e MOST-it]

Gjatë shqyrtimit të përmbajtjeve mediatike që nuk i plotësojnë standardet profesionale dhe etike të profesionit, recensuesit tashmë kanë filluar që zgjedhjen ta bljnë edhe sipas shkallës së “korruptimit” të teksteve, si dhe për nga numri i margaritarëve që e bëjnë atë “korrupsion” më serioz. Linku deri te artikulli origjinal: Qëndrimet e afërta me LSDM-në e vënë në pikëpyetje pavarësinë e MOST-it Data dhe koha e publikimit: 28.01.2016 – 16:29 Data e recensionit: 29.01.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

TRE MARGARITARË

Margaritari i parë në këtë përmbajtje është pyetja: “A punon asociacioni MOST dhe kryetari i saj Darko Aleksov për agjendën e LSDM-së që të shtyhen zgjedhjet e prillit?  –

Maqedonia është grua – definitivisht!

на 1. 02. 2016 | | mk
Shkup, 5 maj 2015. Foto: аutori i panjohur

Mjaft më këta “burra” me kualifikim të lartë (siç i quante një shkrimtar dhe akademik), që e detyronin dhe seksualisht e shfrytëzonin Maqedoninë. E gjora ajo, me gjithë ata burrështetas, vojvodë, pastorë, liderë të opozitës dhe të pozitës, “fshatarë” dhe “djelmosha”… Të mos bëjmë fjalë për atë se këtë ia bënin që kur ishte e mitur…

Shkruan: Zoran Bojarovski E pakuptimtë është ta përshkruani ose të shkruani për fotografinë. Kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe parimet, për shkak se fotografia, vetëvetiu dhe në vete, është porosi me mijëra fjalë. Më së paku. Ofenduese për fotografinë dhe për autorin është ta bëni këtë. Mirëpo… Ka përjashtime. Ka përjashtime që e

Dramë e pavlerë politike

на 29. 01. 2016 | | mk

[Recensionа: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin]

Kur do ta shihni kronikën që e recensojmë, ajo që fillimisht u bie ndërmend është se kjo nuk është gazetari, por fiksion. Është fiksion për shkak se nuk ka asnjë element të gazetarisë profesionale që këtë përmbajtje do ta identifikojë si përmbajtje të standardizuar gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016, 18:00 Data e recensionit: 28.01.2016 Recensues: Зоран Бојаровски

FANTAZMAGORI PA BAZË

Përveç “nga burimet tona”, që është theksuar vetëm në një vend në këtë sajesë mediatike, nuk ka asnjë

Mediet në luftën politike dhe triumfi i propagandës

на 28. 01. 2016 | | mk
Pllakati i filmit “The War You Don’t See”. Burimi: Wikipedia

Si realizim i trishtueshëm është duke ndodhur parashikimi i babait të propagandës, Edward Bernays, i cili që moti e paralajmëroi këtë situatë – propaganda nuk është “qeveria e padukshme”. Propaganda është – qeveria!

Shkruan: Zoran Bojarovski Pse gazetaria iu nënshtrua propagandës? Pse censura dhe shtrembërimi u bënë praktikë e përditshme mediatike? Pse gazetarët e rinj nuk i mësojnë parimet e virtyteve të larta gazetareske dhe nuk e dallojnë “gazetarinë” që ka qëllim të caktuar dhe rolin e tyre në gazetarinë propaganduese? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente për shkak se e vërteta në këtë vend është e kthyer mbrapsht duke iu falënderuar pikërisht një shumice të madhe gazetarësh dhe

Sulm shpifës manipulues-propagandistik

на 22. 01. 2016 | | mk

[Recension: Damjan Mançevski e pranoi se lista zgjedhore është pastruar, mirëpo tani edhe kjo nuk mjfaton]

Thjesht, është e pakuptueshme se me çfarë lehtësie janë bërë këto veprime jogazetareske. Nuk ka asgjë nga parimet e profesionalizmit në këtë përmbajtje mediatike. Përkundrazi. Kjo është rezultat i sulmit shpifës manipulues-propagandistik të përgatitur që më parë për ta dëmtuar dikë, i cili ka bindje tjetër politike. Nuk është e vështirë të dëshmohet se kjo përmbajtje mediatike është manipulim për shkak se nuk përmban fakte. Në tekst nuk ka asnjë dëshmi, asnjë indikacion që do ta vërtetonte se njëri nga nënkryetarët e partisë më të madhe opozitare me të vërtetë ka dhënë deklaratë me të cilën “e pranon” se lista zgjedhore është pastruar. Linku

Komunikim i pahijshëm me publikun

на 18. 01. 2016 | | mk

[Recension: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill!]

Kë e ka para vetes media kur shkruan dhe publikon përmbajtje gazetareske: publikun dhe interesin publik ose mentorët e saj financiarë dhe politikë? Nëse janë këta të dytët, atëherë mund të priten “vezullime” që janë rezultat i insuficiencës, gjegjësisht mungesës së kulturës për komunikim publik. Për shkak se t’i drejtoheni publikut me shprehjen “Alo, komunistë”, nuk është asgjë tjetër përveç moskulturës mediatike. Linku deri te artikulli origjinal: OSBE-ja vendosi: Zgjedhjet më 24 prill! Data dhe koha e publikimit: 13.01.2016 – 16:22 Data e recensionit: 15.01.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

(MOS)KULTURA E TË SHPREHURIT

Nevoja e domosdoshme që mediet ta kultivojnë kulturën e të shprehurit dhe komunikimin shembullor me publikun është përfshirë edhe me Kodin 

Tekst i pavlerë gazetaresk

на 12. 01. 2016 | | mk

[Recension: Spasovski ka urdhëruar që Çaushi t’i heqë fotografitë e përbashkëta]

E lexova katër herë me radhë tekstin që është subjekt i këtij recensioni, që të jem i sigurt se nuk do të gaboj, kur them se teza dhe pohimi në titull nuk janë vërtetuar në asgjë element nga përmbajtja e tekstit. Kjo e bën këtë tekst tepër diletant, tendencioz, politikisht të anshëm dhe profesionalisht të paqëndrueshëm. Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski ka urdhëruar që Çaushi t’i heqë fotografitë e përbashkëta Data dhe koha e publikimit: 11.01.2016, 10:16 Data e recensionit: 11.01.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

ARTIKULL DILETANT

Ja tani edhe argumentet që i vërtetojnë vlerësimet që i dhamë në fillim të recensionit. Nuk ka asnjë indikacion se Spasovski ka

Tekste që krejtësisht “kanë marrë anë” dhe një analist “i çuditshëm” ushtarak

на 29. 12. 2015 | | mk

[Recension: Lufta e tretë botërore fillon të enjten – Llazanski ka përgjuar biseda të oficerëve të NATO-s]

Për çka informon përmbajtja mediatike që e recensojmë? Ajo lajmëron se të enjten do të fillor jë lufta e tretë botërore. Теksti i referohet njëfarë portali, gazete, kush e di se çka është, i cili paramendoni quhet – “Tabu” dhe e transmeton një deklaratë të Mirosllav Llazanskit, të cilin e quan “analisti më i njohur ushtarak i hapësirave ish-jugosllave”. Ky, analisti më i njohur ushtarak, datën se kur do të fillojë lufta e tretë botërore e ka kuptuar duke e përgjuar një grup gjeneralësh ne njëfarë hoteli ne Vjenë! Çka? Nuk ju besohet? Më lejoni edhe njëherë t’ua përshkruaj situatën gjatë së cilës

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.