verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Shpejtësia e ka “vrarë” saktësinë e tekstit

на 26. 12. 2015 | | mk

[Recension: KUJDES: Është gjetur helm në një sirup për fëmijë]

“Shpejtësia vret” është sllogan i njohur nga rekomandimet për siguri në komunikacion, që përdoret edhe në fushatat kundër përdorimit të drogave, kur duhet të bëhet me dije iluzioni se shpejtësia mund ta zëvendësojë sigurinë dhe shëndetin. Në rastin tonë, për nevojat e recensionit të kësaj përmbajtjeje mediatike, mund të themi se “shpejtësia” e ka vrarë saktësinë e këtij teksti gazetaresk. Një ditë më vonë, institucionet zyrtare (Fakulteti i Farmacisë dhe Instituti për shëndet publik) njoftuan se kualiteti dhe siguria e barit nuk janë të dyshimta, ndërsа Agjencia për barna njoftoi se bari është tërhequr me kërkesë të prodhuesit si masë kujdesi pa zbulimit të grimcave të vogla plastike joinfektuese në

Edhe një zhvendosje e kufinjve të çmendurisë mediatike

на 24. 12. 2015 | | mk

[Recension: Inçizime tmerruese nga sulmet e kafshëve të egra mbi njerëzit, disa mezi mbijetuan e disa patën fat të tillë]

Në përgatitjet për këtë recension patëm kohë të mjaftueshme të mendojmë dhe të racionalizojmë që të vijmë deri te motive e redaksisë që të publikojë një përmbajtje të këtillë. Kuptohet, nuk arritëm shumë larg nga përshtypja e parë se bëhet fjalë për përzgjedhje të qëllimshme të temave senzacionaliste, me qëllim që të sigurohen më tepër klikime dhe lexueshmëri. Ky përfundim përputhet edhe me mendimin e lexuesit tonë, i cili propozoi që të recensohet ky “produkt gazetareskt”. Nuk do t’i përmendim komentet eksplicite të lexuesit, por do t’ua përcjellim vetëm një konstatim të qëndrueshëm të tij: “Për çdo ditë i zhvendosin

Marshimi i zëshëm i grabitqarëve mediatikë partiakë

на 23. 12. 2015 | | mk
Foto: Screenshot. Foto efekti: funphotobox

Sipas konstituimit natyror fizik dhe paramendimit të urtë njerëzor, te përfaqësuesit e kësaj “gazetarie”, në vend të sistemit të arsyes, masës dhe dinjitetit, janë futur receptorë që pranojnë urdhëra për diskreditim. Madje edhe niveli i zërit dhe i paturpësisë udhëhiqen me telekomandë.

Shkruan: Zoran Bojarovski Sa më tepër që flitet për gjendjen në medie, sa më afër hapjes së çështjeve nga të cilat duhet nisur për t’i gjetur përgjigjet më të mira, aq më e keq është gazetari aktuale, e përditshme. Teksti që e provokoi kët kolumnë edhe një herë e vërteton ballafaqimin me situatën absurde e cila sugjeron se gjithmonë kur kemi menduar se e kemi prekur fundin, disa medie dhe “gazetarë” në Republikën

Përmbajtje me paramendim që të sulmojë

на 23. 12. 2015 | | mk

[Recension: Gragjanite.mk edhe një manipulim përtokë i Sorosit]

Në rubrikë “Lajme”, në nënkategorinë “Maqedonia”, është publikuar një përmbajtje mediatike e cila është koment i pastër dhe tekst i anshëm politik, i cili nuk ka lidhje me asnjë kriter që duhet ta ketë ndonjë përmbajtje gazetareske që duhet të jetë lajm. Nga kjo, në një pjesë, është i nxitur edhe reagimi i lexuesit të Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM). Ai na e propozoi për recension këtë grumbull komentesh dhe kompilim të të gjitha shpifjeve tashmë të njohura ndaj personave nga jeta publike, si dhe organizatave qytetare. Linku deri te artikulli origjinal: Gragjanite.mk edhe një manipulim përtokë i Sorosit Data dhe koha e publikimit: 29.11.2015 Data e recensionit: 21.12.2015

Piromanë në shtëpinë prej kashte

на 15. 12. 2015 | | mk
Ilustrimi: Foto: SHVFM

Çka u mbetet njerëzve realë, nga gjaku dhe mishi, me mendje dhe arsye, që janë shndërruar në kukulla prej kashte, drej të cilëve kanalizohet mllefi i të paditurve dhe i naivëve nga ana e dhunuesve politikë dhe ekspertë? Përveç që fizikish u është marrë e drejta dhe mundësia që të shprehen, ata me këtë magji mediatike, praktikisht edhe nuk ekzistojnë.

Shkruan: Zoran Bojarovski Në qoftë se jeni person me dinjitet, person me inteligjencë dhe me integritet dhe me parime të larta morale, atëherë gjithsesi jeni të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e medieve në Maqedoni, u japin hapësirë shumë më të madhe se sa që u takon politikanëve dhe të ashtuquajturve ekspertë, të cilët shtrembërojnë fakte,

Shitja e iluzioneve si lajme

на 11. 12. 2015 | | mk

[Recension: Pas fiaskos së emisionit “Kontravesti” – zënkë në opozitë për paratë e huaja për projektin e pasuksesshëm]

Lucide dhe e qartë është reçeta e lexuesit të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, sipas të cilës është përgatitur përmbajtja mediatike që ai na e propozon për recension: “Niseni nga një insinuatë që ka të bëjë me ndonjë ngjarje ose personalitet, e pastaj asaj insinuate i shtoni  ndonjë ngjarje që nuk ka lidhje me insinuatën, mirëpo e vendosur në atë kornizë krijon iluzion se ka argumente për iluzionin”. Problemi qëndron në atë se, çkado që t’i bëni iluzionit, ai mbetet iluzion, gjegjësisht e pavërtetë, sepse në bazë të definicionit, iluzioni është: “Diçka që duket ndryshe nga ajo që është

Kur e pavërteta bëhet “e vërtetë”

на 9. 12. 2015 | | mk

[Recension: Për çka marrin rrogë ministrat e LSDM-së?]

Kur e parëndësishmja bëhet “e rëndësishme”, atëherë nisni nga një pozitë e përcaktuar qartë paraprakisht, dhe e dini shumë saktë se ku doni të arrini. Në praktikën gazetareske këto janë veprime të njohura, mirëpo ato nuk janë gazetareske. Ato janë veprime propaganduese dhe quhen “kornizim”, filtrim i informatave, përzgjedhje e temave, udhëheqje me debatet… Përmbajtjën mediatike që e recensojmë mund ta dalloni në secilën nga këto teknika. Më së shumti për shkak se autorët e kësaj përmbajtjeje mediatike prej një aktiviteti krejtësisht të parëndësishëm, fryjnë një balon të ngjyruar me politizim, dhe kjo, në bazë, është larg esencës. Në fakt, janë përpjekur që të parëndësishmes t’i japin domethënie. Linku deri te artikulli

Shpejtësia e ka “vrarë” lajmin

на 7. 12. 2015 | | mk

[Recension: Çka e pret Britaninë në Siri: Jelekë vetëvrasës dhe trupa të vekur]

Shpejtësia në gazetari është e rëndësishme, mirëpo shumë shpesh ndodh që shpejtësia ta “vrasë” lajmin. Kështu ka ndodhur edhe me këtë lajm, gjegjësisht përmbajtje mediatike. Në vend që t’i përmbushë pritjet e lexuesve për informata për ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare atë ditë, media ka transmetuar lajm, i cili edhe përkundër titullit atraktiv – nuk ka asgjë. Kështu edhe titulli bëhet problematik dhe i zbrazët. Linku deri te artikulli origjinal: Çka e pret Britaninë në Siri: Jelekë vetëvrasës dhe trupa të vekur (foto/video) Data dhe koha e publikimit: 03.12.2015 / 13:53 Data e recensionit: 04.12.2015 Recensues: Zoran Bojarovski   TITULL BOMBASTIK – LAJM I ZBRAZËT Ka dy

Sipërfaqësisht, shumë sipërfaqësisht

на 3. 12. 2015 | | mk

[Recension: Turqia ka armatë të fuqishme – ja se çka e pret Putinin nëse dëshiron ta shkatërrojë atë]

Inkurajon fakti që gjithnjë e më shumë qytetarë reagojnë ndaj përmbajtjeve gazetareske joprofesionale. së paku sipas propozimeve të tyre për reagime në “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media”. Ky recension është i nxitur mu nga një propozim i tillë i një lexuesi tonë, i cili që në fjalinë e parë ka “konstatuar praktikë të manipuluesve me klikime (nuk e meritojnë emrin medie) që të vëndojnë titull që e shfrytëzon ndjeshmërinë e situatës”. Edhe pse mund të gjendet arsyetim dhe kuptim për stilin e reagimit, në këtë recension do t’i kërcejmë fjalët e ashpra të propozuesit, mirëpo nëse dikush është kureshtar të

Burim i fortë për tekst kontradiktor

на 30. 11. 2015 | | mk

[Recension: Zaevi vetë e ka shkruar programin e LSDM-së]

Kur do ta lexoni deri në fund, ajo që do t’u hutojë në këtë tekst është kontradikta në të. Sikur përbëhet nga dy përmbajtje të veçanta me teza, gjegjësisht tregime të ndryshme. E para, me të cilën fillon teksti dhe prej të cilës është nxjerrë edhe titulli, porosit se lideri i opozitës vetë e ka shkruar programin partiak, e jo ekspertët sllovenë për të cilët, ishte paralajmëruar “para disa muajsh” se do ta përpilojnë programin zgjedhor të partisë më të madhe opozitare. Аutorja e kësaj përmbajtjeje mediatike u referohet burimeve partiake dhe thotë se programi është – gati, e menjëherë pas kësaj e zhvillon tregimin e dytë. Sipas saj, në tekstin

Abonohuni për lajmet më të reja