verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Një medie sponsoron një institucion qeveritar me tekst kuazigazetaresk

на 1. 09. 2014 | | mk

[Recension: Kërkoni punë? – punësohuni në MPB-në e Maqedonisë]

Njëri nga parimet kryesore, themelore të gazetarisë së lirë, neutrale, është se do të jetë “qen rojtar”, kontrollues i pushtetit, për shkak se cili do qoftë pushtet ta ketë mandatin, të udhëheqë për një periudhë të caktuar kohore, atë e ka fituar nga populli dhe se gazetarët janë ata që në emrin e popullit do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për politikat për të cilat dikush ka marrë miratimin që të “udhëheqë”. Ky është një rol aq i rëndësishëm i gazetarëve dhe i mediave, sa që është shënuar në prembulën e “kushtetutës” së gazetarëve – Kodin e gazetarëve: “… gazetarët … do të kontribuojnë për përforcimin e shtetit juridik dhe

Recension: Vrasësi i Lukës “gjuan” vajza në Budvë?!

на 1. 09. 2014 | | mk
Lexuesit e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media janë gjithnjë e më aktivë. Ajo që është për t’u theksuar është se ata reagojnë në gabime të ndryshme dhe veprime joprofesionale të gazetarëve, e jo vetëm për përmbajtjet më atraktive. Kësaj radhe një lexues i yni reagon ndaj një lajmi nga rajoni, të cilat portalet tona i përpunojnë në mënyrë joadekuate dhe në titull krijojnë iluzion se bëhet fjalë për ngjarje dhe personalitete “nga mëhalla jonë”. Prandaj, lexuesi ynë propozimin për recension e arsyeton në këtë mënyrë: “….sikur të gjithë ne me atë Lukën jemi shokë mëhalle, e duhet ta dijmë atë emër. Aq janë hutuar në imitimin e tabloideve serbe, sa që e kanë humbur sensin për atë se

Recension: Kjo ndodh pas vdekjes: Zbulon gruaja të cilës i është paraqitur vëllau i saj i vdekur

на 21. 08. 2014 | | mk
Тrivializimi i mediave e rrëzoi në kufinj të paparë kualitetin e ofertës së përmbajtjeve mediatike, ndërsa nevoja për të qenë i parid dhe ekskluziv i zhvlerësoi standardet profesionale me të cilat përpunohet një informatë me potencial për të qenë përmbajtje mediatike. Këtë problem serioz e ka përmbajtja mediatike që e recensojmë, e të cilën na e propozoi një lexues i ynë në ueb-faqen e Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM). Lexuesi ynë thotë se autorët e kësaj përmbajtjeje “sikur vetë kanë dëshmuar, e jo se e përshkruajnë ndonjë roman me tregime për fantazma.“ Kontrollimi me metodologjinë e SHVFM-së jo vetëm që e konfirmoi konstatimin elexuesit tonë, por zbuloi edhe disa mangësi të tjera. Linku deri

Recension: Ku i kalojnë pushimet verore gazetarët e Maqedonisë?

на 20. 08. 2014 | | mk
Tema për privatësinë e personaliteteve publike është e vjetër sa edhe vetë mediat. Personat publikë gjithmonë janë pjesë e interesit të mediave, për shkak se ata, veçanërisht yjet politike, me hyrjen në këtë profesion janë pajtuar që ta humbin një pjesë të privatësisë së tyre për shkak të interesimit të publikut. Kjo është mënyrë që publiku të krahasojë se sa parimet e deklaruara të politikanëve i zbatojnë edhe vetë ata. Me kalimin e kohës, edhe gazetarët u bënë pjesë e rrethit të “personaliteteve të njohura”. Sipas kësaj, nëse merren parasysh rregullat për atë se çka është e vlefshme për të qenë lajm, edhe aktivitetet e tyre gjenerojnë informata që janë të vlefshme të jenë lajm. Mirëpo, bile edhe atëherë, vlejnë

Recension: I ka rënë me kokë dhe ia ka thyer hundën – Serbja gjatë do ta mbajë mend udhëtimin nëpër Maqedoni

на 11. 08. 2014 | | mk
Është e saktë thënia se vitrin e shet mallin, mirëpo e saktë është edhe ajo se në atë mënyrë mund të shesësh një herë. Pas kësaj, kur ajo që është vënë në vitrinë nuk përkon me produktin e paketuar, blerësi çdo herë do të mendohet dy herë para se të hyjë në shitoren e njëjtë, ose asnjëherë nuk do të blejë më atje. Ashtu është edhe me gazetarinë. Titulli dhe fotografia shesin, mirëpo ato duhet të jenë adekuate, të jenë esenca e përmbajtjes së lajmit. Në rastin e tekstit që e recensojmë, kjo nuk është ashtu. Prandaj, edhe kanë reaguar lexuesit e Shërbimit tonë për verifikimin e fakteve në media dhe na propozuan ta recensojmë. Në propozimin e tij lexuesi

Recension: Maqedonia në top 8 destinacionet turistike botërore

на 8. 07. 2014 | | mk
Kishte plotësisht të drejtë lexuesi ynë kur kërkoi “trajtim” nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media për përmbajtjen mediatike që është subjekt i këtij recensioni. “Nuk ka link deri te lajmi origjinal e as informatë për atë se cili portal e ka bërë rangimin dhe në bazë të cilave kritere. Si lexues ndjehem i mashtruar për shkak se harxhova 5 minuta nga koha ime duke menduar se do të lexoj informatë atraktive dhe relevante.” Përveç asaj se reagimet e lexuesve janë gjithnjë e më të shpeshta kur bëhet fjalë për tekste të këtilla joprofesionale, që flet për atë se kemi publik të emancipuar mediatik, lexuesi ynë ka të drejtë në të gjitha pikat e vërejtjes së tij për këtë

Recension: Shoku Zaev nuk e deshka pushtetin, do zgjidhje të lirë?!

на 7. 07. 2014 | | mk
Si të prishet një raport gazetaresk në tre hapa? Hapi i parë: në mbititull vendoset pyetja si tezë. Hapi i dytë: vendoset titull që ironizon dhe pyet në mënyrë plotësuese. Hapi i tretë: Teksti fillon me komente dhe konstatime të anshme me të cilat sulmohet bartësi i temës së raportit gazetaresk dhe – kryhet puna. Gjithçka që pason më tutje është brenda kornizave të këtyre tre hapave. Kjo në propagandë quhet kornizim (framing) – kur autori e përcakton kornizën e tekstin ku “hyn” përmbajtja që është përcaktuar nga ajo kornizë. Ky, shkurtimisht, është rasti me tekstin që e recensojmë. Linku deri te artikulli origjinal: Shoku Zaev nuk e deshka pushtetin, do zgjidhje të lirë?! Data dhe koha e publikimit: 04.07.2014

Recension: (Vërejtje: Titulli është hequr me qëllim*)

на 4. 07. 2014 | | mk
*Titullin dhe artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë link  Që në fillim të këtij recensioni duam t’ua bëjmë me dije se raportimi në media për fëmijët, përveç me Kodin e gazetarëve është rregulluar me parime dhe me Konventën e KB-ve për të drejtat e fëmijëve, si dhe me standardet e pranuara gjerësisht të cilat thonë se rreptësisht ndalohet manipulimi me emocionet e fëmijëve, insistimi për përjetimin e sërishëm të traumës dhe publikimi i identitetit të fëmijës. Këtë remomandim kyç nuk e ka respektuar teksti që e recensojmë, si dhe një sërë mediash të tjera të cilat publikuan storje të veta për këtë ngjajre në mënyrë të njëjtë. Në fakt, publikimi ose mbrojtja e pamjaftueshme e identitetit të të

Recension: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës

на 16. 06. 2014 | | mk
Një nga dukuritë gjithnjë e më të pranishme te portalet informative në internet është plasimi copy/paste i buletineve, raporteve, informatorëve ditorë dhe të llojeve të ndryshme, të cilat i plasojnë pronarët e informatave të ndryshme. Ueb-administratorët, për shkak se, do të pajtoheni, është shumë e vështirë t’i quajmë gazetarë, i kopjojnë këto buletine, i ngjesin në tabelat e tyre shpallëse në internet dhe mendojnë kanë kryer punë. Një përmbajtje të tillë mediatike analizojmë dhe recensojmë këtu. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës Data dhe koha e publikimit: 11.06.2014 Data e recensionit: 12.06.2014 Recensues: Zoran Bojarovski Lexojmë “çarshaf” të konfiskimeve të shkruara, të katalogizuara të doganës dhe kjo

Recension: Shiten plazhet greke ku pushojnë maqedonasit – Do të paguhet hyrja

на 10. 06. 2014 | | mk
Ky lajm burimisht është publikuar në një medie tjetër, por atë e transmetuan pothuajse të gjitha mediat tjera me theksin se shiten plazhet greke ku pushojnë maqedonasit. Në mënyrë të tejdukshme dhe me elemente senzacionalizmi, fryhet një balon që nuk ka shumë lidhje me iniciativën reale dhe implikacionet e agjencisë greke për privatizim dhe të Agjencisë pë vlerësim dhe zhvillim (TAIPED). Edhe pse bëhet fjalë për një iniciativë të madhe në Greqi, e cila përfshin edhe privatizim, gjegjësisht dhënie me koncesion të një numri të madh të kapaciteteve bregdetare dhe plazheve, ato ku, në mes tjerash, pushojnë edhe maqedonasit, janë në numër më të vogël. Domethënë, nuk “shiten vetëm plazhet ku pushojnë maqedonasit”, siç theksohet në titull dhe në tekstin

Abonohuni për lajmet më të reja