verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Recension: LSDM-ja për votat e papranuara do të fitojë 70.000 euro

на 6. 06. 2014 | | mk
Tendencioziteti dhe anshmëria e tekstit gazetaresk që e recenosjmë shihet që në titull. Që këtu definohet këndi nga i cili është nisur gjatë shkruarjes së tekstit. Një informatë e zakonshme, teknike, në atë mënyrë fiton një dimension të theksuar politik. Dikush do të thotë se ç’është kontestuese këtu? Politika redaktuese e medies ia jep lirinë që ta kornizojë një lajm në mënyrë në të cilën mendon se duhet të kornizohet. Ashtu është, thotë teoria dhe praktika gazetareske, por ai veprim duhetë të ketë argumente dhe arsye serioze se pse një lajm i tillë do të ngjyrosej në atë mënyrë. Ta shohim, me anë të një procedure objektive dhe të matshme metodologjike për konstatimin e fakteve nga teksti mediatik, se a

Recension: Rasti “Monstra”: “Gjuajmë të Enjten e madhe që t’ua përgjakim Pashkët”

на 5. 06. 2014 | | mk
Teksti që e recensojmë është edhe një tekst nga ato që ia siguroi vetes vendin në “murin e turpit” të gazetarisë. Për disa arsye. Si e para, titulli i tekstit është krejtësisht jokorrekt, keqdashës dhe frikësues. Është marrë nga fjalët përfundimtare të prokurorisë në rastin “Monstra” dhe i vendosur në këtë mënyrë del se është deklaratë e të akuzuarve. Kjo është joprofesionalizëm tendencioz që shkon në favor të nxitjes së mosdurimit ndëretnik në kushte kur vendi jonë është nën presion dhe provokime të vazhdueshme sa i përket ambientit multietnik. Linku deri te artikulli origjinal: Rasti “Monstra”: “Gjuajmë të Enjten e madhe që t’ua përgjakim Pashkët”“ Data dhe koha e publikimit: 30.05.2014, 13:57 Data e recensionit: 30.05.2014 Recensues: Zoran Bojarovski I

Recension: Statistikë: Menaxherët maqedonas optimistë se do të rritet prodhimtaria dhe se do të ketë vende të reja pune

на 4. 06. 2014 | | mk
Madje edhe titulli i këtij teksti sugjeron se në të do të lexojmë të dhëna statistikore, të cilat duhet ta mbështesin pohimin e dhënë në të se “në periudhën e ardhshme do të rritet prodhimtaria dhe do të ketë vende të reja pune”. Dhe kur të niseni ta shihni kontributin televiziv ose tekstin e publikuar në portalin e medias në internet, nga statistika – ska asgjë. Të dhënat statistikore i shërbejnë gazetarit që t’i mbështesë analizat e tij ose të ekspertëve dhe të tanguarit në produktet e tyre gazetareske. Ato mund të jenë argument i fuqishëm për prognoza ose për analizën e trendeve. Nënkuptohet, vetëm dhe vetëm nëse nuk keqpërdoren edhe nga ana e atyre që i plasojnë edhe nga

Recension: Përsëri aktiv sekti “Trëndafili i kuq” – vetëvritet studentja

на 27. 05. 2014 | | mk
Ka shumë gjasa që një dukuri që paraqitet në komunitet të shkaktojë brengosje, e madje mund të jetë edhe shqetësuese dhe paralajmëruese. Mediat duhet të tregojnë me gisht kah dukuritë e tilla, por produktet e tyre mediatike për këto tema duhet të jenë të argumentuara dhe të dëshmueshme sa i përket dukurive të cilat mund të jenë brengosëse. Aq më tepër, tekstet për këto tema nuk duhet të mbjellin pasiguri dhe frikë plotësuese për shkak se nuk janë elaboruar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha elementet që një tregim të këtillë gazetaresk do ta bëjnë produkt konstruktiv, e jo senzacionalist, që luan me ndjenjat dhe frikën e njerëzve. Linku deri te artikulli origjinal: Përsëri aktiv sekti “Trëndafili i kuq” – vetëvritet

Recension: VMRO-DPMNE nuk frikësohet, LSDM-ja nuk do ta marrë veten!

на 21. 05. 2014 | | mk
Prej mbititullit (Nuk ka konsolidim), deri te paragrafi i fundit, me koment të pandarë në një raport gazetaresk, (“Që e gjithë situata të jetë akoma më tragjike…”), ky tekst është vendosur në korniza të njëanshmërisë dhe të komentimit që nuk janë karakteristika autentike të një raporti gazetaresk. Përkundrazi, një tekst i strukturuar në këtë mënyrë nuk është asgjë tjetër përveç se një produkt i anshëm gazetaresk që përfshin mendime dhe argumente. Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE nuk frikësohet, LSDM-ja nuk do ta marrë veten! Data dhe koha e publikimit: 11.05.2014 Data e recensionit: 12.05.2014 Recensues: Zoran Bojarovski Assesi nuk është në rregull që një procedurë e këtillë gazetareske të identifikohet me të dhënën në kokën

Recension: Shkupjanët mund të flejnë të qetë – MPB-ja e arrestoi vrasësin e njohur

на 9. 05. 2014 | | mk
Me vetëm një fjali, një qytetar, pa asnjë bazë, është etiketuar si vrasës “i njohur”, e fakti se është arrestuar nga policia, do të thotë se shkupjanët mund të flejnë të qetë. Asgjë në atë fjalo nuk e konfirmon pohimin e dhënë në titull se bëhet fjalë për vrasës “të njohur”, e as se, për shkak të tij në qytet ka mbretëruar pagjumësi për shkak të frikës. Një veprim krejtësisht i papërgjegjshëm që është rezultat i mospasjes së vetëdijes se madje edhe njerëzit e dënuar nuk janë të privuar nga të gjitha të drejtat dhe se përgjegjësia për këto të drejta të tyre mbetet edhe më tej si obligim për të gjithë, e kështu edhe për gazetarët. Linku deri te

Recension: Çfarë qumështi pijmë – A e dini se çka do të thonë numrat në paketim?!

на 7. 05. 2014 | | mk
Gazetarët nuk janë ekspertë dhe njohës të çështjeve. Ata janë vetëm mbledhës të informatave që janë të vlefshme për të qenë lajm, të cilat që të jenë të bindshme duhet të jenë të bazuara në burime dhe komente, ose mendime, të njerëzve që janë profesionistë, të cilët janë njohës të çështjeve, e ndonjëherë edhe autoritete mendimi i të cilëve çmohet…. Mbështetja e informatave që i plasojnë mediat është shumë me rëndësi kur bëhet fjalë për tema që janë me interes të veçantë për publikun siç është shëndeti, ushqimi i shëndetshëm dhe mjedisi i shëndoshë, siguria… Prandaj, nuk është aspak në rregull që për një temë siç është kjo të cilën e trajton informata që e recensojmë – kualiteti i qumështit

“Vetëm shqiptari i mirë meriton të jetë maqedonas, ose së paku – me prejardhje nga Maqedonia”

на 5. 05. 2014 | | mk

[Recension: Restorani i maqedonasit për herë të katërt shpallet më i miri në botë]

Politika redaktuese e një medieje nuk mund të ketë standarde të dyfishta, nuk mund të sillet si një fliper, dhe ashtu siç do t’i bijnë, gjegjësisht do ta shtypin, ashtu të bëjtë tilte, gjegjësisht të shkruajë. Nëse flasim për një politikë relevane redaktuese e cila bazohet në shtylla të forta të vlerave, ajo duhet ashtu edhe të praktikohet: në vazhdimësi dhe e njohur qartazi nga publiku. Veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e rëndësishme, bazike dhe etike siç është raportimi për dallimet në mjediset multikulturore, siç është, në fakt, edhe mjedisi ynë. Është shumë joserioze që një ditë, në një tekst, media e njëjtë, të propagandojë

Tekst me elemente provokuese

на 29. 04. 2014 | | mk

[Recension: Cila është OJQ-ja “Civil”?]

Neni 10 i Коdit të gazetarëve është i qartë: “Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).“ Teksti “gazetaresk” që e recensojmë i ka shkelur të gjitha pikat e rekomandimeve të këtij neni të kodit gazetaresk. Teksti i uzurpon të drejtat dhe liritë e njeriut sepse e problematizon faktin se dikush ose ndonjë organizatë, merret mu me këto çështje; teksti “flet” me gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit: dhe,

Recension: Maqedonia e fitoi organizimin e Kampionatit evropian në kendo

на 19. 04. 2014 | | mk
Asnjëherë nuk themi se gazetarët janë të pagabueshëm, por për disa gabime me të vërtetë nuk duhet heshtur për shkak se demonstrojnë joprofesionalizëm dhe papërgjegjësi, e këto janë pasoja që ky profesion nuk guxon t’ia lejojë vetes. Teksti gazetaresk që e recensojmë vin nga një portal që është i specializuar për lajme sportive. Aq më tepër, ky portal si parim të tij udhëheqës e ka slloganin “Wikipedia juaj sportive” që pretendon për relevancë të konsiderueshme. Por, teksit që e analizojmë në vete ka një nga gabimet më të mëdha që mund t’i bëjë një raportues. Fokusi i vëmendjes së raportuesit i cili raporton nga konferenca për shtyp ku njoftohet se në Shkup, gjegjësisht në Republikën e Maqedonisë do të mbahet

Abonohuni për lajmet më të reja