verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Informatë e mbështjellë me letër laramane shkëlqyese

на 3. 02. 2017 | | mk
[Recension: Deputetë të VMRO-DPMNE-së e lusin Zaevin të bëjë qeveri!] Integriteti i gazetarit është gjëja më e shenjtë që duhet ta ruajë dhe ta kultivojë profesionisti mediatik. Në këtë kuptim, që ta ruajë atë, nevojiten vetëm disa rregulla, praktikimi i të cilave nuk do të lejojë që gazetari i përgjegjshëm ta rrezikojë nderin profesional. Sprova ka shumë. Njëra nga rregullat më të rëndësishme është autenticiteti dhe vërtetësia e burimeve të cilave u referohet autori i përmbajtjeve mediatike. Në qoftë se dikush bën kompromis rreth këtij parimi, e sjell veten e tij në situatë që seriozisht të dëmtohet autoriteti i tij. Ka një thënie në botën e gazetarisë, e cila thotë: “Nëse nëna të thotë se të don, verifikoje!”. Ky ilustrim

Minotaur prej teksti: Trup njeriu me kokë demi

на 26. 01. 2017 | | mk
[Recension: Sorosoidët ballkanikë kyçen në luftën kundër Trampit dhe administratës amerikane] Kur e lexoni këtë përmbajtje mediatike e kuptoni se bëhet fjalë për një krijim që përbëhet nga dy tërësi të ndryshme. Ose ndonjë formë gazetareske që ka përjetuar mutacion. Ose, më duket, ilustrimi më i mirë për Minotaurin. Krijesa mitologjike që ka lindur nga çiftimi i mbretëreshës së Kretës me – një dem. Kuptohet, larg asaj, se teksti që e recensojmë ka dimensione mitike. Vetëm duam që në mënyrë plastike të sqarojmë se çka mund të lind kur shkelen rregullat e gazetarisë dhe kur bëhen përpjekje të ngjitet ajo që nuk mund të Për shkak se nuk ka ngitëse. Dikush, megjithatë ka krijuar “Frankeshtajn” prej tekstit dhe prandaj ia

Pjellë mediatike e propagandës

на 24. 01. 2017 | | mk

[Recension: Mercenarët laramanë të Sorosit u nisën kundër Trampit njësoj sikurse në Maqedoni]

Thjesht është e pahijshme, e palejueshme, joprofesionale që një përmbajtje mediatike me pretendime të tilla siç implikon titulli i saj, në gjithë konstruksionin e saj të mos i referohet asnjë burimi. Prandaj, veprimi i tillë e bën tekstin që e recensojmë fryt të propagandës për përdorim të brendshëm, për përhapjen e dezinformatave shumë të qarta për atë se kush qëndron prapa protestave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë inaugurimit të kryetarit të ri, Donald Tramp. Pse? Për shkak se rregull elementar i gazetarisë, etike dhe profesionale, është që pohimet në tekstet gazetareske të mbështeten me burime të cilat do ta konfirmojnë ose së paku do të

“Dhunë” e fryrë

на 23. 01. 2017 | | mk
[Recension: Kaos në SHBA: Mercenarë të Sorosit e sulmuan policinë në inaugurimin e Trampit] Pothuajse në çdo fjali të kësaj përmbajtjeje mediatike ka probleme. Mirëpo, a bëhet fjalë për gabime, do të konstatojmë në fund të këtij recensioni. Prandaj, shkojmë me radhë. Nga teksti i publikuar në këtë portal, si dhe nga video-materiali, i cili qartazi ëstë burimi për krijimin e këtij produkti “gazetaresk”, nuk ka asnjë element deklaratë ose çfarëdo shenjë, simbol, e madje as indikacion, në bazë të të cilave protestat për të cilat shkruhet do të mund të identifikoheshin si aktivitet i “mercenarëve të Sorosit”. Madje edhe sikur ta marrim këtë term, “mercenarë të Sorosit”, si real, edhe pse ai abolutisht nuk ka asnjë lidhje reale me

Еkologji për gazetarët

на 31. 12. 2016 | | mk
Peeing statues in Kiev (From Wikimedia Commons, the free media repository)

Është shumë me rëndësi ta theksojmë lehtësinë e padurueshme me të cilën sillen disa medie kur është në pyetje llogaridhënia, standardet profesionla, përgjegjësia për të vërtetën, respekti ndaj publikut të vet dhe ndaj interesit publik.

Shkruan: Zoran Bojarovski Nëse dikush pyetet se a janë të rëndësishme qasja dhe sjellja korrekte në gazetari, atëherë duhet të përkujtohemi se në këtë profesion vlen rregulla se gazetarët gjithmonë duhet t’i rishtqyrtojnë motivet e tyyre që të jenë të sigurt se ndjenjat dhe përcaktimet e tyre personale nuk ndikojnë në zgjedhjen e burimeve, nuk përcaktojnë se cilat pjesë të storjes do të potencohen. Qasja dhe sjellja korrekte në gazetari nënkupton edhe distancim të

Njerëzit e mençur pranojnë mendime të arsyeshme

на 26. 12. 2016 | | mk
Çfarë të thuhet për titujt e këtillë? E çka për përmbajtjet? Foto: Screenshot-e nga uebi

A ekziston ndokund patriotmetër, ndonjë pajisje, e cila e mat koeficientin e patriotizmit te qytetarët? Nëse ka, ai i cili dëshiron ta kundërshtoj këtë mendim, duhet të paraqes rezultatet nga një matje e tillë. Aq sa kam unë njohuri, ekzistojnë teste të inteligjencës, por për patriotizmin…

Shkruan: Zoran Bojarovski Komenti si shprehje e lirisë së fjalës është koncept përfundimtar, i cili e dëshmon këtë liri. Por, sa më shumë që përfitojmë nga kjo liri, po aq duhet të jemi të përgjegjshëm për fuqinë e fjalës dhe për ndikimin e saj. Nëse e marrim lirinë në duart tona që të shkruajmë për tema, të cilat në

Si të raportohet për punëtorët seksualë në mënyrë reale dhe pa senzacionalizëm

на 15. 12. 2016 | | mk
Brengosës është fakti (…) që gazetarët rrallë herë përpiqen t’i rishqyrtojnë raportet policore në të cilat përdoruesit e drogës dhe punëtorët seksualë paraqiten si kriminelë, madje edhe atëherë kur kërkojnë mbrojtje pikërisht nga policia në rastet kur janë shkelur të drejtat e tyre. Shkruan: Zоran Bojarovski Njëri nga hapat e parë të mëdhenj që duhet ta bëjnë gazetarët është të përshtaten me fjalorin dhe gjuhën e re dhe adekuate kur bëhet fjalë për punën seksuale, punëtoret dhe punëtorët seksualë/e dhe për aktivitetet që dalin nga puna e tyre. Në hulumtimin “Меdiet dhe bashkësitë e margjinalizuara” të autorëve Zharko Trajanoski dhe bashkëpunëtorëve Irena Cvetkoviq dhe Stanimir Panajotov, në emër të Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, që

Manipulim që nuk i ka hije gazetarisë profesionale

на 14. 12. 2016 | | mk
[Recension: VMRO-DPMNE-ja e fiton mandatin për të formuar qeveri – Zaevi i mposhtur premtoi dorëheqje nëse humb (VIDEO)] Përmbajtja mediatike që e recensojmë ka probleme serioze etike. Теksti “informon” për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sikur bëhet fjalë për rezultate përfundimtare, e aq më tepër, i komenton ato duke e stigmatizuar opozitën me atë që e nënçmon vullnetin e qytetarëve pjesëtarë të bashkësisë etnike jodominante në Maqedoni. Korniza ku janë vendosur këto probleme është anshmëria politike dhe prej saj dalin dobësitë që vërehen, siç konstatuam, në pohimet kategorike, për të cilat, në momentin kur janë publikuar – nuk ka konfirmim zyrtar. Kjo është shumë me rëndësi, për shkak se tekstet gazetareske, në rastet kur bëhet fjalë për tema dhe

Linçi drejtpërdrejt në TV: Mediet dhe supozimi i pafajësisë

на 9. 12. 2016 | | mk
Gjatë inçizimit të arrestimit të të dyshuarve, fytyrat e tyre duhet të jenë të errësuara.Fotо: MPB – nga ushtrimi i policisë

Ku bashkohen respektimi i të drejtës së të dyshuarve dhe e drejta e publikut për të qenë i njoftuar? A janë mediet asistentë të xhelatëve për ekzekutim politik?

Shkruan: Zoran Bojarovski Gjysmëterr është. Edhe pak do të agojë… Në vendin e ngjarjes dallohen hijet e forcave speciale të policisë. Fytyrat i kanë të mbuluara me maska. Jelek mbrojtës në gjoks. Armët janë zhbllokuar. Duhet të arrestohen persona të dyshuar për krim të rëndë. Në mesin e policëve fillon të ndjehet mosdurim. Urdhër akoma nuk ka. Sekondat bëhen minuta… – Çka pritet? – I presim ata të televizionit… – E

“Bilbilfryrësi” në pullaz – qytetari kundër pushtetit

на 28. 11. 2016 | | mk
Edward Snowden. Foto: Thierry Ehrmann, nga instalimi artistik “Abode of Chaos” (Rezidenca e kaosit), 2013 Ai tregoi se NSA-ja (Agjencia nacionale e sigurisë) dhe agjencitë e tjera të ngjashme qeveritare, nuk janë të pamposhtshme. Krimi i tyre duhet, dhe mundet, të shpaloset para syve të publikut. Ai qëndroi guximshëm përpara qeverisë më të fuqishme në botë dhe solli vendim që të mos jetë një i nënshtruar frikacak, por një qytetar i përgjegjshëm. Shkruan: Zoran Bojarovski Në qershor të vitit 2013, emri Edward Snowden si shpërthim e përshkoi botën. Së shpejti edhe fytyra e tij u bë e njohur. Ky djalosh i ri ka pasur kontratë në vepër me Agjencinë nacionale të sigurës së SHBA-ve (NSA) dhe qasje në sasi shumë

Abonohuni për lajmet më të reja