verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Recension: Një vajzë e shkruan me zhiletë emrin e Danielit në dorë (FOTO)

на 15. 04. 2014 | | mk
Në qoftë se dhe kjo shkelje e privatësisë nga mediat kalon pa reagime dhe pa pasoja, kot i kemi edhe Këshillin e nderit të Shoqatës së gazetarëve edhe Këshillin për etikë në media të Maqedonisë (KEMM) dhe me shenjë alarmuese duhet publikuar se ka ardhur koha për roje qytetare të mediave. “Teksti gazetaresk” që e recensojmë, e që është publikuar në një portal në internet që është shpallur ueb-faqe e vitit, përveç që ka shkelur madje 4 nene të Kodit të gazetarëve (nenen 7, 8, 9 dhe 17), dhunshëm e shkeli edhe Konventën për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe standardet e pranuara gjerësisht, sipas të cilave është rreptësisht i ndaluar manipulimi me emocionet e fëmijëve,

Recension: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?!

на 31. 03. 2014 | | mk
Tekstin të cilin e recensojmë është një nga përfaqësuesit e gazetarisë “online”, për të cilët asnjëherë nuk e di se çfarë janë, cilit zhanër i përkasin: i ngjanë kolumnës, opinionit, komentimit, por, përveç se nuk ka nënshkrim të autorit, që është një nga elementet bazë të këtyre zhanreve, nuk ka as edhe paraqitje grafike se bëhet fjalë për kolumnë. Pra nuk është vendosur në ndonjë rubrikë. Kështu sugjeron neni 13 i Kodit të gazetarëve: “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet faktit dhe opinionit, ndërmjet lajmit dhe komenteve.” Linku deri te artikulli origjinal: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?! Data dhe koha e publikimit: 24.03.2014, 17:20 Data e recensionit: 27.03.2014 Recensues: Zoran Bojarovski  Mospërfillja dallimeve në

Recension: SHOKUESE: 20 kilometra larg Shkupit NATO-ja ka hedhur 10 tonë uranium, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë fshehur këtë edhe pse e kanë ditur

на 10. 03. 2014 | | mk
Lajmin që e recenzojmë këtu, është, as më pak e as më shumë, nga shekulli i kaluar. Informatat për të cilat flitet në lajm, sipas Blic-it të Beogradit, për herë të parë janë publikuar në qershor të vitit 1999, në të përditshmen  zvicerane “Le Courier“. Për fat të keq, gazeta zvicerane nuk e ruan arkivin e saj nga shekulli i kaluar në internet (në dispozicion janë vetëm artikujt nga viti 2001 e këndej) dhe nuk mundemi që burimisht ta paraqesim storjen origjinale të gazetarit Robert James Parsons, gazetar “freelance” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, gjurmë nga storja e tij mund të gjenden nëpër shumë dokumente dhe publikime të tjera që e kanë trajtuar temën e bombave me uranium

Recension: Përfundimisht fund për serialet turke

на 12. 02. 2014 | | mk
Assesi nuk mund ta kuptojmë nevojën e mediumit, lajmin e të cilit e recensojmë, të publikojë lajm dy vjet të vjetër, të japë burim të gabuar (në vend të “Deneshen”, si burim i këtij lajmi të mykur është dhënë “Dnevnik”-u), kurse linku e çon lexuesin deri te burimi i saktë i lajmit, ku shumë qartë shihet data e lajmit, nëntor 2012!? Pse? Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë informatë me interes të veçantë për publikun, e cila ende mund të jetë aktuale – kuptohet disi. Edhe pse, edhe atëherë bëhet në mënyrë krejtësisht tjetër, të na rikujtojë ndonjë lajm ët vjetër, i cili për ndonjë arsye ende është aktual. Asgjë nga kjo. Një lajm totalisht i panevojshëm në skenën

Recension: EKSKLUZIVE: Njerëz të papërgjegjshëm përgjegjës për kingerin

на 11. 02. 2014 | | mk
Mediumet kanë shumë dëshirë të jenë ekskluzive, të emërtojnë raportet gazetareske si ekskluzive dhe nga ajo dëshirë e madhe, shumë shpesh ndodh që kjo karakteristikë, t’i “ngjitet” gabimisht ndonjë lajmi gazetaresk. I këtillë është edhe rasti me “ekskluzivitetin” gazetaresk, i cili aspak nuk është i tillë. Sa për fillim do të themi se mendimi i shprehur nuk mund të jetë ekskluzivitet gazetaresk, veçanërisht jo në një storje gazetareske ku shumë të rëndësishme dhe vendimtare janë faktet, e jo mendimet. Kështu është kur bëhet fjalë për raportime gazetareske për tragjedi dhe trauma. Gjëja e dytë e rëndësishme, që asnjëherë nuk duhet lënë pasdore kur raportohet për tragjedi apo trauma, shumë qartë është shkruar në paragrafin 1 të nenit 8 të Kodeksit

Recension: Nga dëbora e madhe, Vuçiqi shpëtoi një shqiptar të vogël nga Prizreni

на 7. 02. 2014 | | mk
Edhe në titullin e lajmit gazetaresk që e recensojmë, edhe në fjalinë e parë më të rëndësishme sipas rregullave gazetareske, mediumi që e transmeton këtë lajm e thekson përkatësinë etnike të fëmijës që ka qenë i shpëtuar nga një politikan i lartë serb. Nëse lajmet gazetareske, përveç informatave, dërgojnë mesazhe, pyesim pse është aq e rëndësishme mesazhi për përkatësinë etnike të fëmijës? Pse? Tentoni ta lexoni lajmin edhe një herë me atë që do ta injoroni përkatësinë etnike të fëmijës së shpëtuar dhe familjes së tij. Ose nxini ato vende me ngjyrë. Nëse e bëni këtë, do ta shihni se asgjë nuk ka ndryshuar: ende keni lajm për veprim njerëzor të një personi, i cili në këtë rast është politikan

Recension: Foshnjave do t’u inkorporohen çipa GPS

на 28. 01. 2014 | | mk, en
Ka ndoshta ndonjë nevojë të çuditshme tek disa gazetarë dhe redaktorë, që vazhdimisht të jenë në ngërç, që çdo informatë ta bëjnë lajm të lexueshëm, të shikueshëm, të dëgjueshëm edhe pse shpesh ato informata nuk kanë asnjë potencial. Shumë nga ato kanë shkëlqim të rrejshmëm, shkëlqim joshës dhe kryesisht, nëse gazetari nuk ju reziston dhe redaktori nuk i njeh, kthehet në sensacionalizëm. Tekstin të cilin e recensojmë: nuk „njihet“ shkëlqimi i rrejshëm i këtij lajmi si i vlefshëm për publikim dhe është bërë tekst me titull dhe përmbajtje e cila aspak nuk korrespondon me realitetin. Nuk duhet thënë, se në temën inkorporomi i mikro çipave me të dhëna personale dhe GPS karakteristika me të madhe diskutohet anembanë në botë ,

Recension: Forbs: Maqedonia është e shkëlqyeshme

на 24. 01. 2014 | | mk
Në çka shndërrohet media, kur pa e theksuar në mënyrë të qartë publikon tekst reklamues gjegjësisht tekst të sponsoruar? Në tablo reklamimi! Edhe atëherë kur transmetohen faqe të sponsorizuara që janë publikuar në media të tjera, që në rastin e tekstit të cilin e recensojmë, është publikuar në mediat e huaja, mimikria e transmetimit të tekstit të porositur kthehet në një mashtrim të dyfishtë për publikun e medias – edhe reklamim i fshehur, edhe shtrembërim i së vërtetës për të treguar se një revistë e njohur ndërkombëtare publikoi një tekst për performancën ekonomike dhe mundësitë e mira për investime në Maqedoni. Këtë e sugjeron titulli i redaksisë së medias në formë të përmbledhur për artikullin e botuar në një revistë

Leksion gazetaresk: Gazetaria qytetare – Në kërkim të parajsës së humbur

на 22. 01. 2014 | | mk
Gazetaria qytetare – prej çdokund dhe prej çdokujt që ka dëshirë për këtë. Foto: Digital Journal  

Nga ana tjetër e “vijave të kuqe” të gazetarisë tradicionale, korporative dhe partizuar është publiku dhe qytetarët, të cilët, në qoftë se marrin guximin t’i bëjnë hapat e parë për të marrë pjesë në demokraci, në këtë rast edhe nëpër mediat, do të dëshmojnë se publiku është shumë më tepër se sa treg

Recension: Dosje – Millçini dhe Sorosi e krijuan prostitucionin gazetaresk në Maqedoni

на 20. 01. 2014 | | mk
Ka tekste gazetareske të cilat kur do t’i lexoni pyeteni: Pse? Pse është shkruar ky tekst? A zbulon diçka të re? Kë e intereson? A mund të shkaktojë ndonjë ndryshim? Pse? A ka mundur autori, në vend të një teksti të këtillë, të shkruajë diçka është e vlefshme dhe që e meriton vëmendjen e lexuesit? Recensioni i kujdesshëm i këtij teksti, sipas metodologjisë së përcaktuar për vlerësim objektiv, sugjeron se ai nuk ofron përgjigje në këto pyetje. Recensioni tregon se ky tekst është si përgjigje e disa pyetjeve të tjera, të cilat nuk janë gazetareske. Ta shohim se si e dëshmon këtë procedura jonë e dekonstruksionit. Linku deri te artikulli origjinal: Dosje – Millçini dhe Sorosi e krijuan prostitucionin gazetaresk