verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Mobilizim militant mediatik

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë] Para nesh kemi një shembull tipik për kornizim manipulativ, gjegjësisht vendosje të një përmbajtjeje mediatik në kontekst, me çka ajo fiton një domethënie krejtësisht tjetër nga kuptimi i saj autentik. Në këtë rast, përmbajtja është një informatë krejtësisht e parëndësishme, memorabilie për aktivitetet e UÇK-së në Kosovë në vitin 1999, ndërsa korniza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Domethënë, ditën kur filloi numërimi i 100 ditëve deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, media ka zgjedhur të kornizojë një informatë se cila është përcaktuar esencialisht në titull “Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë” që të shkaktojë shqetësim,

Fishekë mediatikë pa barut për Makpetrol-in

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Makpetrol”-i punon nën ekstazi! Josifovski paralajmëron dividendë] Po, ka plotësisht të drejtë lexuesi i Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie kur na e propozon këtë përmbajtje mediatike për recension. Ia lejojmë vetes, që në fillim të kësaj analize, që të shkruajmë se ky tekst është shembull klasik për rekomandimet e llojit “Si ta prishësh një ide të mirë gazetareske në 4 hapa”. Me të vërtetë, tema që e përpunon kjo përmbajtje gazetareske është aktuale, kontraverze, e mbështjellë me mister… Domethënë i ka të gjitha atributet për të qenë informatë e vlefshme mediatike nga e cila bëhet një storje e mirë gazetareske. Mirëpo, në vend të kësaj, në këtë rast është zgjedhë një mënyrë krejtësisht joadekuate, joprofesionale. Linku deri

Voajerizëm gazetaresk

на 1. 09. 2016 | | mk
[Recension: FOTO: Ceca do të bëhet nuse maqedonase?] E shqyrtojmë një përmbajtje mediatike me datë pak më të vjetër, mirëpo për shkak se vjen si propozim i një lexuesi të Shërbimit për verifikimin е fakteve në media dhe për shkak se përfshin çështje të rëndësishme, koha e publikimit të kësaj storjeje është me rëndësi minore në raport me lëshimet serioze që janë bërë në të në aspekt profesional dhe etik. Njëra nga sugjerimet e pëgjithshme të të gjitha rregullave, librave, doracakëve, kodeve…, kur bëhet fjalë për raportimin për jetën e personave të famshëm, të popullarizuar është se edhe kjo gazetari duhet t’i respektojë parimet themelore dhe standardet për vërtetësi, vlerë gazetareske dhe paanshmëri. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ceca

Spekulimi pa vlerë shtuar mbetet spekulim

на 26. 08. 2016 | | mk
[Recension: Zaevi në panik përsëri i ftoi “shitësit e mjegullës”“ (foto + video)] Madje edhe sikur e gjithë kjo të jetë e saktë, megjithatë mbetet spekulim i cili me asgjë nuk mund të konfirmohet, nëse e marrim vetëm tekstin që të na shërbejë për këtë. Spekulim është për shkak se nuk ka asnjë burim, asnjë varg logjik indirekt e as të drejtpërdrejtë të elementeve që shkojnë në favor të pohimit. Nuk është e lehtë të bëhet kjo, mirëpo, nuk është as e arsyeshme të përgatitet një përmbajtje mediatike vetëm në bazë të spekulimeve dhe supozimeve. Informata e tillë spekuluese është atraktive dhe tërheq klikime, mirëpo prapa perdes së atraksionit nuk ka përmbajtje dhe argumente që e krijojnë vlerën e shtuar

Sindromi “Salieri” në gazetari

на 23. 08. 2016 | | mk

[Recension: GJITHNJË E MË SHUMË LËSHIME NË PUNËN E PSP-së]

Për gazetari të mirë ka rregulla të shkruara dhe të pashkruara. Ka libra, teoreticienë, kolegë me përvojë që këmbejnë njohuri, nga e cila mund të mësohen shumë gjëra. Mirëpo, ka një gjë që nuk mësohet. Ai është instikti gazetaresk. Ose e ke, ose nuk e ke. Nëse e ke, e nuk e ushqen, instikti shumë shpjetë do të rudimentojë dhe do të bëhet – zorrë qore. Gjithçka që mund të fitoni nga “zorrët e tilla qore” është gazetaria që vuan nga sindromi “Salieri”. Kjo është gazetari që del nga që në vend që ta zhvillojnë talentin e tyre dhe prej të prodhojnë rezultatet të mira, u bëjnë obstruksione, i pengojnë,

Pohim i pakushtëzuar – argumente zero

на 22. 08. 2016 | | mk
[Recension: Sorosi është futur nëpër fakultete – Listë e re e mercenarëve në Serbi] Është mirë që kur dikush e kryen punën tuaj, ta falënderoni, ta përmendni në ndonjë mënyrë, t’i shprehni mirënjohje. Ky është një veprim shumë i rëndësishëm, profesional dhe korrekt në gazetari, për shkak se burimet në këtë profesion janë më të rëndësishme. Sa i përket kësaj përmbajtjeje mediatike, mundemi vetëm të supozojmë se ky tekst, që kush e di se ku është publikuar, është një nga seria e teksteve që krijohen në bazë të, gjoja, depërtimit në komunikimin me e-email të fondacioneve të miliarderit dhe filantropit, Xhorxh Soro. Themi “gjoja” për shkak se, tani për tani, askush nuk ka konfirmuar se përmbajtjet nga komunikimi janë autentike.

Virus në përmbajtjen mediatike

на 18. 08. 2016 | | mk
[Recension: Xhipi luksoz në të cilin vozitej Sheqerinska është shkatërruar në kufirin grek] Sikur të kishte zemër të gazetarisë së përgjegjshme dhe profesionale, kjo përmbajtje mediatike nuk do ta tërhiqte syrin e vëmendshëm të recensuesve të Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Në vend që të jetë dhe të mbetet informatë e paanshme teknike për një fatkeqësi komunikacioni, me vetëm një paragraf kjo informatë ka shkelur madje 4 nene të Kodit të gazetarëve. Do të fillojmë nga mosrespektimi i parimit për informim në rast të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore i cili parasheh raportim çliruar nga senzacionalizmi (Neni 8, i Kodir) Nuk e mohojmë se në këtë rast, për shkak se bëhet fjalë për person

Lexuesi mesatarisht i emancipuar dhe i edukuar do të thoshte “budallallëqe!”

на 15. 08. 2016 | | mk
[Recension: ЕKSKLUZIVE: Si ballafaqohet me vërshimet në Aerodrom kryetari i komunës nga radhët e PLD-së!?] “Budallallëqe”, do të thoshte shfrytëzuesi mesatarisht i emancipuar dhe i edukuar i përmbajtjeve mediatike, pasi ta lexonte këtë tekst. Mirëpo, jo edhe recensuesi i kujdesshëm i Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie. Pse? Për shkak se recensuesi i kujdesshëm do të fillojë t’i kërkojë përgjigjet në pyetjet se pse ka supozuar se reagimi i një lexuesi mesatarisht të edukuar dhe të emancipuar do të ishte i tillë. Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Si ballafaqohet me vërshimet në Aerodrom kryetari i komunës nga radhët e PLD-së!? Data dhe koha e publikimit: 09.08.2016,  22:51 Data e recensionit: 10.08.2016 Recensues: Zоran Bojarovski

PËR TRADHËTARËT DHE PATRIOTËT

Gazetarët dhe ndjenja për momentin politik

на 27. 07. 2016 | | mk
[Recension: Gjykata Kushtetuese mori leje të vendosë për Katica Janeva] Ka një moment në tekstin që e recensojmë që tregon se ai është joparimor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e argumentuar të tezës së tij kryesore, e ajo është – të kontestohet baza ligjore e vendimit nga marrëveshja e fundit politike që duhet ta lirojë procesin që ka ngecur të inicuar me Marrëveshjen e Përzhinës të vitit kaluar. Ja ku është ky moment, për ne joparimor: “Në fakt, nuk është njësoj se a bëhet fjalë për ligj me të cilin rregullohet ndonjë problem urbanistik apo për ligj në bazë të të cilit mund të ndërmerret ndjekje penale me masë të paraburgimit që caktohet gjatë hetimit dhe me mundësi për dënim

Krijim i prerë dhe i ngjitur nga “supermarketi” i rrjeteve sociale

на 26. 07. 2016 | | mk
[Recension: NJË “BOMBËZ” PARA LSDM-së: “Laramanët” të pakënaqur nga marrëveshja, të etshëm për protesta edh në rrugën e “Bihaqit”] Edhe një herë për të kushedi se të satën herë: Rrjetet sociale nuk janë supermarket, që të hyhet, të merret çka të dëshirohet dhe pastaj prej kësaj të bëhet tregim gazetaresk. Burime, burime, burime… Burimet janë baza elementare. Fundamenti. Orej aty vijnë lajmet, përmbajtjet e përgatitura në mënyrë profesionale. Hyrja në supermarketin e quajtur “rrjete sociale” dhe mbledhja e statuseve dhe pasta në bazë të zgjedhjes, për të cilën nuk ka asnjë sqarim për kriteret në bazë të të cilave është bërë ajo, krijohet një përmbajtje mediatike, të cilën publiku duhet ta gëlltisë si relevante(?!). Çdo lexues i njoftuar mirë, sikurse

Abonohuni për lajmet më të reja