verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Pozicion përfaqësues dhe i anshëm

на 1. 07. 2016 | | mk
[Recension: Mogerini nuk di të përgjigjet në pyetjet për sundimin e të drejtës] Përgjigja në pyetjen se a duhet gazetarët, derisa e kryejnë punën profesionale, të përfshihen në aktivizëm ose fushatë politike është е thjeshtë dhe kategorike. Jo! Nga njëra anë, gazetarët janë thellë të angazhuar politikisht, mirëpo, ata gjithmonë duhet të dallohen si gazetarë, e jo si kundërshtarë politikë, partnerë politikë ose përfaqësues politikë të partive të caktuara politike. Më e keqja është kur këtë e bëjnë si mimikri. Kur involvimi i tyre është i qartë, e ata e fshehin atë. Sa do që të duket paradoksale dhe kundërthënëse, ky lloj i involvimit nuk mund të arsyetohet me dofarë interesash nacionale ose patriotike. Për shkak se, posa gazetari ta

Nuk do t’u besohet se çfarë fallesh bëjnë “gjyshe Vangjat” e gazetarisë

на 29. 06. 2016 | | mk
[Recension: Gjyshe Vangja parashikoi: Еvropa zhduket në vitin 2016!] Me çfarë teksti “gazetaresk” keni punë do t’u bëhet e qartë që në paragrafin e parë. Ja, binduni vetë: “Në Evropë në vitin 2016 pothuajse fare nuk do të ketë jetë, kontinenti do të duket i shkretë dhe i shkatërruar. Еvropa pothuajse do të jetë e papopulluar, e para kësaj do të ndodhin një sërë katastrofash, parashikoi fallxhorja Vangja, vizionet e së cilës janë realizuar në pothuajse 85 për qind të rasteve.” Dhe kini kujdes tani! Jo vetëm që Evropa nuk është e shkretë dhe e papopulluar, që është fakt i njohur madje edhe për “gazetarët fallxhorë”, po ata edhe në përfundim të fjalisë nuk heqin dorë në ideja e tyre

Gazetaria nuk është alkimi

на 28. 06. 2016 | | mk

[Recension: Arkivat osmane vërtetuan: Маqedonia asnjëherë nuk ka qenë greke!]

Nuk është e thënë që gazetarët të dijnë gjithçka. Më me rëndësi është të kërkojnë në vendet e vërteta, e kur do të gjejnë indikatorë, fakte, dokumente, tregime… çkado qoftë që në vete përmban ndonjë informatë intriguese, ajo informatë duhet të shndërrohet në përmbajtje të vlefshme mediatike. Do të thotë, nuk ka çdo informatë potencial për t’u bërë lajm, për t’u bërë përmbajtje e vlefshme mediatike. Madje edhe atëherë kur do të hasë në informatë të tillë, gazetari duhet ta mposhtë mburrjen e tij dhe të kërkojë mendim nga ndonjë ekspert, njohës i rrethanave, i cili do t’i konfirmojë se informata mund të shndërrohet në lajm. Bile edhe më shumë,

Korruptimi i standardeve gazetareske

на 27. 06. 2016 | | mk

[Recension: Komunistë dhe sorosoidë, t’ju vijë turp!]

Duke filluar nga mbititulli dhe titulli dhe duke i përfshirë të gjitha elementet e tjera të përmbajtjes së këtij teksti, ai i ka të gjitha elementet e mendimit ose të komentit. Mirëpo, duke pasur parasysh se nuk është shënuar si i tillë, po ato elemente përsëri e bëjnë këtë raport, retrospeksion, çka do që të jetë, politikisht të anshëm dhe favorizues dhe me këtë është vënë në pikëpyetje integriteti i tij si produkt profesional gazetaresk. Mirëpo, “çka do që të jetë” nuk mjafton kur bëhet fjalë për përcaktimin e zhanreve gazetareske. Kuptohet ato nuk janë dogmë, që janë dhënë njëherë e përgjithmonë, mirëpo ka rregulla të caktuara që duhet të ndiqen, bile edhe

Do të befasoheni sa i thjeshtë është ky tekst

на 22. 06. 2016 | | mk
[Recension: Do të befasoheni – ja çka shohin më shumë maqedonasit në Youtube] Duket e pabesueshme se duhet të shkruajmë një recension për shkak të mosnjohjes elementare të rregullave të gazetarisë në masë aq të madhe në një tekst gazetaresk. Artikulli është inspiruar nga një vegël e re në video-kanalin Youtube, Trending, e cila ofron pasqyrë të videove më të shikuara në një vend. Ja fjalia nga teksti që e sqaron konceptin e Youtube-it: Ai mundëson që njerëzit me ide dhe video-klipe kreative të nënshkruajnë marrëveshje dhe puna e tyre të paguhet sipas numrit të shikimeve. Me të vërtetë shumë gabime drejtshkrimore, sintaksore dhe logjike në vetëm një fjali (në tekstin origjinal në maqedonisht, v.p.) Kjo tregon se deri në

Qëllim malicioz dhe spinues

на 22. 06. 2016 | | mk
[Recension: Revolucioni laraman deri te anëtarët e vet: Sot mos u drogoni] Profesioni i gazetarisë është shumë serioz, i përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, i rëndësishëm. Gjithsesi, gazetaria e mirëfilltë, qëllimmirë dhe profesionale. Këto dimensione të saj gjenden në preambulën e Kodit të gazetarëve: Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe të subjekteve tjera të jetës publike. Mirëpo, në vetëm tre fjali, nga të cilat përbëhet përmbajtja mediatike që e recensojmë, janë shkelur së paku tre dispozita

Skepticizmi është pjesë përbërëse e gazetarisë

на 20. 06. 2016 | | mk
[Recension: Biçikleta që shkon vetë e fascinoi botën] Çka flet për profesionalizmin dhe për përkushtimin kur një medie do të publikojë shaka të një prillit më 9 qershor edhe atë si të vërtetë? Në oqeanin e medieve dhe informatave që ekzistojnë sot, gazetari duhet jetë mjaft i shkathtë që të mos e gëlltisë karremin që ka pamje të bukur, të larme, me erë të mirë që premton shumë klikime. Ndonjëherë për t’i shmangur karremit të tillë nevojitet pak më shumë dije, shkathtësi, profesionalizëm dhe – kurreshtje dhe skepticizëm. Këto dy karakteristika sot më së shumti u mungojnë profesionistëve mediatikë dhe medieve të tyre. Shakaja korporative e 1 prillit e kompanisë Google për biçikletën që shkon vetë me autopilot është aq

Ku panë thirrje për gjakderdhje

на 16. 06. 2016 | | mk
[Recension: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan] Në mekanizmat e propagandës ka një parim të njohur kur “gënjeshtra e përsëritur njëqind herë, bëhet e vërtetë”. E udhëhequr nga një maksimë e tillë, gazetaria propaganduese qëndron në pozitën e joprofesionalizmit, gjegjësisht shumë më saktë, duke i shërbyer propagandës. Mirëpo, ai parim i propagandës i ka edhe kundërefektet e tijm kur burimi i propagandës fillon të besojë në gënjeshtrat e veta. Kjo është ajo fazë, simptomet e së cilës i dallojmë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Si e para, disa fakte të rrejshme që janë përmendur në këtë tekst: N1 nuk është kompani amerikane. Bëhet fjalë për TV-kompani multinacionale, që është regjistruar si TV-platformë rajonale dhe lokale (TV, ueb,

Në anën tjetër të vijës së kuqe të anshmërisë

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: BE-ja dhe SHBA-të nisën ta rrëzojnë Vuçiqin] Në punën e tyre gazetarët duhet të mbështeten në dy veprime që janë ndër më të rëndësishme – verifikimin e informatave, dhe balancimin, gjegjësisht të sigurohet tërësi e informatës nëse ajo përfshin më tepër palë të interesuara. Koncepti i objektivitetit në punën e gazetarisë nuk nënkupton se gazetarët janë të privuar nga paragjykimet. Mirëpo, objektiviteti dhe balancimi janë të domosdoshme si metodologji në praktikën e tyre të përditshme që të mos vihet në pikëpyetje saktësia e informatës për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve. Меtodologjia është objektive e jo gazetari. Ky parim është theksuar në “Parimet e gazetarisë”, në “Doracakun për etikë në gazetari“. Prandaj, ajo që do

Spiuni i mëparshëm, shqetësues aktual

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: Меjer: Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan] Kur shkruhen tekstet gazetareske, gjithmonë duhet pasur në mendje pasojat që mund t’i shkaktojë ai. Sa më të mëdha që janë pasojat potenciale nga një përmbajtje mediatike, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e gazetarëve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me përmbajtjet, temat që mund të shkaktojnë shqetësim. I tillë është teksti që e recensojmë. Vetë titulli i tij “Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan”, menjëherë tregon se kjo temë kërkon trajtim të veçantë. Asgjë nuk duhet t’i nënshtrohet censurës ose autocensurës, mirëpo kur deri në atë masë na është dhënë liria, aq më tepër neve gazetarëve, na imponohet përgjegjësia. Linku deri te artikulli origjinal:

Abonohuni për lajmet më të reja