verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Konsekuencë në propagandë

на 13. 06. 2016 | | mk
[Recension: Xhorxh Sorosi i lan duart nga Maqedonia!] Është shumë me rëndësi që gazetari ose media të jenë konsekuent. Konsekuenca e qëndrimeve arrihet me përzgjedhje të mirë paraprake të burimeve, të cilat detyrimisht duhet t’i përfshijnë të gjitha palët, fakte të verifikuara mirë edhe atë dy herë ose tre herë, që do të demonstrojnë gjithëpërfshirje dhe balancim. Kuptohet, konsekuencë nuk është dogmë. Mund të ndodhë që edhe të gabohet ose rrethanat të tregojnë se ndonjëri nga burimet ka manipuluar… Atëherë më mirë është të pranohet gabimi dhe të përmirësohen gjërat. Nëse duhet, nuk është i tmerrshëm as kërkimi i faljes. Një kohë të gjatë media që e publiki përmbajtjen mediatike që e recensojmë e afirmonte tezën se Xhorxh Sorosi e

Kur media e then kurrizin

на 9. 06. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi përsëri e lakon “kurrizin”: Maqedonia e provokon Greqinë, patjetër duhe të bëjmë lëshime]

Sa herë mund të thehet një kurriz. Me ndihmën e propagandës dhe gazetarisë së njëanshme – mijëra herë. Sa herë që të duash! Para nesh kemi një përmbajtje mediatike e cila është nxjerrë nga intervsita e liderit të opozitës në Maqedoni për një agjenci të huaj. Përveç që nuk ka link deri te intervista që të shihet se ajo është e vërtetë dhe për të fituar mundësi që lexuesit të fitojnë aqsje në të gjitha aspektet e përfshira në këtë intervistë, teksti që e recensojmë nxjerr vetëm një porosi nga ajo bisedë dhe e vendos në kornizë me paramendim që t’i paraqesë si problematike porositë

Nuk do ta besoni: Është rrotulluar në varr disa herë!

на 7. 06. 2016 | | mk
[Recension: Gjyshi do të rrotullohej në varr sikur ta dinte se nipi i tij kërkon rrënjë bullgare] Jeta dhe përditshmëria e qytetarëve janë të plotësuara me tema që meritojnë observim gazetaresk. Një nga kriteret që diçka të jetë e vlefshme për t’u bërë storje gazetareske është ndikimi. Gjegjësisht, ndikimi dhe pasojat nga ndonjë fenomen shoqëror. Në qoftë se ky fenomen ndërlidhet me përfshirjen e gjerë të qytetarëve, atëherë keni temë legjitime dhe atraktive për të shkruar. Mirëpo, nëse një ngjarjeje të tillë, e cila plotëson aq shumë kritere atraktive sikurse kërkesa masovike për pasaporta bullgare, i qaseni në mënyrë sipërfaqësore dhe të njëanshme, si e para, e shkatërroni shansin që u është dhënë që të shkruani një tregim të mirë,

Tre kodet – fytyra e kryetares së PSP-së, lideri i LSDM-së dhe logoja e partisë

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: PSP-ja konfirmoi se Zaevi ka gënjyer për atë se sa biseda të përgjuara të paligjshme  ka dorëzuar] Gjëja e parë që flet për jokoncekuencën e kësaj përmbajtjeje mediatike është ambienti në të cilin është krijuar ajo. Nëse bëni pasqyrë të teksteve të publikuara që kanë të bëjnë me konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike të mbajtur me 3 qershor, menjëherë do ta shihni se asnjë përmbajtje nuk është informatë, lajm, raport, për temën e asaj konferenc për shtyp. Asnjë. Në vend të raportit nga kjo konferencë për shtyp, janë publikuar dhjetëra përmbajtje mediatike, të cilat në mënyra të ndryshme e problematizojnë dhe e ndërlidhin punën e këtij institucioni me tema, të cilat, qartazi, kanë për qëllim ta dëmtojnë

Demonizim dhe hakmarrje

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: Laramanët filluan të punojnë edhe kundër vetes!] I gjerë është spektri i manipulimeve të propagandës. Më e tmerrshme është kur në to marrin pjesë edhe mediet. Njëra nga karakteristikat kryesore të përmbajtjeve gazetareske është të përmbajnë ndonjë risi. Kur tashmë është vendosur të publikohen, duhet të ofrojnë diçka që është ndryshe nga ajo që është publikuar dje. Ç’të re sjell kjo përmbajtje mediatike? Asgjë. Mesazhi kryesor i tekstit është se në protestat nëpër rrugët e Shkupit dhe të qyteteve të tjera, janë në organizim të LSDM-së dhe të “SOROS”-it. Ky “SOROS”-i është interesant sepse gjithmonë shkruhet me shkronja të mëdha, e fare nuk është akronim, shkurtesë, dhe asnjëherë nuk është sqaruar se ç’është “SOROS”-i. Organizatori zyrtar, iniciativa qytetare “Protestoj”,

Senzacionalizëm pa shkak dhe pa ndjeshmëri

на 1. 06. 2016 | | mk
[Recension: FOTO: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë] Nëse këtë recension e fillojmë nga titulli i kësaj përmbajtjeje mediatike: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë, dhe nëse pastaj arrijmë, gjallë e shëndoshë, deri te epilogu edhe i ngjarjes edhe i tekstit: Ai nuk është lënduar, ndërsa katër bashkëudhëtarët e dy veturave kanë pësuar lëndime, janë transferuar në klinika, dhe më pas të gjithë janë lëshuar për shërim në shtëpi, në këtë udhëtim të shkurtër do të ballafaqohemi me një humnerë të pafund ndërmjet profesionalizmi dhe senzacionalizmit pa shkak. Në të vërtetë, aspak nuk është për t’u nënçmuar ky aksident i komunikacionit, dhe për fat,

Ofendime për publikun e vet!

на 30. 05. 2016 | | mk
[Recension: Zaevi dhe Shekerinska janë të veçantë, ne të tjerët jemi kafshë] Njëra nga rregullat kryesore dhe leksionet e para të gazetarisë është se në pyetjet e gazetarëve përgjigjen drejtpërdrejt ata që janë të involvuar, të autorizuarit, ekspertët dhe autoritetet. Zgjedhja bëhet mu sipas kësaj renditjeje. Теksti që e recensojmë nuk i njeh këto rregulla dhe leksione dhe vetë jepë përgjigje. Ja, shiheni: A është veprim i paramenduar paraqitja e Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, dy violinave të para të LSDM-së, në protestën e pardjeshme në Shkup dhe hudhja e balonëve me ngjyrë mbi Ministrinë për Drejtësi nga ana e tyre, me të cilin udhëheqësia e LSDM-së dëshiron ta shfrytëzojë edhe një privilegj nga institucionet e Maqedonisë duke iu referuar

Nxitje e urrejtjes

на 27. 05. 2016 | | mk
[Recension: Huliganët i arrin drejtësinë për dëmin prej mbi 200.000 еurosh: Profesori Kallajxhiev thirret në polici] Së paku 5 nga 17 nenet e Kodit të gazetarëve janë shkelur me këtë përmbajtje mediatike. Kur të merret parasysh ky fakt, bëhet fjalë për devijim serioz nga standardet profesionale të gazetarisë. Kjo duhet theksuar në mënyrë të qartë dhe duhet të argumentohen lëshimet e konstatuara që të munden qytetarët, publikut, të fitojnë një pasqyrë precize, me kontraste, për përmbajtjen mediatike, e cila si e tillë nuk ka vend në vitrinën e gazetarisë profesionale dhe korrekte në aspekt etik. Shmangia e parë dominante nga standardi i paraparë minimal është anshmëria politike. Duke filluar nga titulli, e pastaj duke e shtuar ngjyrimin politik në pothuajse

Hidhërimi dhe ndjenja e “mbështetjes për muri” nuk e duan objektivitetin

на 18. 05. 2016 | | mk
[Recension: Zaevi ulërin nga Afrika: Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë] Shumë gënjeshtra, hidhërim dhe ofendime në vetëm dy fjali (nëntitull) dhe në konstruksionin e titullit të kësaj përmbajtjeje mediatike. Si e para, mbititulli “Intervistë për France press-in, të cilën e transmetoi vetëm vendi i egër”, e paralajmëron gënjeshtrën se intervista e Zoran Zaevit për agjencinë franceze të gazetarisë është transmetuar vetëm në “France press Africa”, gjegjësisht në “edicionin afrikan të France press-it”. Portali ku është gjetur si i vetëm ku është publikuar lajmi i agjencisë për intervistën me liderin e opozitës maqedonase, aspak nuk quhet “France press Africa”. E as “edicioni afrikan i France press-it”. Verifikimi i kujdesshëm që nuk merr shumë

Pulsi i manipulimit dhe i turpit

на 16. 05. 2016 | | mk
[Recension: Еksponentët punojnë për kryeministër shqiptar] Njëria nga parimet kryesore progresive të gazetarisë është përfshirë në preambulën e Kodit të gazetarëve. Ai ua bën me dije gazetarëve se cili është roli i tyre në një shoqëri demokratike: Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike. Në përmbajtjen mediatike që e recensojmë nuk mund të dallohet as gjurma më e vogël e vlerave që i parasheh ky rekomandim i Kodit. Përkundrazi, teksti është përplot

Abonohuni për lajmet më të reja