verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Fokus i zhvendosur

на 11. 03. 2016 | | mk

[Recension: Për LSDM-në, të gjitha adresat kontestuese tashmë janë votues-fantomë]

Njëri nga veprimet klasike të propagandës është zhvendosja e fokusit. Ambienti më i përshtatshëm për këtë veprim janë mediet. Ato munden që vëmendjen e pulikut ta kthejnë në drejtim tjetër, ta defokusojnë nga pika kryesore e problemit në drejtim të ndonjë gjëje tjetër. Diçka që u shkon për shtati atyre që porosisin veprime të këtilla në media. Disa elemente të përmbajtjes mediatike që e recensojmë tregojnë se edhe në të vërejmë një veprim të tillë. Në fakt, teza kryesore e këtij teksti është se opozita duhet ta dëshmojë realitetin e votuesve fantomë, që është zhvendosje klasike e fokusit. Numri masovik i votuesve fantomë që këto ditë doli në sipërfaqe, pasi

Hudhje e benzinës në zjarr

на 9. 03. 2016 | | mk

[Recension: Në marrëveshje me Spasovskin tërhiqet policia dhe vendosen tenda në Butel]

Kur nuk ka aspak përgjegjësi dhe obligim për të raportuar në mënyrë të saktë, gjithëpërfshirëse dhe të konfirmuar me burime ose me argumente të tjera, atëherë mbetet që publiku të bombardohet me përmbajtje mediatike që janë të anshme, me komente, me epitete ofenduese… Mirëpo, kjo nuk është gazetari. Pse? Si e para, nuk ka asnjë argument që do ta konfirmonte pohimin kategorik të titullit. Asnjë burim, asnjë indikacion më serioz se tërheqja e policisë dhe tendat e vendosura janë vepër e marrëveshjes me ministrin Spasovski. Dhe nuk është vetëm kjo. Kjo përmbajtje maksimalisht e nëpërkëmb edhe parimin e parë të Kodit të gazetarëve se nuk do të publikojë

Trampolinë apo megafon i dikujt

на 7. 03. 2016 | | mk

[Recension: Dimitar Stevananxhija: Ti je peshkopi i vetëm për të cilin llajket janë më të rëndësishme, bile edhe se feja dhe puna]

Меtodologjia për recension e “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, në mes tjerash, ka një rregull se nuk do të bëjë recension të kolumnave. Kolumnat, mendimet, janë qëndrime personale, dhe në përputhje me rregullat e pranuara gjerësisht të gazetarisë, ato gjithmonë janë të shënuara në mënyrë të veçantë dhe publikohen në rubrika ose vende ku në mënyrë të padyshimtë publikut i bëhet me dije se bëhet fjalë për përmbajtje që përcjell qëndrime të tilla, personale. Ky recension trajton një përmbajtje mediatike, e cila për nga forma është mendim personal, mirëpo ai mendim personal nuk është shënuar si

Të përsëritet deri në “vdekje” dhe përtej saj

на 3. 03. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi me presion mbi Janevën për hetimet e paargumentuara me qëllim të diskreditimit të personaliteteve nga VMRO-DPMNE-ja]

Njëra nga teknikat e prorpagandës që përdoret më shpesh është përsëritja. Disa fjalë, akuza, etiketa, diskreditime, procese…, duhet të përsëriten shumë shpesh që të bëhen “të vërteta”, gjegjësisht ta infektojnë aparatin dëgjues të qytetarëve që të topitet ndjeshmëria dhe nevoja për të dyshuar. Jo nuk ka nevojë të dyshoni. Ne mund t’u “bindim” për këtë! Emrat dhe fjalët e përdorura në përmbajtjen mediatike që e recensojmë janë ato që përdoren dhe që përsëriten më shpesh në dy tre muajt e fundit në një pjesë të medieve. Ato që janë të afërta me politikat qeveritare. Konteksti në të cilin janë vënë fjalët “Zaev”,

“Vezët e qyqes” së rrufjanit

на 1. 03. 2016 | | mk

[Recension: Dudinkа: Kunati i Llatasit ka pasur seks me Katica Janevën]

Roli i medieve në shoqëritë demokratike nuk është që t’ua lehtësojë punën qeverive, por t’ua vështirësojë me atë që vazhdimisht do të jenë në gatishmëri dhe do ta ndjekin dhe do ta vlerësojnë realizimin e detyrave dhe obligimeve nga ana e tyre. Poashtu, autoritetet duhet vazhdimisht të përkujtohen se kanë përgjegjësi të madhe që me drejtësi t’i praktikojnë privilegjet për menaxhim me resurset shtetërore, për shkak se për këtë kanë fituar mandat nga qytetarët që t’i posedojnë ato resurse. Ky është njëri nga definicionet e shumta për rolin e medieve, dhe mund të zbatohet vetëm në vendet që me të vërtetë janë demokratike. Ndërsa vendi ynë, sipas shumë raporteve,

“Vetëvrasje” gazetareske nga pusia

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Vanhaute ia drejtoi revolen shtetit]

Republika e Maqedonisë është vend i çuditshëm. Me gazetari edhe më të çudtishme. E krijuar nga Zoti që të shkruhen recensione për shembuj të joprofesionalizmit që i tejkalojnë të gjitha kufinjtë e të mundshmes. Dhe gjithmonë befason me “arritje” të reja. “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” është projekt serioz, mirëpo ndonjëherë duhet të merret me produkte shumë joserioze gazetareske, për të cilat ekzistojnë kualifikime adekuate. Mirëpo për shkak të seriozitetit dhe përgjegjësisë së këtij projekti dhe implementuesve të tij, megjithatë nuk do t’i përdorim. Për fat të keq. Një shembull i tillë, është edhe teksti që i nënshtrohet këtij recensioni. Para nesh kemi një rast ku një tweet shumë të mprehtë dhe

Kodi etik i RTM-së si “letër toaleti”

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Takim i katër liderëve]

Ditari televiziv i mbrëmjes në televizionin kombëtar më 21 shkurt e shkeli kodin e vet, Kodin etik të RTM-së. Në kulmin e debatit për reformat e medieve, RTM-ja i përgatiti dhe i promovoi standardet profesionale dhe etike të të punësuarve në shërbimin publik mediatik, pjesa më të madhe e të cilave kanë të bëjnë me gazetarët dhe punën e tyre. Mirëpo, ja nuk kaluan as dy muaj të plotë, dhe u shkelën dy nene të rëndësishme të kodit të tyre. Televizioni e fshehu një fakt. Gjegjësisht, informoi në mënyrë të pasaktë se më 21 shkurt në takimin e liderëve kanë qenë të pranishëm të gjithë katër kryetarët e partive më të mëdha politike në vend.

Proporcion i ndotur me anshmëri

на 23. 02. 2016 | | mk

[Recension: Qytetarët e dijnë se kush gënjen, e kush punon edhe për pastrimin e ajrit dhe për projekte për jetë më të mirë]

Një nga parimet themelore të gazetarisë është që lajmet të jenë të plota dhe proporcionale. Insistimi që lajmet të jenë proporcionale sa i përket rëndësisë së tyre qëndron në bazën e kërkimit të së vërtetës. Gazetaria është sikur hartografia: ajo krijon harta të cilat u ndihmojnë qytetarëve që të gjinden me sukses në sistemet shoqërore. “Fryrja” e ngjarjeve për shkak të senzacionalizmit, nënçmimi i burimeve të tjera, stereotipizimi dhe qëndrimi joadekuat negativ, nuk krijojnë harta të vërteta. Kemi raport nga mbledhja e Qytetit të Shkupit, ku është diskutuar për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Kjo është njëra

Vetë gazetari pyet, vetë gazetari përgjigjet

на 23. 02. 2016 | | mk

[Recension: Hapa të dyshimtë të Katica Janevës: Tërheq lëndë që nuk kanë asnjë lidhje me bisedat e përgjuara]

I njohur është stereotipi për gaztarët si “të gjithëdijshëm që nuk dijnë asgjë”. Ky tekst, për fat të keq, përputhet me këtë stereotip. Të njohura dhe të rekomandueshme janë leksionet bazike për gazetarët, ku thuhet se tekstet, tezat dhe pohimet e tyre, gazetarët duhet t’i mbështesin me burime. Këto burime, në mes tjerash, mund të jenë empirike, të ekspertëve ose të autorizuara (“Bëhu gazetar”, B. Geroski, Matica makedonska, 2005). Tema për të cilën flet ky tekst është iniciativa e PSP-së për t’i marrë lëndët: “Përgatitja, mbajtja, ndërmjetësmi dhe tregtia e palejuar me armë dhe materiale shpërthyese” dhe “Tregimi i materialeve pronografike fëmijës”,

Dhunë mbi standardet gazetareske

на 16. 02. 2016 | | mk

[Recension: KOMPROMETIM: Janeva dhe Fatime Fetai u nisën të kontestojnë fitore prej 200.000 votash, ndërsa në kërkesën për paraburgim kanë shënuar 1.400 qytetarë të Maqedonisë që kanë votuar]

Vetëm në dy mënyra mund të vlerësohet kjo storje mediatike: si veprim naiv diletant ose si përmbajtje me prapavijë politike që ka për qëllim ta shtrembërojë realitetin. Opcioni i parë, veprimi naiv diletant, bie poshtë, për shkak se dominon qëllimi që të spinohet dhe të politizohet paraqitja e Prokurorisë speciale publike (PSP) me çdo kusht, madje edhe me çmim të diskreditimit të vetin profesional. Si të interpretohet përndryshe veprimi gazetaresk që manifeston mosnjohje të skajshme të temës për të cilën raportohet, si dhe mungesa e dëshirës për t’i konsultuar ligjet ose ekspertët

Abonohuni për lajmet më të reja