verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Силвана Жежова

Statusi në “Facebook” nuk është dëshmi se ka qeveri të re

на 24. 02. 2017 | | mk

 [Recension: GATI ËSHTË! URIME QEVERINË E RE POPULL! BDI-ja SOLLI VENDIM PËR KOALICIONIM ME LSDM-në! Drejtori i Civil-it, Xhabir Deralla publikoi në FB!]

Теksti që e recensojmë e dezinformon publikun për formimin e qeverisë së re, duke iu referuar statusit të publikuar në “Facebook”, nga ana e njeriut të parë të “Civil”-it, Xhabir Deralla. Artikulli nuk e merr parasysh deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili në mbrëmjen e 22 shkurit deklaroi se “kryesia qendrore e BDI-së nuk do të sjellë asnjë vendim për atë se a do t’i jepen nënshkrimet LSDM-së për formimin e qeverisë së re ose jo.” Ai paralajmëroi se debeati në parti do të jetë maratonik dhe nuk e përjashtoi mundësinë që grupi i

Akuza tendencioze pa fakte

на 17. 02. 2017 | | mk

[Recension: Kokallanovi në mbrojtje të “platformës shqiptare” duke i përqeshur reagimet e maqedonasve]

Теksti që e recensojmë e diskrediton gazetarin Sasho Kokallanov, duke e prezantuar si tradhtar të popullit maqedonas. Për akuzat e këtilla serioze artikulli nuk ofron dëshmi dhe argumente, e as që në mënyrë precize e përmend burimin e informatave. Gjuha ofenduese ndaj Kokallanovit, me gjasë, është provokuar nga ndonjë kolumnë e tij, mirëpo kjo në këtë përmbajtje mediatike nuk është thënë haptazi, e as që është vënë ndonjë link që lexuesit të mund burimisht t’i lexojnë qëndrimete e autorit dhe vetë të nxjerrin përfundime për to. Në tekst ka interpretime dhe komente paushalle, pa ofruar qasje të drejtpërdrejtë në atë që saktë e ka thënë personi që

Tekst për numërim të klikimeve

на 16. 02. 2017 | | mk

[Recension: Sonte merrni një gjethe dafine dhe thuajeni këtë që të pasuroheni]

Artikulli që e recensojmë as informon, e as që trajton ndonjë temë që është e dobishme për qytetarët. Me këtë rast, nuk ka burim për pohimin që bëhet, e as për vërtetësinë e tij, ndërsa shkak është një dukuri natyrore, siç është rasti me hënën e plotë. Titulli është senzacionalist, me qëllim që të tërheqë numër më të madh të lexuesve dhe të klikimeve. Теkstet që bëjnë pjesë në kategorinë “interesante”, njësoj sikurse edhe atë që janë informative, duhet t’i plotësojnë standardet dhe rregullat e gazetarisë që vlejnë edhe për artikujt tjerë, pa marrë parasysh se trajtojnë tematikë zbavitëse. Linku deri te artikulli origjinal: Sonte merrni një gjethe

Sorosi fajtor edhe për mbylljen e “Jugohromit”!

на 7. 02. 2017 | | mk

[Recension: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur]

Теksti që e recensojmë ka qasje selektive ndaj problemit me ndotjen, dhe për shembull është marrë qyteti i Tetovës, mirëpo me këtë rast nuk merret parasysh fakti se, për shembull, edhe banorët e qyteteve të tjera, si ata të Shkupit, gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM10, ndërmjet 145 dhe 177 ditë. E ngjashme është gjendja edhe me qytetet e tjera, mirëpo në tekst prej kryetarëve të tyre nuk kërkohet përgjegjësi, siç është bërë me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi. Linku deri te artikulli origjinal: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti

Lajm i vjetër “i recikluar”

на 16. 01. 2017 | | mk

[Recension: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin]

Teksti që e recensojmë është lajm i vjetër (nga korriku i vitit 2015) për shëtitjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong0un, ndërsa është publikuar në janar të vitit 2017. Edhe pse lajmi është i saktë dhe nuk ka asgjë kontestuese në të, megjithatë lexuesve u ofrohet një informatë e vjetër, e cila informon gabimisht për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë lexuesit nuk e dijnë se kjo ka ndodhur para më shumë se një viti, dhe këtë mund ta perceptojnë si lajm aktual. Media që e plasoi lajmin, pas disa orësh kërkoi falje nga lexuesit për shkak të aktualizimit të lajmit të vjetër, mirëpo, prap

Zhernovski kritikohet në mënyrë tendencioze për borën

на 10. 01. 2017 | | mk

[Recension: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e papastruara (FOTO)]

Në tekstin që e recensojmë, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, pa bazë akuzohet se shërbimet e komunës nuk i pastrojnë rrugët e komunës Qendër. Bëhet fjalë për dezinformatë, për shkak se pothuajse në të njëjtën kohë kur u publikua ky tekst, te mediet arriti komunikata e komunës, ku njoftohet se borra në Qendër pastrohet me katër makina dhe nëpër rrugë janë hedhur disa tonë kripë. Poashtu, kryetari Zhernovski në profilin e tij në  “Facebook” e la telefonin për kontakt të udhëheqësit të komunës, që qytetarët të paraqiten nëse shërbimet nuk kanë intervenuar në ndonjë rrugë. Linku deri te artikulli origjinal: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e

Keqpërdorim i medieve për korrespondencë personale dhe për ofendime

на 26. 12. 2016 | | mk

Ofendimet në diskursin mediatik mund të përdoren vetëm për ilustrim për atë që nuk është e mirë. Foto: Wikimedia

Në medie më së paku ka vend për përdorimin e shprehjeve vulgare, ofendimeve, sharjeve, gjegjësisht të gjuhës që është e pahijshme për t’u konsumuar nga publiku, mirëpo për fat të keq, pikërisht ajo përdoret shumë në televizione në të ashtuquajturat show-e, emisione debative, e gjithnjë e më e pranishme është edhe në hapësirën mediatike në internet. Atje pothuajse edhe nuk vlen asnjë rregul dhe shumë pak respektohen standardet e profesionit.

Shkruan: Silvana Zhezhova Gazetarët nëpërmjet medieve plasojnë informata që janë me interes të përgjithshëm për publikun dhe të cilat informojnë për gjendje të caktuara shoqërore, në bazë të të cilave qytetarët

Rasti “Titaniku” i parëndësishëm, esenciale pamja e prokuroreve

на 24. 12. 2016 | | mk
Seksizmi – akoma merremi me këtë. Foto: screenshot, foto efekti: funphotobox

Praktikimi i seksizmit në gazetarinë e sotme, edhe atë jo vetëm fshehurazi, por edhe haptazi dhe në masë të madhe deri në nivel të diskriminimit gjinor, është i palejueshëm në redaksitë bashkëkohore. Fakti që seksizmi dhe diskriminimi gjinor akoma ekzistojnë dhe praktikohen haptazi, edhe atë nga gazetarët në pozitat më të larta të profesionit, tregon se sa ka nevojë për pastrim ky profesion edhe atë në shumë nivele.

Shkruan: Silvana Zhezhova Edhe pse mendohet se diskriminimi gjinor është karakteristikë për ndonjë kohë të kaluar, seksizmi në shoqërinë e Maqedonisë është i pranishëm edhe sot, edhe atë në baza të shumta. Ndoshta në një periudhë të caktuar lëvizi nga pika

Fotografia e cila bën “nga miza bullicë”

на 15. 12. 2016 | | mk

[Recension: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”]

Fotografia e cila i është bashkangjitur tekstit me titull: “Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”, nuk përkon me realitetin e kësaj ngjarjeje. Edhe pse informata është se është djegur vetëm konstruksioni i pullazit, fotografia tregon diçka krejtësisht tjetër, sikur digjet e gjithë shkolla. Për shkak se bëhet fjalë për informatë të ndjeshme, çdo shtrembërim i të vërtetës mund të shkaktojë panik dhe shqetësim te qytetarët, gjegjësisht te prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë. Linku deri te artikulli origjinal: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci” Data dhe koha e publikimit: 01.12.2016 Data e recensionit: 14.12.2016 Recensuese: Silvana Zhezhova

FOTOGRAFI E GABUAR

Sipas buletinit të MPB-së, ngjarja me të vërtetë ka ndodhur, mirëpo

Tentim shumë brutal për njollosjen e atyre që mendojnë ndryshe

на 14. 11. 2016 | | mk
[Recension: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët assesi ta kuptojnë] Titulli i tekstit që e recensojmë është tendencioz dhe dezinformues, për shkak se u ngjet etiketa njerëzve si “sorosoidë” vetëm për shkak se nuk u ka pëlqyer zgjedhja e Donald Trampit për kryetar të SHBA-ve. Mirëpo, teksti nuk jep përgjigje se pse këta njerëz janë “sorosoidë” dhe cili është kriteri që të fitohet etiketa e tillë. E dyta, ajo që atyre nuk u pëlqen se kë e kanë zgjedhur për kryetar qytetarët e SHBA-ve, nuk i vë automatikisht në kategorinë “sorosoidë”. Linku deri te artikulli origjinal: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët