verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Силвана Жежова

Vetëm të sulmohet Zaevi

на 10. 11. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues dhe më së paku mund të gjendet në rubrikën “lajme”. Në titull konstatohet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është “i bindur në humbje”, që është në kundërshtim me deklaratat që i jep ai për zgjedhjet e 11 dhjetorit, në të cilat ai thotë se është i bindur në humbje. Titulli i këtillë e imponon pyetjen se pse dikush do të merrte pjesë në zgjedhje nëse dihet se kjo është betejë e humbur që më parë?! Linku deri te artikulli origjinl: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet! Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016 Data e

Tekst i cili tashmë e shpalli fituesin e zgjedhjeve

на 19. 10. 2016 | | mk

[Recension: Tentim i tejdukshëm për destruksion dhe konflikt të ri nga ana e LSDM-së: Përsëri në vend të projekteve dhe progamit duan të ikin nga zgjedhjet me veprime të parashikueshme dhe të turpshme]

Artikulli publikon informata të pavërteta në lidhje me veprimtarinë e LSDM-së opozitare, ndërsa arsyeja për këtë është fakti që kjo parti ishte udhëheqëse e marshit protestues më 11 tetor. Me këtë marsh, organizatorët e shënuan Ditën e kryengritjes në Maqedoni dhe dërguan porosi për liri, që askund në teskt nuk përmendet, edhe pse është përdorur fotografi nga kjo ngjarje. Kjo e drejtë demokratike e protestimit nuk mund të vendoset në korelacion e programin e LSDM-së, të cilin partia në formë të përgjithshme e prezantoi në kongresin e

E pse Gruevski të mos shkojë në këmbë?!

на 5. 10. 2016 | | mk

[Recension: A KA MUNDËSI ZAEVI OSE ÇADRA TË SHËTISIN KËSHTU LIRSHËM: Lideri i VMRO-DPMNE-së në mes të popullit!]

Tеksti që i nënshtrohet këtij recensioni, që në titull e lartëson liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, për shkak se “lirshëm ka shëtitur në mesin e njerëzve të zakonshëm”! E si duhet të shëtisë lideri i një partie?! Dhe pse shëtitja e Gruevskit, prej Muzeut të VMRO-së deri te selia e VMRO-DPMNE-së, duhet të konsiderohet si një arritje e madhe me të cilën duhet të entuziazmohemi? Linku deri te artikulli origjinal: A KA MUNDËSI ZAEVI OSE ÇADRA TË SHËTISIN KËSHTU LIRSHËM: Lideri i VMRO-DPMNE-së në mes të popullit! Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016 Data e recensionit: 12.05.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

Titull për tërmet që ia nxjerr mendtë lexuesit

на 16. 09. 2016 | | mk

 

[Recension: Tërmet prej 5,7 shkallësh: 13 të vdekur dhe 203 të lënduar]

Shembull shkollor për tekst, i cili me titullin e tij “ia nxjerr mendtë” lexuesit, për shkak se mendimi i parë që u shkon ndërmend qytetarëve të Maqedonisë gjatë javës së kaluar, është se bëhet fjalë për Maqedoninë, e artikulli është publikuar në mëngjes, pak kohë pas tërmetit të parë nga seria e tërmeteve relativisht të fuqishme, që ndodhën në vendin tonë deri dje. Tërmeti i parë që ndodhi në orën 7 të mëngjesit të dielën ishte me intensitet prej 4,4 shkallësh sipas Shkallës së Rihterit, mirëpo këtë informatë ndoshta atëherë dikush e ka lexuar, e dikush jo. Prandaj, publikimi i tekstit me një titull të këtillë, në kohë

Mbjellje e frikës në mesin e qytetarëve

на 9. 09. 2016 | | mk

[Recension: KUJDES: Një çift i rrezikshëm ndjek fëmijë të vegjël nëpër Shkup me qëllim që t’i kidnapojë]

Teksti që e recensojmë përhap panik në mesin e qytetarëve për shkak se publikon informata të pakonfirmuara në lidhje me tentimet për kidnapim të fëmijëve në disa lagje të Shkupit. Ai bazohet në një status në “Facebook”, i cili edhe pse ishte publikuar në fund të tekstin, në ndërkohë është larguar. Një artikull me një pohim të këtillë serioz për sigurinë e fëmijëve, që e prek çdo prind, nuk mund të bazohet vetëm në një status në Facebook, por gjatë përgatitjes së tij është dashur të verifikohet se a ka pasur denoncim në MPB ose, të sigurohet deklaratë nga ndonjë prind i tanguar,

Tekst i cili nga ndeshja sportive bën skandal politik

на 1. 09. 2016 | | mk

[Recension: ZAEVI U BASHKUA ME “BALLISTËT”: Lideri i LSDM-së bënte tifo për Shkëndinë në prani të flamujve të UÇK-së (FOTO)]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka për qëllim që në mënyrë të pabazë dhe pa fakte ta paraqesë liderin e opozitës Zoran Zaev si tradhëtar të popullit maqedonas, për shkak se ka qenë prezent në ndeshjen ndërmjet klubeve futbollistike të “Shkëndijës” dhe “Gentit”. Zaevi është “fajtor” për shkak se ka qenë i ulur disa metra më larg vendit ku janë “valuar flamujt e UÇK-së dhe shallet me hartën e Shqipërisë së Madhe”, dhe, sipas tekstit, kjo do të thotë se lideri i opozitës e mbështet idenë për Shqipëri të Madhe. Edhe pse në këtë ndeshje morën pjesë edhe politikanë

Prej këtij teksti ka vetëm dëm

на 18. 08. 2016 | | mk

[Recension: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore]

Titulli i tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni e dezinformon publikun dhe përhap panik ndërmjet qytetarëve për kualitetin e pemëve dhe perimeve që shiten nëpër tregje. Në të thuhet se në tregjet e gjelbërta produktet gjoja janë përplot me helme. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tillë, megjithatë teksti nuk ofron asnjë dëshmi për këtë. Nuk ka asnjë deklaratë ose qëndrim nga ana e institucionit kompetent për kontroll të kualitetit të ushqimit, në këtë rast të Inspektoratit për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, me çka do të konfirmohet ose do të demantohet ky pohim. Me këtë rast, nuk është

Senzacionalizëm që e shkel dinjitetin e të vdekurve

на 21. 07. 2016 | | mk

[Recension: Kërçova në shkok, dy fëmijë mbetën pa nënë – Dëshmi për tragjedinë]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni shkruan për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur të shtunën kah mbrëmja në rrugën Gostivar – Kërçovë, ku jetën e humbën tre udhëtarë, identiteti i të cilëve në tekst është zbuluar. Bëhet fjalë për qytetarë të Kërçovës, që nuk janë persona publikë, dhe emrat dhe mbiemrat e tyre nuk është dashur të publikohen. Sipas nenit 8 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, “mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi”. Ky tekst që në titull, “Kërçova në shkok, dy fëmijë mbetën pa nënë – Dëshmi për tragjedinë”,

Tekst që nxit dhunë

на 19. 07. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja e dëshpëruar: Tallet me vktimat në Turqi dhe bën thirrje për përledhje të përgjakshmе me armë në Maqedoni]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni nxit dhunë, duke e akuzuar pa bazë partinë më të madhe opozitare se bën thirrje për “përleshje të përgjakshme në Maqedoni dhe fotografi të njëjtë sikur në Turqi”. Njëkohësisht, LSDM-ja akuzohet se edhe “tallet me viktimat”, duke aluduar se të njëjtën ia dëshiron edhe popullit të vet. Titulli, sikurse edhe nëntitulli, nuk ofron asnjë dëshmi në këtë drejtum, përveç statuseve të personave aktivp në rrjetet sociale, të cilat janë interpretuar më mënyrë të qëllimshme dhe paushalle (përndryshe disa edhe nuk janë anëtarë të kësaj partie). Përveç kësaj, statuset e tyre individuale, pa marrë

Titull i gjatë me kilometra me disa kilogramë vullgaritete

на 10. 06. 2016 | | mk
[Recension: Betmen Pushit aktivizohet nga regjimi që ta hajë m…tin që as Filip Petrovski nuk dëshiron ta hajë, kërcënohet se do t’i rrahë të gjithë nga Revolucioni laraman]
Përveç titullit të gjatë me “kilometra”, i cili në fakt, ka dashur të thotë gjithçka, dhe ajo që duheshte të jetë artikull nuk ka aspakt tekst, vetëm screenshot nga publikimi në Facebook! Bëhet fjalë për njërin nga shembujt e shumtë nëpër portalet në internet ku shkatërrohen të gjitha standardet e shkrimit gazetaresk, për shkak se këtu më së pakur ka gazetari, e aq më pak shkrim. Bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të një medieje, në të cilin, për shkak të statusit në “Facebook” të dikujt që mendon ndryshe, përdoret fjalor vullgar për

Abonohuni për lajmet më të reja