verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Силвана Жежова

Me dru e gurë ndaj ministreshës Remenski!

на 18. 05. 2016 | | mk

 

[Recension: Prindërit nga komuna e Ilindenit të revoltuar: Remenski nuk e nënshkruan aktvendimin për kryerje të veprimtarisë për çerdhen e re]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni tregon me gisht kah ministresha teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, si “fajtore” e vetme për mosfunksionimin e çerdhjes së re në komunën e Ilindenit. Mirëpo, për akuzat e këtilla nuk ofrohet asnjë argument i qëndrueshëm, por si “dëshmi” e vetme ofrohen deklaratat e prindërve. Deklaratat e tyre, pa dyshim, janë të rëndësishme për këtë tregim. Mirëpo, pavarësisht nga ajo se prindërit ballafaqohen me problem real (ruajtjen-përkujdesjen e fëmijëve derisa janë në punë), megjithatë, ata nuk mund t’i përcaktojnë shkaqet e vërteta për atë se kush e pengon hapjen e kësaj

Shembull shkollor për dezinformim

на 16. 05. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja e pranoi se nuk e ka mbështetjen e popullit se përsëri iku nga zgjedhjet]

Teksti me titull “LSDM-ja e pranoi se nuk e ka mbështetjen e popullit se përsëri iku nga zgjedhjet”, paraqet shembull shkollor për atë se si dezinformohet publiku. Ky material pohon se LSDM-ja u ik zgjedhjeve për shkak të rejtingut të ulët, ndërsa e anashkalon shkakun e vërtetë për këtë vendim, të cilin lideri i opozitës, Zoran Zaev, e theksoi në konferencën për shtyp më 6 prill. Atëherë ai theksoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, për shkak se “VMRO-DPMNE-ja e prish Marrëveshjen e Përzhinës, gjegjësisht nuk ka listë të pastruar zgjedhore, medie të reformuara me

Publikim i turpshëm dhe i pahijshëm

на 20. 04. 2016 | | mk

[Recension: KU…Ë E NDYRË E PATURPSHME!!! SI NUK KE TURP MOJ, PROFESORESHË JE P…N E N…S!!!]

Kjo përmbajtje mediatike është kornizuar me titull ofendues, është e ngarkuar me fjalë fyese dhe rrezaton me mosdurrim, madje edhe urrejtja ndaj profesoreshës Violeta Açkovska. Gazetari mund të mos pajtohet me qëndrimin e dikujt, mirëpo kjo nuk i jep të drejtë të diskreditojë dhe të nënçmojë. Kjo është precizuar në preambulën dhe në disa nene të Kodit të gazetarëve: Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve…, thuhet се вели во преамбулата. Gazetari nuk do të krijojë e as

Bashkim i gjërave që nuk bashkohen

на 19. 04. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Këta heronj vdiqën duke e mbrojtur Maqedoninë, huliganët e LSDM-së dëshirojnë të ketë ende viktima]

Теksti që është kornizuar me titull tendencioz vë në kontekst të njëjtë dy ngjarje të cilat realisht nuk kanë asnjë lidhje. Ai vendos shenjë të barazisë ndërmjet rasteve “Lagja e trimave” në Kumanovë – kur tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë e humbn jetën në aksionin policor për eliminimin e grupit terrorist (9 dhe 10 maj 2015) dhe protestës qytetare kundër Vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov (13 prill 2016). Ky artikull spekulues manipulon me publikun dhe me lehtësi i akuzon qytetarët që protestojnë se janë: “huliganë”, “të nxitur nga LSDM-ja dhe SOROS-i” të cilët, gjoja, u dëshirojnë policëve që të “përsëritet Kumanova”. 

Mëshira e Ivanovit paska qenë vetëm për Zaevin dhe Verushevskin

на 15. 04. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Qytetarët kërkojnë që Zaevi, Verushevski dhe krijuesit e krizës të përgjigjen]

Теksti në mënyrë të njëanshme e paraqet vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov, me të cilin ndërpriten të gjitha procedurat pedale kundër politikanëve të pushtetit dhe të opozitës, e të cilët janë të lidhur me krizën politike dhe me përgjimin, sikur ai është marrë vetëm në interes të Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit. Në artikull mungon pala e dytë, gjegjësisht qëndrimi i liderit të opozitës, i cili në konferencë për shtyp njoftoi se nuk pajtohet me vendimin e Ivanoit dhe kërkoi dorëheqje prej tij. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Qytetarët kërkojnë që Zaevi, Verushevski dhe krijuesit e krizës të përgjigjen Data dhe koha e publikimit: 12.04.2016 Data

Senzacionalizmi më i rëndësishëm se dhimbja personale!

на 12. 04. 2016 | | mk

[Recension: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto)]

Fotografitë eksplicite nga vajza e lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, janë në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske për raportim etik. Në rastin konkret, është shkelur privatësia e personit që ka pësuar në aksident. Veprimi i këtillë është në kundërshti me dispozitat e Doracakut për etikë në gazetari, ku thuhet se “kur raportojnë për ngjarje që kanë shkaktuar tragjedi personale, dhimbje dhe shok – gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët duhet të tregojnë dhembshuri, diskrecion dhe maturi.” Për fat të keq, në këtë rast kjo nuk është respektuar. Linku deri te artikulli origjinal: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto) Data dhe

Fotografi reale për ferrin e quajtur Idomeni

на 28. 03. 2016 | | mk

[Recension: Ferri tani quhet Idomeni]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor, ai realisht e tregon gjendjen me emigrantët në kampin grek Idomeni. Nëpërmjet një stili të bukur narativ, , artikulli në mënyrë ilustruese e sqaron vuajtjen e refugjatëve dhe të publikut lexues dhe i afron problemet me të cilat ballafaqohen emigrantët për çdo ditë në kamp. Маteriali është i mbështetur me fotografi adekuate që e përforcojnë përshtypjen e këtij tregimi. Linku deri te artikulli origjinal: Ferri tani quhet Idomeni Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016 Data e recensionit: 24.03.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

GJENDJA FAKTIKE

Në reportazh i kushtohet vëmendje numrit të emigrantëve dhe njëkohësisht theksohet munges e infrastrukturës, e cila do t’u përgjigjet nevojat të tyre

Me çdo kusht sulmoje Remenskin

на 18. 03. 2016 | | mk

[Recension: Remenski e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe persona me invaliditet]

Në tekstin e artikullit, ministresha për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska-Remenski, akuzohet se e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe për personat me invaliditet, pa i ofruar faktet dhe dëshmitë për këtë në tekst. Pa ofrimin e argumenteve të mjaftueshme, vihet në pikëpyetje vërtetësia e pohimit në konstruksionin e titullit. Linku deri te artikulli origjinal: Remenski e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe persona me invaliditet Data dhe koha e publikimit: 16.03.2016 Data e recensionit: 17.03.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

NJËANSHMËRI

Artikulli “godet” në baza emotive, duke tentuar që ta paraqesë ministreshën Tashevska-Remenski se nuk ka ndjenja ndaj personave me pengesa. Me

Me të gjitha forcat kundër Vanhautes!

на 17. 03. 2016 | | mk

[Recension: Përgjigje e ashpër ndaj provokimeve të Vanhautes: Prej lehtësuesit të mëparshëm, në njeri që leh dhe askush nuk e kupton seriozisht]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni ësht ofendues dhe përmban gjuhë përplot me urrejtje ndaj lehtësuesit belg, Piter Vanhaute. Duke u mbështetur vetëm në komente nga qytetarët, të cilët, gjoja, kanë qenë të revoltuar nga sjellja e Vanhatues, artikulli ka për qëllim të diskreditojë punën e ndërmjetësuesit. Në të aspak nuk ka arsyetim se për cilat provokime të Vanhautes qytetarët, gjoja, reagojnë, siç është theksuar në titull. Linku deri te artikulli origjinal: Përgjigje e ashpër ndaj provokimeve të Vanhautes: Prej lehtësuesit të mëparshëm, në njeri që leh dhe askush nuk e kupton seriozisht Data dhe koha e publikimit:

Paralajmërim: Publikim shqetësues!

на 10. 03. 2016 | | mk

[Recension: Nesër në Maqedoni fillon lufta? Shihni se çka do të ndodhë në Butel]

Теksti, i cili përndryshe nuk ka tekst, dhe ka titull senzacionalist dhe që është ilustruar me fotografi nga ngjarjet e mëparshme nëpër rrugët e Shkupit, ka për qëllim të shkaktojë panik te populli dhe të “nxisë” tensione ndëretnike. Bëhet fjalë për paralajmërim dramatik për protestën në Butel, e cila përfundoi pa eskalim të situatës. Si përgjigje ndaj protestës së shqiptarëve për vendosjen e kryqit në Butel, me të vërtetë dolën edhe maqedonasit, mirëpo nuk pati tensione të mëdha.
Linku deri te artikulli origjinal: Nesër në Maqedoni fillon lufta? Shihni se çka do të ndodhë në Butel Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016 Data e recensionit: 09.03.2016

Abonohuni për lajmet më të reja