verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Силвана Жежова

Teksti “godet” në mënyrë patriotike

на 3. 03. 2016 | | mk

[Recension: Zgjedhjet më 5 qershor janë referendum i qytetarëve për ardhmërinë e vendit]

Теksti “godet” në bazë nacionale dhe datë e zgjedhjeve të parakohshme – 5 qershor – e vendos në korelacion me referendumin për pavarësinë e vendit, që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991. Dy ngjarje të cilat, duke i pasur parasysh rrethanat historike dhe politike, assesi nuk mund të lidhen. Në referendumin e vitit 1991 vendosej për sovranitetin dhe për pavarësinë e Maqedonisë. Ndërsa më 5 qershor të këtij viti, qytetarët do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në parlament – (të zgjedhurit e popullit, deputetë), të propozuar në listat me kandidatë të partive politike, koalicioneve ose grupeve të zgjedhësve. Kjo është diçka krejtësisht tjetër. Ajo

Të gjithë janë si Zaevi!

на 23. 02. 2016 | | mk

[Recension: Аleksovi dhe Zaevi me qëndrim të njëjtë për zgjedhjet]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni, qëllimisht vendos shenjë të barazisë ndërmjet qëndrimit të kryetarit të asociacionit qytetar “Most”, Darko Aleksov, dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev, në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Duke u nisur nga një perceptim i tillë, çdokush që konsideron se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas definicionit, duhet të barazohet me Zaevin. Linku deri te artikulli origjinal: Аleksovi dhe Zaevi me qëndrim të njëjtë për zgjedhjet Data dhe koha e publikimit: 17.02.2016 Data e recensionit: 18.02.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

NUMRA PAUSHALLË

Në artikull janë shënuar informata të pavërteta, se Aleksovi nuk ka ofruar argument të vlefshëm dhe të

Tekst që e kundërshton vetëveten

на 19. 02. 2016 | | mk

[Skandal: Intervistë e Zaevit për një ueb-faqe pornografike!]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përpiqet që ta zhvlerësojë dhe ta nënçmojë medien për të cilën ka dhënë intervistë lideri i opozitës, ndërsa naga ana tjetër citon pjesë nga intervista të cilat i konsideron interesante. Qëllimi është që media të prezantohet si fushë e sigurtë për t’u paraqitur lideri i opozitës, duke e lidhur në mënyrë të pabazë me pjesëmarrjen e tij në një televizion me koncesion nacional. Linku deri te artikulli origjinal: Intervistë e Zaevit për një ueb-faqe pornografike Data dhe koha e publikimit: 14.02.2016 Data e recensionit: 16.02.2016 Recensuese: Silvana Zhezhova

KONTRADIKTË

Teksti është kontradiktor, për shkak se në të, së pari shprehen dyshime për vërtetësinë e intervistës, e

“Demaskim” pa fakte

на 16. 02. 2016 | | mk

[Llatasi: Gjatë kohës së Gruevskit klani i Zaevit ka qarkulluar 205 milionë euro (FOTO)]

“Tekstit” që i është nënshtruar këtij recensioni, i cili është kornizuar me mjë titull spekulues, i mungon teksti. Ky publikim ka vetëm një fjali dhe është ilustruar me disa printscreen-e nga telopi i lajmeve në një televizion me koncesion nacional. Në këtë Ditar (10.02.2016), përndryshe, mysafir ishte lideri i opozitës, ndërsa bisedën e zhvilloi kryeredaktori i televizionit. Linku deri te artikulli origjinal: Gjatë kohës së Gruevskit klani i Zaevit ka qarkulluar 205 milionë euro (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 10.02.2016 Data e recensionit: 15.02.2016 Recensuese: Silvana Zhezhova

KONSTRUKSION I QËLLIMSHËM

Fjalia e vetme në artikull është: Llatasi e demaskoi krejtësisht biznesin e klanit të

Parkingu “i ri” për femra, i vjetër katër vjet

на 12. 02. 2016 | | mk

[Shkupi fitoi parking vetëm për femra (foto)]

Teksti “informon” se Shkupi ka fituar parking për femra, e në fakt, informacioni është “bajat” katër vite. Parkingu “i ri” për femra është i vjetër sa edhe vetë garazhi me kate te BKU “Klimenti i Ohrit”, gjegjësisht prej vitit 2012. Linku deri te artikulli origjinal: Shkupi fitoi parking vetëm për femra (foto) Data dhe koha e publikimit: 03.02.2016 Data e recensionit: 09.02.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

INFORMATË BAJATE

Ky material është marrë nga një medie tjetër (kjo është theksuar, mirëpo nuk është vënë linku) dhe është plasuar pa e verifikuar lajmin, i cili faktikisht është mjaft “bajat”. Mënyra e këtillë e publikimit të informatave është në kundërshtim me amandamentin e parë të Kodit të

Zaevi dhe Janeva “e premte dhe e shtunë”!

на 28. 01. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi paraqitet në gjykatë vetëm kur Katica Janeva është prokurore]

Tekstin që e recensojmë, pa argumente përpiqet t’i imponojë sjellje të caktuar liderit të opozitës, për dëgjimin e parë gjyqësor “Mita”, në të cilën ai nuk u paraqit. Titulli i tekstit ka për qëllim t’i vëndojë në “lidhje speciale” shefin e opozitës dhe prokuroren speciale publike. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi paraqitet në gjykatë vetëm kur Katica Janeva është prokurore Data dhe koha e publikimit: 25.1.2016 Data e recensionit: 26.1.2016 Recensuese: Silvana Zhezhova

LIDHJA SPECIALE

Lideri i LSDM-së vendoset në korelacion me prokuroren speciale Katica Janeva, edhe për këtë rast (“Mita”) kompetent është Gjykata themelore Shkup 1. Me këtë rast, si “dëshmi kurorë” për lidhjen e pretenduar ndërmjet

Titull i gabuar

на 19. 01. 2016 | | mk

[Recension: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë?]

Titulli ka për qëllim ta shokojë publikun duke e (dez)informuar se Evropa dp t’i kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë. Në tekst nuk ka fakte që do t’i konfirmojnë pohimet e këtilla. Përkundrazi, materiali që e recensojmë më tepër ka të bëjë me gjendjen e refugjatëve në vendet e tjera evropiane. Linku deri te artikulli origjinal: Shok: Еvropa do të kthejë në Maqedoni qindra mijëra refugjatë? Data dhe koha e publikimit: 14.1.2016 Data e recensionit: 15.1.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

NUMRA PAUSHALLË!

Në këtë tekst, pjesa e vetme që ka të bëjë me Maqedoninë është fragmenti nga deklarata e Komesarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils

Paralajmërim: Titull me stuhi bore

на 15. 01. 2016 | | mk

[Recension: PARALAJMËRIM: Përgatituni për stuhi bore në Maqedoni]

Titulli i tekstit (me shkronja të trasha dhe të mëdha) ka për qëllim ta tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe me këtë rast ai me vetëdije shkakton panik se do të ketë stuhi bore! Madje, është bërë një përzgjedhje e tillë e konstruksionit të titullit që duket sikur “stuhia” do të ndodhë menjëherë. Duke e pasur parasysh se, të gjitha paralajmërimet zyrtare për fatkeqësitë e mundshme të motit i jep Drejtoria për punë hidrometeorologjike, titulli pa dëshmi konkrete në tekst e dezinformon publikun. Linku deri te artikulli origjinal: PARALAJMËRIM: Përgatituni për stuhi bore në Maqedoni Data dhe koha e publikimit: 13.1.2016 Data e recensionit: 14.1.2016 Recensuese: Silvana Zhezhova

PËRHAPJA E PANIKUT

Në pjesën

Tekst si “aktpadi”

на 28. 12. 2015 | | mk

[Recension: Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ]

Teksti që e kemi para nesh rrezaton me tendenciozitet që në titull: “Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ”.  I gjithë materiali është përplot me akuza për Bekirin për të cilat nuk ka asnjë fakt. Me lehtësi dhe pa asnjë dëshmi i përshkruhen aktivitete kriminale, të cilat ai, gjoja, i ka bërë në emër të LSDM-së. Linku deri te artikulli origjinal: Përderisa Bekiri ka bërë krime për LSDM-në, bashkëshortja merr para nga PKQ Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015 Data e recensionit: 25.12.2015 Recensues: Silvana Zhezhova NJOLLOSJE Artikulli që në fillim, Bekiri i bashkangjet lidhshmëri partiake, si dhe atë se ai,

Hap i vogël për njerëzimin, manipulim i madh për historinë

на 25. 12. 2015 | | mk

[Recension: Stenli Kjubrik e ka pranuar – Zbritja në hënë është montazh filmik, e jo ngjarje e vërtetë]

Ky kontribut ka për qëllim “të dëshmojë” se zbritja  e astronautit të NASA-s, Nil Armstrongut, në Hënë në vitin 1969 nuk ka ndodhur fare, por se kjo është vetëm një regji e mirë e regjisorit Stenli Kjubrik, i cili, gjoja, në intervistë e ka pranuar këtë. Me këtë rast, e gjithë kronika në ditarin informativ bazohet në një video-inçizim të publikuar në “Youtube”, në të cilin nuk mund të vërtetohet se a është ai Kjubriku i vërtetë apo ndonjë njeri i zgjedhur me kujdesi që i ngjan regjisorit dhe flet në emrin e tij. Linku deri te artikulli origjinal: SHOKUESE: Stenli Kjubrik

Abonohuni për lajmet më të reja