verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Barazimi i SHI-së dhe i “Revolucionit laraman” është jashtë mendjes së shëndoshë

on 17 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
  • zurnal

[Recension: FOTO: Përveç nga Bali, mbështetje për “Protestoj” edhe nga ISIS-i]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize vendos shenjë të barazisë ndërmjet organizatës terroriste të Shtetit islamik (SHI) dhe iniciativës qytetare “Revolucioni laraman”. Edhe, gjoja duhet të jrtë satirik, megjithatë ai nuk është as qesharak e as interesantа.

Fotografia që është përdorur në këtë tekst është montuar, ndërsa аrtikulli është publikuar në kategorinë “lajme” dhe askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për material satirik dhe të pavërtetë, që padyshim është bërë me qëllim manipulues.

ФОТО_ Покрај од Бали, поддршка за „Протестирам“ стигна _ - http___zurnal.net_Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Përveç nga Bali, mbështetje për “Protestoj” edhe nga ISIS-i

Data dhe koha e publkimit: 07.05.2016, 14:23

Data e recensionit: 13.05.2016

Recensuese: Simona Atanasova

 SHI-ja DHE “REVOLUCIONI LARAMAN” NUK JANË NJËSOJ

Në fotografinë e SHI-së, të inçizuar në korrik në tempullin Palmira në Siri, ku grupi militant ua preu kokat 25 djemve, është montuar hashtag-ut #Protestoj, nën të cilin zhvillohen protestat e “Revolucionit laraman”. Fotografia është e montuar, mirëpo në tekst kjo nuk potencohet, që të munden lexuesit ta dijnë se ajo që e shohin nuk është e vërtetë. Sipas mënyrës në të cilën është përgatitur dhe është plasuar “lajmi”, shihet se nuk bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm.

“Një pjesë e medieve opozitare sot publikuan se protestuesit e Sorosit të të ashtuquajturit “Revolucioni laraman” kanë fituar mbështetje madje edhe nga Bali.
Duke pasur parasysh se “Protestoj” dhe ISIS-i kanë metoda të njëjta të shkatërrimit të monumenteve përkujtimore dhe përmendoreve që janë trashëgimi kulturore, mbështetje arriti edhe nga ISIS-i.”

Krahasimi i “Revolucionit laraman” me Shtetin islamik (ISH) është plotësisht i gabuar, i pabazë dhe tendencioz. Këto dy lëvizje janë krejtësisht të ndryshme dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.

SHI-ja është organizatë terroriste pjesëtarët e së cilës deri tani kanë vrarë qindra robër lufte dhe mijëra civilë. Në zonat që janë nën pushtetin e saj fusin ligje që përfshijnë dënim me vdekje, torturë dhe sakatim. Në Shtetin islamik, poashtu, zbatohet politikë e pastrimit etnik të popujve pakicë, si dhe përndjekje e pakicave fetare. Militantët e Shtetit islamik në radhët e tyre rekrutojnë edhe fëmijëm ndërsa krimet ndaj grave përfshijnë dhunim dhe kidnapim..

Nga ana tjetër “Revolucioni laraman” është lëvizje qytetare që tashmë një muaj proteston në mënyrë paqësore kundër vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov të amnestojë 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Demonstrantët e “Revolucionit laraman” luftojnë për drejtësi dhe për demokraci dhe të bashkuar protestojnë në emër të lirisë, drejtësisë dhe barazisë. Protestat janë të padhunshme, ndërsa emrin “Revolucioni laraman” e fitoi pasi demonstrantët filluat të hudhin balona me ngjyrë mbi përmendoret e projektit “Shkupi 2014” dhe ndaj institucioneve të caktuara në shenjë të revoltës për shkak të pushtetit kriminal dhe të korruptuar të elitës akuale politike. Përveç kësaj, “Revolucioni laraman” është simbol edhe i laramanisë së protestave. Atje ka njerëz të moshave, gjinive të ndryshme, njerëz të me përkatësi të ndryshme fetare, etnike dhe politike.

Prandaj, çfarë do qoftë krahasimi ndërmjet SHI-së dhe “Revolucionit laraman” është jashtë mendjes së shëndoshë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

praqet të pavërtetë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja