verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar dhe medieve është kyç për qeverisjen e mirë

on 7 - 04 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar dhe medieve është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ndikimin mbi qeverisjen e mirë dhe nxitjen e qytetarëve të kërkojnë llogari nga institucionet shtetërore dhe të kyçen në krijimin e politikave publike. Në këtë përfundim erdhën të pranishmit në tryezën e sotme rrumbullake në temën “Sektori civil dhe mediet për qeverisje të mirë”, në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ku u shënua fillimi i projektit katërvjeçar ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, i cili implementohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Së bashku me përfaqësuesen e Fondacionit “Metamorfozis”,  Tamara Resavska, ngjarjen e hapi edhe Irena Ivanova, udhëheqëse e programeve në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni.

DON_2334

Kryetarja e “Transparency International – Maqedoni”, Sllagjana Taseva, si njëra nga folëset e kësaj ngjarjeje, theksoi se sektori qytetar dhe mediet janë faktorë që e shtyjnë shoqërinë drejt qeverisjes së mirë.

“Qeverisja e mirë ka të bëjë me pushtetin, që nënkupton transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi”, tha Taseva duke shtuar se sektori qytetar nuk është shumë i pranishëm në medie dhe nuk është nuk është i kuptuar mirë.

“Sektori qytetar i potencon gjendjet që janë në kundërshtim me qeverisjen e mirë dhe për këtë arsye ka edhe fushatë të fuqishme kundër tij, gjegjësisht akuzohet se punon kundër interesave të vendit. Mirëpo, nëse duam të ndryshojmë gjendjet, gjërat duhet të emërtohen me emrin e vërtetë. Pushteti nuk reagon ndaj porosive të sektorit joqeveritar dhe njëkohësisht e shpall si armik”, tha Taseva.

Në diskutimin në panel mori pjesë edhe Olivera Vojnovska, redaktore e “Vërtetmatës”-it, e cila në fjalimin e saj për mënyrën se si raportojnë mediet për korrupsionin, theksoi se mediet nuk raportojnë sa duhet për korrupsionin për shkak se e tillë është politika e tyre redaktuese dhe struktura pronësore.

Me të pajtohet edhe Elida Zylbeari, kryeredaktori e portalit shqiptar në internet, “Portalb”, sipas së cilës, mediet në Maqedoni janë të robëruara nga pushteti dhe po ballafaqohen me problemin e jotransparencës së institucioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për për shpenzimin e parave të qytetarëve.

“Ka humbur kualiteti i raportimit dhe nuk respektohen standardet. Një pjesë e mediave e lënë anash interesin publik dhe i mbrojnë qendrat e fuqisë. Edhe pse jetojmë në shoqëri multietnike, mediat shqiptare koncentrohen në sferat ku kanë kompetenca funksionarët shqiptarë”, shtoi ajo.

Përveç Tasevës, Vojnovskës dhe Zylbearit, në diskutim morën pjesë edhe Aleksandar Kolekeski nga Qendra maqedonase për arsim evropian, i cili foli për mekanizmin IPA 2, si formë e pjesëmarrjes qytetare, si dhe Elena Ravnjanski nga Reaktori – Hulumtimi në aksion, me fjalimin në temën “Me anë të qytetarëve të angazhuar deri te shoqëria e shëndoshë demokratike”.

DON_2354

Prandaj, në katër vitet e ardhshme do të implementohet projekti rajonal ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, që ka për qëllim rritjen e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritjen e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Këtë projekt, Fondacioni Metamorfozis, si koordinator, e realizon në partneritet me – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja