verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Bashkim i gjërave që nuk bashkohen

on 19 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ФОТО_ Овие херои загинаа бранејќи ја _ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_f

[Recension: FOTO: Këta heronj vdiqën duke e mbrojtur Maqedoninë, huliganët e LSDM-së dëshirojnë të ketë ende viktima]

Теksti që është kornizuar me titull tendencioz vë në kontekst të njëjtë dy ngjarje të cilat realisht nuk kanë asnjë lidhje. Ai vendos shenjë të barazisë ndërmjet rasteve “Lagja e trimave” në Kumanovë – kur tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë e humbn jetën në aksionin policor për eliminimin e grupit terrorist (9 dhe 10 maj 2015) dhe protestës qytetare kundër Vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov (13 prill 2016). Ky artikull spekulues manipulon me publikun dhe me lehtësi i akuzon qytetarët që protestojnë se janë: “huliganë”, “të nxitur nga LSDM-ja dhe SOROS-i” të cilët, gjoja, u dëshirojnë policëve që të “përsëritet Kumanova”. 

policajci, protestiLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Këta heronj vdiqën duke e mbrojtur Maqedoninë, huliganët e LSDM-së dëshirojnë të ketë ende viktima

Data dhe koha e publikimit: 14.04. 2016

Data e recensionit: 18.04.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

MANIPULIM

Теksti është përgatitur në mënyrë komentuese dhe ka qasje plotësisht jokorrekte dhe joetike. I shkruar në mënyrë manipuluese, materiali që e kemi para nesh i keqpërdor emrat e policëve të cilët vdiqën para pothuajse një viti në Lagjen e trimave, me ç’rast krejtësisht pa nevojë i përfshin në artikull.

Në muajin maj të vitit të kaluar, Maqedonia ishte mbuluar me të zezë. Tetë heronj tanë, pjesëtarë të forcave të sigurisë i dhanë jetët e tyre për ta mbrojtur Maqedonin. Maqedonia në atë ditë të kobshme humbi tetë heronj: Zharko Kuzmanovski, Nenad Serafimovski, Sasho Samojllovski, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Isamedin Osmani, Ljubisha Arangjelloviq dhe Goran Stojmenovi

Kjo përmbajtje e përgatitur me qëllim të caktuar i kaulifikon qytetarët që protestuan në mënyrë paushalle si “njerëz të dhunshëm” dhe thotë se janë të inspiruar nga opozita, e në mënyrë të pashmangshme përmendet edhe “SOROS”-i.

Njerëzit e dhunshëm që mbrëmë shkatërronin nëpër Shkup, të nxitur nga LSDM-ja dhe SOROS-i e goditën edhe policinë maqedonase. Policët të cilët vazhdimisht janë në mbrojtje të qytetarëve, dje ishin viktim të goditjeve të disa huliganëve. Ata përveç që i rrehnin dhe i shanin mbrojtësit maqedonas, u dëshiruan që edhe një herë t’u ndodhë “Kumanova”.

Përkundër pohimeve të këtilla, në pesë protestat e deritanishme (17.04.2016), pamë se në mesin e demonstrantëve ka edhe provokatorë që kanë për detyrë të shkaktojnë trazira dhe se rojet tashmë i njohin dhe i largojnë.

ANASHKALIM

Теksti e anashkalon deklaratën e liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili në konferencën për shtyp thirri në protesta të qeta dhe të padhunshme, e njëkohësisht i akuzon socialdemokratët se nuk janë distancuar nga incidentet.

LSDM-ja dhe SOROS-i si nxitëse të këtyre trazirave nuk u distancuan nga sjellja e këtillë. Kështu, nëpërmjet kësaj videoje iu dërgua porosi gjithë Maqedonisë, gjithë qytetarëve. Mirëpo, sjellja e tyre e këtillë me siguri më shumti do t’u shkaktojë dhimbje nënave, bashkëshorteve dhe fëmijëve të atyre që i humbën jetët në Lagjen e trimave për të shpëtuar mijëra qytetarë.

Ndërsa, videoja të cilës i referohet artikulli nuk paraqet asnjë dëshmi dhe nuk mund të thuhet e siguri se a i shkaktojnë incidentet demonstratët, apo provokatorët e “infiltruar”.

Bëhet fjalë për shembull shkollor për shtrembërim të së vërtetës dhe bashkim të gjërave që nuk bashkohen. I qartë është qëllimi të etiketohet protestaa dhe të orientohet në drejtim tjetër shkaku i revoltës së qytetarëve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja