verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Betejë me komente dhe spekulime në vend se me fakte dhe me informata

on 5 - 05 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Физичкиот-напад-Димитриевски-е-политичка-нарачка_-I-zurnal_net-zurnal_net__p3073-crop-resize

 

[Recension: Sulmi fizik mbi gazetarin Dimitrievski është bërë me urdhër politik?]

 

Pse recension? – Për shkak se është një tekst i anshëm dhe i varfër, me shumë pikëpyetje dhe pyetje, edhe më tepër pohime të paargumentuara dhe të paverifikuara, pa asnjë burim.

FireShot Screen Capture #124 - 'Физичкиот напад врз новинарот Димитриевски е политичка нарачка_ I zurnal_net' - zurnal_net__p=3073Linku deri te artikulli origjinal: Sulmi fizik mbi gazetarin Dimitrievski është bërë me urdhër politik?

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2015, 10:15

Data e recensionit: 30.04.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PREJ MIZËS ELEFANT, EDHE ATË POLITIK!!!

“Dikush ka dashur prej mizës të bëjë elefant” – kështu shkurtimisht do të mund të karakterizohej teksti, në të cilin, besoj qëllimisht, futen dimensione dhe elemente, të cilat, sipas informatave që janë të pranishme në opinion, nuk kanë lidhje me ngjarjen konkrete. Po, është e vërtetë se ka pasur përleshje fizike ndërmjet gazetarit dhe një aktivisti qytetar për shkak të ngjitjes së plakateve, ku ftohen qytetarët e komunës Qendër të dalin në referendumin për QTQ-në. Ngjarja ka dy versione – atë të gazetarit dhe atë të aktivistit. Nuk do të futemi në atë se cila është e vërtetë.

Problematike është ajo se në tekst është ofruar vetëm njëri version si absolutisht i saktë – ai i gazetarit, i cili punon në рradion me prapаvijë të dyshimtë financiare që lidhet me qarqe të afërta me pushtetin. Domethënë, nuk mundet, gjegjësisht nuk është dashur që të ashtuquajturit incident t’i qaset në atë mënyrë, për shkak se në mungesë të informatave nga insititucionet kompetente, është e palejueshme, të favorizohet njëra nga palët. Njërë palë e kemi, e të dytën jo. Për çfarë profesionalizmi bëhet fjalë atëherë, do të pyetja? Lëre që kjo nuk ka mjaftuar dhe publikut i ofrohet njëra anë e ngjarjes si e vërtetë e padyshimtë, por asaj i bashkangjiten edhe motive dhe skenare të politikës së lartë. (Keq)përdoret relacioni familjar i aktivistit me një politikane të lartë opozitare, që ngjarjes t’i jepet kahje e ngjarjes së qëllimshme, të montuar, të provokuar dhe të realizuar me “urdhër politik”. Аha, e ku janë argumentet? Është e qartë, nuk ka. Nuk ka asnjë fakt për t’i mbështetur akuzat, e burimet janë abstraksion. Është qesharake që me fotografinë në të cilën pas kryetarit të komunës Qendar qëndron aktivisti të mbështetet teza “se ai duke dashur të prezantohet si pjesë e njëfarë lëvizjeje të pavarur joqeveritare në pavarësinë e së cilës askush nuk beson, ai në fakt ka qenë pjesë e shtabit të Zhernovskit”, për shkak se në qoftë se këta të dy i lidh beteja kundër projektit “QTQ-barok”, kjo nuk nënkupton me automatizëm se njëri punon për tjetrin, por se në atë periudhë kanë interes të përbashkët si për shmebull, ruajtjen e QTQ-aë, sikurse edhe disa aktivistë të tjerë që janë paraqitur me njeriun e parë të komunës Qendër. Тendencioziteti dhe spin-elementet vërehen gjatë gjithë tekstit të shkurtër, si dhe në komentet e tipit:

“Është e qartë se kushëriri i Shekerinskës ka qenë para radios RML me qëllim që qëëlimisht të shkaktojë incident. Dilemë edhe më e madhe është se a bëhet fjalë për urdhër politik me qëllim që të tërhiqet vëmendja e opinionit?”

E si do të ishte nëse në vend të pyetjeve dhe pikëpyetjeve, publikut t’i ofrohen fakte dhe informata?! Plus, të mos harrojmë çka thotë neni 13 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Marrë në përgjithësi, kemi të bëjmë me një tekst tendencioz, të paargumentuar dhe spin-material komentues, me titull senzacionalist dhe pothuasje pa asnjë kontakt me standardet profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

me gjasë është origjinal, i panënshkruar

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja