verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Betejë për respektimin e ligjeve ose për hise nga reklamat?

on 20 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
„Снег“ на ЛЦД телевизор. Фото:  Bernie Dodge, 2008
“Borë”në televizor LCD. Foto: Bernie Dodge, 2008

Është e vërtetë se shikueshmëria e kanaleve duhet të jetë reper për popullaritetin, mirëpo assesi nuk guxojmë ta kufizojmë nevojën për shikim (për shkak të informimit) vetëm të kanaleve të vendit, ose vetëm atyre të huaja, të cilat ofrohen nga operatorët kabllovikë.

 

Shkruan: Svetllana Veljanovskadocent-doktore e të drejtës ndërkombëtare

 

Debat interesant zhvillohet këto ditë, e që ka të bëjë me mediat si vend prej ku numri më i madh i qytetarëve për çdo ditë marrin informata, mirëpo, poashtu, kanë mundësi të ndjekin edhe programe edukative, argëtuese, të marketingut, emisione kontaktuese dhe lloje të tjera të programeve të produksionit vendor dhe të huaj.

Arsyeja për ta shkruar këtë analizë është ndërprerja e emitimit të disa kanaleve të huaja te operatorët kabllovikë.

U hapë  disa çështje në vetë debatin dhe akoma nuk arritëm të marrim përgjigje nga ato që janë më të thirrurit – mediat. Për çka bëhet fjalë?

 

PSE KISHTE NEVOJË PËR DEMANT?

Njerëzit e parë të Asociacionit mediatik të Maqedonisë (AMM) dolën në konferencë për shtyp që të demantojnë se nuk është e tyre iniciative që të bëhet kontroll në hapësirën mediatike në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht se ata nuk janë iniciatorë të për respektimin e dispozitave të Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike me të cilin rregullohet shfrytëzimi i hapësirës mediatike në vend nga të gjithë, që do të thotë se nga respektimi i tij nuk janë përjashtuar as operatorët kabllovikë në vend.

Një pjesë e mediave këtë ngjarje e transmetuan si një lloj distancimi të Asociacionit mediatik të Maqedonisë:

mirëpo, në fakt, në interes të të gjithëve është se në qoftë se me të vërtetë nuk respektohen dispozitat ligjore kjo duhet të iniciohet dhe të sanksionohet sa më shpejtë, e jo siç thuhet në tekstin me titull Аgjencia për media t’i respektojë ligjet që vlejnë për operatorët kabllovikë të publikuar në portalin “MKD”:

“Ajo që është poashtu interesante është fakti se kanalet e rrjetit televiziv ndërkombëtar “Fox” tashmë dy vite në Maqedoni janë emituar me leje të Këshillit bullgar për mediat elektronike. Organi rregullator bullgar ka dhënë leje për emitimin televiziv të kanaleve të “Fox”-it edhe në tetë vende të tjera të rajonit (Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri), me ç’rast gjatë procedurës tërësisht janë anashkaluar organet kompetente të vendit.”

Domethënë, mu e kundërta, nëse nuk është iniciator, Asociacioni mediatikë i Maqedonisë duheshte, thënë më butë, ta përkrahë këtë masë të ndërmarrë nga Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike dhe të kërkojë prej saj që edhe më me përgjegjësi ta kryejë punën e saj, gjegjësisht atë që edhe në Ligjin për këtë veprimtari, qëndron se duhet të jetë në kompetencë të saj (më konkretisht, nenet 44 dhe 45).

 

PËRZGJEDHJE GJATË ZBATIMIT TË LIGJIT

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike thotë se oferta e kanaleve të huaja do të kontrollohet dhe se që nga fillimi i vitit të ardhshëm nuk do të ketë mundësi të emitohen kanale që emitojnë program të ndryshëm nga kontratat e nënshkruara. Konkretisht, ky është edhe rasti me kanalet e çkyçura për të cilat Agjencia, gjatë kontrollit ka konstatuar se përmbajtjet programore të atyre shërbimeve nuk riemitohen në përputhje me licencën për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive për shëbimet e përmendura programore. Në kanalet e çkyçura, një periudhë të gjatë janë emituar reklama edhe të kompanive maqedonase, që do të thotë ndërhyrje në hisen e reklamave të televizioneve të vendit. Insistimi që të respektohet rregullativa u shkon për shtati, para së gjithash, mediave elektronike dhe të shtypura të Maqedonisë, për shkak se mu ato humbin në qoftë se reklamat, në vend se të ato, shkojnë jashtë. Për ato arsye, ndoshta ka nevojë për një bashkim më të madh të mediave në këtë sferë, e jo konfrontim i tyre.

Interesante është edhe vërejtja e operatorit kabllovik “One”, sipas të cilit:

“Parashtrohet pyetja se pikërisht tani Agjencia jep urdhër për çkyçjen e kanaleve të cilat me vite emitohen me përmbajtjet e njëjta dhe cilat ligje kanë ndryshuar në shtatë ditët e fundit.” 24 vesti

 

SHIKUESHMËRIA E KANALEVE TELEVIZIVE TË VENDIT DHE TË HUAJA

Kush janë më të shikuara – kanalet e huaja apo ato të vendit dhe shkaku për të cilin shihen të parat apo të dytat, poashtu, ishte temë për debat. Kështu, kishte mundësi të lexohet se:

“Ka tendenciozitet se ato kanale (të çkyçurat – v.j.) janë më të popullarizuara. Vetëm sa për ilustrim, nga shikueshmëria te operatorët kabllovikë, 65% e popullatës i sheh pesë televizionet nacionale, ndërsa 35% i shohin kanalet e huaja. Nga të gjitha 130 kanalet e huaja, nëse hiqen disa, atëherë bëhet fjalë për promile, e jo për përqindje të shikueshmërisë.” Utrnski vesnik

Është e vërtetë se shikueshmëria e kanaleve duhet të jetë reper për popullaritetin, mirëpo assesi nuk guxojmë ta kufizojmë nevojën për shikim (për shkak të informimit) vetëm të kanaleve të vendit, ose vetëm atyre të huaja, të cilat ofrohen nga operatorët kabllovikë. Një pjesë e madhe e shikuesve kanë kërkesa specifike (duan të shohin sport ose programe zbavitëse). Kanalet e vendit janë deficitare në këtë aspekt, para së gjithash, për faktin se ato janë të shtrenjta për t’u blerë dhe më shpesh merren vetëm ato programe që janë atraktive për huazuesit e hapësirës reklamuese. Me këtë pajtohen edhe përfaqësuesit e televizioneve nacionale të Maqedonisë.

 

NDARJA E HISES REKLAMUESE

Me siguri, kjo çështje është aspekti i cili më së shumti i prek anëtarët e Asociacionit mediatik të Maqedonisë, por edhe operatorët kabllovikë. Sipas deklaratave të tyre, hiseja shumë e vogël e marketingut në vend është arsyeja që televizionet e Maqedonisë nuk arrijnë të krijojnë program të vetin. Të dhënat flasin se paratë që janë në dispozicion, nëpërmjet marketingut të të gjithave mediave, duke i përfshirë edhe televizionet, janë pak më pak se 25 milionë euro. Kur do të bëhet ndarje në pesë televizionet nacionale dhe në 60 televizionet rajonale dhe mediat e tjera, do të vijmë deri te një numër që është shumë i vogël për funksionin serioz të televizioneve. Prandaj, fillimisht televizionet kursejnë në produksionin e programit të vet.

Pala e dytë e interesuar janë operatorët kabllovikë. Për ta, sipas 24 vesti:

“me rëndësi është t’i sigurojnë kanalet të cilat i kërkojnë shfrytëzuesit e tyre, me ç’rast nuk mund të përzihen në politikën për marketing të kanaleve dhe në cilën gjuhë ato do të emitojnë reklama të caktuara, gjegjësisht operatorët kabllovikë janë të obliguar me kontratë t’i riemitojnë ato në tërësi dhe pa ndërprerje. Vendimet që ua lëshon Agjencia operatorëve për çkyçjen e një numri të madh të kanaleve atraktive dhe të shtrenjta janë shumë të çuditshme, për shkak se më së shumti do të dëmtohen shfrytëzuesit.”

Sipas tyre, në interes të “lartëmadhërisë së tij – shikuesit” është e lejuar gjithçka, bile edhe mosrespektimi i ligjeve?!

Vest jep këshilla për ata që kanë nënshkruar kontrata për ndonjë pako të caktuar programore. Sipas tyre, shfrytëzuesit e operatorëve kabllovikë kanë të drejtë të ankohen dhe ta ndërpresin kontratën vetëm në qoftë se operatori kabllovik nuk emiton numër të njëjtë kanalesh, siç është paraparë në kontratë. Kjo do të thotë se operatorët mund të çkyçin një pjesë të kanaleve, mirëpo ato duhet t’i zëvendësojnë me kanale të tjera. Me vetë faktin se operatorët kabllovikë i bëjnë ofertat e kanaleve që do t’i emitojnë në pakot e caktuara për shfrytëzuesit e tyre, lehtë mund të përfundohet se shikuesit nuk kanë ndonjë ndikim të madh në krijimin e tyre (еventualisht nëpërmjet propozimit për marrjen e ndonjë kanali me argumente të caktuara, mirëpo edhe në atë rast për përfshirjen e tij do të ishte e nevojshëm një numër reprezentativ i shikuesve të interesuar). Atyre u mbetet të përcaktohen për atë operator kabllovik që u ofron numër më të madh kanalesh, të cilat duan t’i shohin, që nuk do të thotë se në tërësi duhet të pajtohen me zgjedhjen e ofruar.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.