verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Bllokirame” – agregator i ri për bloge

on 23 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Блокираме

Agregatori i ri për bloge, “Bllokirame”, do të promovohet sot në orën 12 në kafiterinë “Vinil” në Shkup, mirëpo do të fillojë edhe konkursi i ri për blogues. Më poshtë ua përcjellim komunikatën.

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që t’ua prezantoj projektin e ri “Bllokirame”, agregator për bloge në R. të Maqedonisë.
Bloget mund të filloni t’i paraqitni në linkun e mëposhtëm:
Përveç thirrjes që t’i paraqitni bloget tuaja në agregator, njëkohësisht dëshiroj t’u njoftoj se si pjesë e projektit në bashkëpunim me “TV Nova”, rigrantim i Qendrës për menaxhim me ndryshimet (QMN), projekt i Bashkimit Evropian  dhe i kofinancuar nga Ambasada britanike në R. të Maqedonis, shpallim konkurs për të gjithë bloguesit në temën:

“Të drejtat individuale kundrejt atyre kolektive të njeriut, ku është kufiri?

Është paraparë që projekti të fillojë me një ngjarje ku do të prezantohen aktivitetet që do të zhvillohen përveç këtij konkursi, si trajnim i bloguesve, qytetarëve dhe gazetarëve aktivë në aspekt social.
Prandaj, përveç thirrjes që ta paraqitni blogun tuaj, u ftoj në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë atyre që janë të kyçur në projekt që të vini në hapësirat e kafiterisë “Vinil”, të shtunën më 21 janar 2017, me fillim në orën 12, në konferencën për shtyp dhe pauzë për kafe që të gjithë të interesuarit të marrin më tepër informata për konkursin e shpallur dhe për aktivitetet e projektit.
Për të gjitha pyetjet eventuale, u qëndrojmë në dispozicion në profilet tona në Facebook, https://www.facebook.com/blokiramemk, dhe në Twitter,  https://twitter.com/blokirame, si dhe në info@blogirame.mk
Me respekt,
Jovani
“Bllokirame”

Abonohuni për lajmet më të reja