verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Burimet anonime s’mund të jenë burim i vetëm i informacionit

on 14 - 10 - 2015       

[Recension: A po vdes organizata “Zgjohu”?!]

Misioni i gazetarit është të trajtojë në mënyrë objektive çështjet që merr në shqyrtim. Disa çështje mjaftohen me një pasqyrim mendimesh dhe ballafaqim deklaratash nga palët e përfshira kurse të tjerat kërkojnë një hulumtim më të thellë. Kur raportohet për dyshime për ndikimin që mund të ketë politika në sektorin civil, që është një çështje serioze, nuk sillen konkluzione vetëm përmes dy “letrave” të qytetarëve anonim, arsyeja dhe vërtetësia e të cilave lejnë shumë për të dëshiruar.

A po vdes organizata “Zgjohu”Linku deri te artikulli origjinal:  A po vdes organizata “Zgjohu”?!

Data dhe koha e publikimit: 06/10/2015

Data e recensionit: 09/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë është i shkruar në bazë të disa letrave apo komenteve anonime të disa lexuesve të shqetësuar, por që autori nuk i ka plasuar askund si dëshmi. Teksti ka pasur për qëllim të vejë në pikëpyetje “ndershmërinë” e organizatës “Zgjohu”  e cila erdhi me bujë në skenën e sektorit civil shqiptar, kurse u tërhoq e heshtur,  por nuk e ka bërë atë në mënyrën e duhur. Protagonisti i tekstit, organizata “Zgjohu” nuk është kontaktuar fare, gjë që duhej të jetë primare.  Ky koment nuk ka se si të jetë i besueshëm, dhe kjo do ta ulë edhe peshën e lajmit.

“Mes tjerash në një letër shkruhet: “Lëvizja “Zgjohu” vdiq. Ne si qytetar të Shkupit kishim shpresë të madhe se sektori civil mund të parandalon proceset diskriminuese ndaj shqiptarëve. Por kjo ndodhi vetëm nja dy vite, dhe më vonë e gjithë udhëheqësi heshti në momentet më kritike kur shqiptarëve dikush iu desh t’ju tregonte rrugën e vërtet. Ne shprehim dyshimin se “Zgjohu”-t ia mbylli gojën politika”, thotë një lexues nga Shkupi i cili dëshiron të mbetet anonim. “Jemi të dëshpëruar që kjo Organizatë një kohë të gjatë dilte çdo ditë me komunikata dhe organizonte protesta. Mirëpo sot “Zgjohu” nuk zgjohet nga gjumi”.

Redaksia e këtij portali pas “shqetësimeve të lexuesve” të sajë, menjëherë ka dalë me qëndrim që përputhet aq mirë me mendimin e qytetarëve.  Redaksia ose autori i tekstit jep edhe koment se “shumica e shoqatave joqeveritare janë pasive”,  fakt ky që nuk i takon gazetarit ta komentojë.

 “Është i nevojshëm  formimi i një grupi të pavarur të ekspertë ve. Kë të ide të ngritur nga “Zhurnal” e kanë mbështetur edhe disa subjekte politike. Redaksia Zhurnal do të vazhdoj të mbështes kë të ide duke pasur parasysh se shumica e shoqatave joqeveritare janë pasive”

Në qoftë se autori do të kishte pasur qëllimin që vërtetë të bëjë lajm prej “zhdukjes” së organizatës “Zgjohu” do të ishte e udhës të kontaktojë organizatën por edhe  ndonjë ish anëtarë për ti pyetur se përse janë distancuar prej sajë, nëse vërtetë janë distancuar. Prej informacioneve që do merrte autori, ndoshta do të kuptonim nëse politika ka gisht në mbarvajtjen e sektorit civil.

Në të kundërtë, dyshimet që ka ngritur autori janë të pafaktuara dhe tendencioze.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja