Burimet dhe gjithpërfshirja janë çekani dhe gozhda e gazetarit
Published in Recensione
on 3 - 10 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: ‘Besa’ me strategji për bashkëpunimin opozitar, por çekani dhe gozhda tek ajo]
Titulli është ikonë, e cila informon lexuesin për tekstin që do ta lexojë. Bazuar në parimet profesionale, titulli duhet të jetë tërheqës, informues, i shkurtër dhe i kapshëm për të gjitha shtresat e lexuesve.
Teksti që po recensojmë si fillim ka një titull që është paksa i paqartë dhe lexuesi nuk tërhiqet e as informohet që në lexim të parë. Alegoria e përdorur në titull huton lexuesit, edhe pse do të ishte në rregull nëse autori do të kishte përfunduar më titullin që në presjen e parë. Nuk duhet harruar që titujt vendosen që të mbahen mend!
Lëvizja BESA ka hartuar një strategji e cila ka për qëllim bashkëpunimin pozitiv të partive opozitare në Maqedoni. Sipas zëdhënësit të këtij subjekti politik, Faton Fazliu, kjo lëvizje po ashtu ka ngritur edhe një komision i cili do të merret me këtë çështje. “Ky komision deri tash ka treguar edhe rezultatet e veta, ka pasur edhe kontakte dhe negociata me të gjitha partitë politike opozitare dhe shpresojmë që së shpejti do të kemi rezultate konkrete lidhur me bashkëpunimin opozitar”, ka deklaruar zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu.
Linku deri te artikulli origjinal: “‘Besa’ me strategji për bashkëpunimin opozitar, por çekani dhe gozhda tek ajo”
Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016
Data e recensionit: 27.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Teksti është i njëanshëm. Pavarësisht se ka informuar për strategjitë e një partie, në të nuk ka qëndrim të partive apo subjekteve tjera të përmendura për të plotësuar lajmin dhe për të informuar publikun për gatishmërinë e subjekteve tjera për t’iu bashkuar ose jo kësaj strategjie.
Fazliu u shpreh optimist duke thënë se presin që ky komision të sjell rezultate pozitive. “Bazuar në bisedimet e deritanishme ne jemi shumë optimistë dhe presim që e gjithë kjo të kurorëzohet me bashkëpunim të mirëfilltë opozitar”, tha më tej ai.
Nëse deklaratat nuk i ka marrë autori i lajmit, atëherë burimi i citateve duhet theksuar. “Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose autorit”, Kodi etik i gazetarëve.
Ai tha se Lëvizja Besa është në kontakt me të gjitha partitë opozitare ndërsa ditëve në vijim do të informojnë më konkretisht për këtë bashkëpunim. Pasi Besa ka formuar komision dhe ka realizuar takime me disa individë që thirrën në parti politike, ky veprim i ka vënë para aktit të kryer partitë e tjera opozitare, LR-PDSH dhe RDK, të cilat duhet ta luajin vallen sipas lodrës së tyre. FLAKA.info
Burimet nuk janë evidentuar në fund të tekstit. Autori thirret në vepër origjinale, por gjatë tekstit nuk theksohet se kush transmeton. Ky veprim jo profesional mund të sjellë dyshim se deklaratat, ose janë marrë nga një medie tjetër, ose janë shkëputur nga komunikata partiake. Kodi etik në këtë rast na referon që: “Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”.
Konstatimet të cilat jepen në fund të tekstit janë komente që nuk guxon t’i bëjë gazetari. Për konstatime subjektive, siç është për shembull: “duhet ta luajin vallen sipas lodrës së tyre”, gazetari është i obliguar të kontaktoje dhe marrë qëndrimin e partive të lartpërmendura, por edhe pas kësaj, qëndrime të tilla mund të japin burime tjera, për shembull analistë ose njohës të çështjeve politike, e assesi gazetari, i cili në këtë mënyrë del jashtë kompetencave dhe detyrave të tija profesionale. “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”, thotë kategorikisht Kodi etik i gazetarëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohime të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e