Aktualitete

Vllado Gjorçev, gazetar i “Meta” dhe bashkëpunëtor i rregullt i SHVFM-së, fitoi shpërblim për storje hulumtuese për korrupsion

на 23. 09. 2016 | | mk
Shkup, 23 shtator, 2016 – 13:34 (META)  Gazetari i agjencisë së lajmeve “Meta” dhe bashkëpunëtor i rregullt i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në mediet”, Vllado Gjorçev, për tekstin “Transportuesit nga rasti “Transportuesi” nuk u ndalën, por vazhdojnë me të vjetrën, madje edhe më shpejtë“, e fitoi shpërblimin e dytë në konkursin për storje më të mirë hulumtuese gazetareske në temën e korrupsionit, që u realizua si pjesë e Programit të USAID-it për antikorrupsion. – Hulumtimi ishte interesant, veçanërisht për t’i gjetur të gjithë njerëzit e përfshirë në hetimin e Prokurorisë speciale publike, ajo që quhet palë e dytë, e të cilët deri tani nuk i kishte konsultuar askush. Për fat të mirë, arrita të bisedoj me shumicën prej tyre.

Ratajkoski: TVM-ja do ta dënojë të punësuarin që ka gabuar me publikimin e reklamave qeveritare

на 15. 09. 2016 | | mk

Shkup, 12 shtator, 2016 – 15:20 (META) TVM-ja e ka parë gabimin dhe do ta sanksionojë të punësuarin që e ka bërë gabimin me publikimin e reklamave qeveritare, thotë Dime Ratajkoski, kryeredaktor i Shërbimit të parë programor të Televizionit të Maqedonisë. Ai për “Meta” thotë se pas udhëzimeve të marra nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale më 2 shtator të vitit 2016, TVM-ja i ka heuqr të gjitha reklamata e financuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. – Shërbimi i parë programor i TVM-së më 5 shtator të vitit 2016 bëri një analizë të detajuar të programit dhe vërtetoi se shkelja e konstatuar nga organi ad-hoc është e saktë – thotë Ratajkoski. Ai thotë se bëhet fjalë për

KEMM: Mbi 120 ankesa për veprime joetike të medieve

на 1. 07. 2016 | | mk

Këshilli për etikë në media i Maqedonisë (KEMM) gjatë një viti e gjysmë të kaluar ka pranuar mbi 120 ankesa për arsye të ndryshme, u tha në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. “Numri i ankesave që kanë ardhur dhe interesimi i qytetarëve, mirëpo edhe i organizatave dhe institucioneve të tjera, jep shpresë se vetërregullimi si proces mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e sistemit mediatik në vend, i cili në këtë moment është në krizë në aspekt të profesionalizmit dhe etikës”, informoi Sefer Tahiri,  anëtar i Komisionit për ankesa në kuadër të KEMM-së.
Bazat për parashtrimin e ankesave janë të ndryshme, dhe më shpesh kanë të bëjnë me raportimin e pasaktë dhe jokorrekt, gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, mospërfaqësimin

Hapet gara “Liria e të shprehurit në mini-video” 2016

на 31. 05. 2016 | | mk

Inçizoni mini-video me telefonin tuaj celular dhe bëhuni pjesë e Festavalit francez të filmit!
Bëhuni kreativë, shprehuni lirshëm nëpërmjet videos dhe fitoni qëndrim në Francë! SHKARKONI FORMULARIN PËR T’U PARAQITUR NË GARË Vitin e dytë me radhë, Instituti francez në Shkup dhe OJQ-ja Metamorfozis e organizojnë garën “liria e të shprehurit në mini-video”. Konkursi u dedikohet të rinjve të moshës prej 18 deri në 28 vjet. Çdo pjesëmarrës duhet të inçizojë video, me celular, në temën liria e të shprehurit, ashtu siç e kupton ai temën dhe me respekt ndaj tjetrit. (lexojeni Rregulloren – në gjuhën franceze). Videot më të mira (prej 30 sekonda deri në 3 minuta) do të shfaqen dhe do të shpërblehen në kuadër të Festivalit

Konkurs për kolumnë më të mirë në temën: “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e të shprehurit”

на 23. 05. 2016 | | mk
Fotо: flickr Qëllim i konkursit është të nxiten kolumnistët e rinj për shprehje kreative në temat “Gjuha e urrejtjes” dhe “Liria e të shprehurit”, mirëpo edhe të aktualizohet problemi me gjuhën e urrejtjes, i cili përpiqet të maskohet ose të legjitimohet si liri e të shprehurit. Konkursi është i dedikuar për studentët, nxënësit e shkollave të mesme, aktivistët qytetarë dhe të gjithë krijuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë. Kolumnat në temën “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e të shprehurit” duhet të jenë prej 2.000-5.000 karakterë, e poashtu mund të përmbajnë edhe materiale audio-vizuale (video të shkurtëra, ose ilustrime, karikatura, montazhe, fotografi në formatin gif etj.). Kolumnat (në formatin rtf) dhe materialet audio-vizuale (si “attachment”), duhet të dërgohen në

SPGPM-ja e dënon ashpër tekstin e Mirka Velinovskës

на 27. 04. 2016 | | mk
27 prill 2016 SPGPM-ja e dënon ashpër tekstin e Mirka Velinovsksë në të cilin bëhet linçim mediatik i pjesëtarëve të lëvizjes majtiste Solidariteti dhe mbi anëtarët e partisë “E majta”, që janë bashkëluftëtarë tanë në Kartën për solidaritet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Si Sindikatë e gazetarëve, SPGPM-ja është e provokuar në mënyrë plotësuese të reagojë ndaj kësaj përmbajtjeje, e cila më tepër paraqet tekst me premisa të sigurisë dhe të zbulimit, që është shkruar në frymën e traditës “më të mirë” të krijimtarisë sulmuese, e cila, për fat të keq, edhe te ne përfshihet me termin gazetari, edhe pse aspak nuk është e tillë. E kemi për detyrë të theksojmë se nuk bëhet fjalë për produkt të

Gazetari Mamuçevski përzihet nga mbledhja e Këshillit të Komunës së Berovës

на 7. 04. 2016 | | mk

[Gazetari Mamuçevski pengohet nga kryetari i komunës që t’i kryejë detyrat. Fotografi nga profili në Facebook i Jane Mamuçevskit]

Më 4 prill 2016, pronarit të portalit “Maleshevski vesnik”, Jovan Mamuçevski, në mënyrë të vrazhdë dhe të palejuar i është pamundësuar ta ndjekë mbledhjen e Këshillit të Komunës së Berovës. Shkak për veprimin e këtillë të shkelljes së të drejtës së informimit, sipas Mamuçevskit, është fakti se ai i ka kritikuar autoritetet lokale se Berova në vend të qytetit turistik, i ngjan deponisë së egër për shkak të grumbujve të mbeturinave të papastruara. Me rastin e largimit të Mamuçevskit nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Berovës, ai në profilin e tij në FB shkroi: “Sot ndodhi një diskriminim

Këshilli për etikë: “Vest”-i manipulon dhe e shtrembëron të vërtetën

на 30. 03. 2016 | | mk
Titulli që shkaktoi reagime të fuqishme. Foto: screenshot Shkup, 29 mars, 2016 – 12:56 (META)  Këshilli për etikë në medie reagon ashpër për “raportimin tendencioz” të dis medieve rreth fjalimit të djeshëm të prokurores Fatime Fetai, në konferencën për shtyp të organizuar nga Prokuroria speciale publike. Nga Këshilli për etikë thonë se në mënyrë të veçantë i dënojnë pohimet në faqen e parë të botimit të sotëm të gazetës së përditshme “Vest” dhe se tentimet për manipulim dhe shtrembërim të së vërtetës janë të qarta, ndërsa ngjarja e djeshme dhe fjalimi i prokurores kornizohen në mënyrë të gabuar dhe në kontekst të gabuar. Kryeredaktor i gazetës, prej para do kohësh është Goran Petreski, i cili në këtë gazetë edhe nga

Аnalizë: Liria e të shprehurit dhe e bashkimit në medie në vitin 2015

на 21. 03. 2016 | | mk
Qytetarët kritikues, cak i vazhdueshëm i sulmeve të medieve proqeveritare OJQ-ja “Infocentar” në kuadër të projektit “Përfaqësim për lirinë e të shprehurit, të mbështetut nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e realizon Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, vazhdimisht e ndjek gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe me lirinë e bashkimit në Republikën e Maqedonisë. Ky raport që është përgatitur në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e medieve e përfshi raportimin e medieve për temat që lidhen me lirinë e të shprehurit dhe me lirinë e bashkimit, në periudhën 15 janar – 25 dhjetor 2015. Se viti 2015 ishte vit i angazhimit jashtëzakonisht të shtuar dhe të forcuar shoqëror-politik qytetar, përveç pasqyrës së ngjarjeve më të

Nikolla Mlladenov – Një jetë dhuruar gazetarisë

на 11. 03. 2016 | | mk, en
Nikolla Mlladenov, gazetar dhe themelues i “Fokus”-it. Foto: Fokus Në ditën e sotme para saktë 52 vitesh* ka lindur Nikolla Mlladenovi. Njeriu që konsiderohet si njëri nga krijuesit e pranverës maqedonase dhe gazetari të cilit më së shumti i ka borxh demokracia e brishtë maqedonase.
Vetëm dy javë pas ditëlindjes së tij të 49-të, në mbrëmjen e 26 marsit 203, Mlladenovi e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni.
Ditët e ardhshme do ta përkujtojmë nëpërmjet teksteve të cilat pas vdekjes ia kushtuan kolegët dhe miqtë e tij.   Shkruan: Redaksia “FOKUS” Fokus, 10 mars 2014 Duke filluar si një aktor i ri shpresëdhënës, Nikolla Mlladenovi e riorienton ambicien e tij he nga mesi i viteve të 1980-ta fillon me punë