Aktualitete

Gjuha e urrejtjes në televizionin “Kanal 5”

на 10. 03. 2016 | | mk
Теlevizioni “Kanal 5”, me publikimet dhe me qëndrimet e shprehura nga ana e Milenko Nedellkovskit në edicionet e emisionit të tij “Milenko Nedellkovski shou”, të emituara në data 15, 22 dhe më 29 janar, më 5 dhe më 12 shkurt të vitit 2016, nxit dhe përhap diskriminim, mosdurim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual, me çka e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, thuhet në raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të programeve, që është ralizuar nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Аgjencia thekson se shkelja e ligjit ka të bëjë me atë se: “në disa emisione radhazi, të cilat kanë qenë të inçizuara më parë, shërbimi programor televiziv në

OJQ Infocentar: Konkurs për storje gazetareske

на 8. 03. 2016 | | mk
ОJQ-ja Infocentar në kuadër të projektit “Demografia – kualitet i jetesës” i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, shpall konkurs për storje gazetareske. Storjet gazetareske duhet të jenë të ndërlidhura me ndonjërën nga këto tema: demografia, migrimet, regjistrimi i popullatës, lista zgjedhore. Storjet e propozuara duhet t’i respektojnë etikën dhe standardet profesionale gazetareske dhe duhet të përmbajnë elemente të analitikës dhe të hulumtimit. Secila nga storjet e propozuara nuk duhet të jetë më e gjatë se 3.500 fjalë. Preferohet që tekstet të përgatiten në bashkëpunim ose në partneritet me organizatat, iniciativat, aktivistët qytetarë. Të drejtë për të marrë pjesë në këtë konkurs kanë të gjithë gazetarët e Republikës

SHGM-ja i dënon presionet ndaj gazetarit Muhamed Zeqiri

на 7. 03. 2016 | | mk
Shkup, 7 mars, 2016 – 12:29 (META) – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër i dënon presionet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të BDI ndaj gazetarit të “TV Shenja”, Muhamed Zeqiri. Këto presione cenojnë lirinë e fjalës dhe nxisin vetëcenzurë të gazetarëve. Me kërcënime dhe presione ndaj gazetarëve Maqedonia nuk do të dalë nga grupi i vendeve afrikane ku masivisht nëpërkëmbet liria e medias”, thuhet në komunikatën e SHGM-së. Nga shoqata thonë se është dyfytyrëshe BDI-ja ta bindë opinionin se mediat në gjuhën shqipe janë më të lira falë sjelljes së tyre të përgjegjshme si parti në pushtet, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e saj kërcënojnë gazetarët. “Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si nënshkrues i Marrëveshjes së Përzhonos u obligua

“Global Voices”: Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi dënimin për gazetarët që cituan deklaratë me akuzë për korrupsion

на 14. 01. 2016 | | mk
Publikuar më 13 janar 2016 16:23 GMT Edhe pse tashmë është ish-shef i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim të Maqedonisë, si duket Sasho Mijallkovi akoma ka ndikim të madh mbi sistemin gjyqësor të vendit, veçanërisht kur bëhet fjalë për “nderin dhe autoritetin”. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e konfirmoi dënimin me para prej 8.300 eurosh kundër dy gazetarëve të javores së pavarur “Fokus”, Jadranka Kostova dhe Vllado Apostollov për shpifje ose “shkelje të nderit dhe të autoritetit të shefit të mëparshëm të shërbimit sekret”, i cili është edhe kushëri i kryeministrit në largim, Nikolla Gruevski, shkruan “Global Voices”. Kjo është hera e tretë që gjykatat e Maqedonisë e vërtetojnë dënimin për citim të burimit, i cili thoshte se Mijallkovi ka qenë

MEDIET DHE TË DREJTAT E NJERIUT: Përzgjedhje e artikujve të prof. Mirjana Najçevskës në vitin 2015

на 31. 12. 2015 | | mk
Prof. Mirjana Najçevska. Foto: photobucket 1. Kurthi i mosdijes: Mediet dhe universiteti i ri (22. 12. 2015) 2. Mediet ≠ zëdhënëse partiake (për anketën e re të IRI-t) (30. 11. 2015) 3. Ligji për mbrojtjen e privatësisë: Кur Kushtetuta bëhet “letër tualeti” (17. 11. 2015) 4. E drejta për të zgjedhur është e drejtë themelore e njeriut  (09. 10. 2015) 5. Pyetjet e papërgjigjura për pasaportën e Mijallkovit (08. 10. 2015) 6. Çka mund të bëjë ose çka nuk mund të bëjë Avokati i popullit (17. 02. 2015)  

Programi “Liderët mediatikë 2016”

на 20. 11. 2015 | | mk
Është hapur aplikimi për programin “Liderët mediatikë nga Maqedonia 2016”. Ai parasheh që kandidatët e përzgjedhur të marrin pjesë në punë katërmujore në SHBA në një organizatë të atjeshme mediatike, me ç’rast fitohet trajnim për medie dhe për udhëheqësi si dhe mundësi për të njoftuar dhe për të komunikuar me ekspertë të medieve nga SHBA-të. Afati i fundit për aplikim është deri më 18 dhjetor të vitit 2015 në këtë adresë: http://www.irex.org/project/macedonia-media-leaders-program.   Informata plotësuese mund të merren në: mmlp@irex.org.

Mbështetje nga komuniteti i Global Voices për përfaqësuesit e lirisë së të shprehurit nga Maroku

на 19. 11. 2015 | | mk, en


Publikuar më 19 nëntor 2015 8:24 GMT


Komuniteti i Global Voices kërkon drejtësi për shtatë përfaqësuesit e lirisë së të shprehurit, të cilët ballafaqohen me gjykim në Marok për shkak të aktivizmit të tyre.
Shtatë përfaqësuesit janë përpjekur që t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, kanë kërkuar llogari nga autoritetet para publikut, dhe janë angazhuar për sundimin e së drejtës në vendin e tyre. Pesë prej tyre janë akuzuar për “rrezikimin e sigurisë së brendshme të vendit”, ndërsa dy vetë ballafaqohen me akuza për “pranimin e fondeve të huaja pa e njoftuar Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë”. I bëjmë thirrje Qeverisë së Marokut që t’i përmbushë obligimet që i ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe t’i hedhë poshtë

KONKURS: gazetarë, video-reporterë, kamermanë, video-dizajner – Agjencia “Meta”

на 28. 10. 2015 | | mk
Agjencia e lajmeve “Meta”, projekt i Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ka nevojë për bashkëpunëtorë me honorar nëpër qytetet e Maqedonisë:
  • 6 (gjashtë) gazetarë- videoreporterë
  • 6 (gjashtë) kamermanë
  • 1 (një) videodizajner – redaktor grafik (në Shkup)
Kandidatët e motivuar dhe të interesuar duhet që të dërgojnë një biografi të shkurtër, me propozim-tema në të cilat do të kishin pasur dëshirë të përgatisin video – kronika, në postën elektronike konkurs@meta.mk, më së voni deri më 10 nëntor. Përvoja nuk është vendimtare, por puna dhe bashkëpunimi me mediat lokale do të llogaritet si përparësi.

SHGM: SHBA dhe BE dënojnë dhunën kundër gazetarëve

на 17. 09. 2015 | | mk, en
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë më 17.09.2015 e publikoi këtë kumtesë: Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, e përballur me përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve dhe me sjelljen e papërgjegjshme dhe joprofesionale të Ministrisë së punëve të brendshme, para një muaji dërgoi letër deri te të gjitha organizatat ndërkombëtare, ku Maqedonia është anëtare fuqiplotë, siç janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, si dhe deri te partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komisioni Evropian. Në letër alarmuam këto organizata dhe shtete se dhuna kundër gazetarëve ka marrë përmasa dramatike dhe kërkuam të interventojnë deri të autoritetet maqedone për të garantuar siguri për gazetarët në ushtrimin

“Transparencë Maqedoni”: Nuk ka përparim në liritë e mediave

на 15. 09. 2015 | | mk
Buletini i ri i “Transparencë Maqedoni” (TM), për muajt korrik dhe gusht i shqyrton ndodhitë që kanë të bëjnë me pushtetin, e të cilat kanë shkaktuar shumë reagime në publik. raporton “Plus info”. Buletini e shqyrton jetën luksoze të kryeministrit, mosparaqitjen e pronave nga funksionarët e pushtetit, rebalancin e buxhetit të RM-së, si edhe problemet e gazetarëve dhe harxhime joproporcionale publike. TM thotë se korriku dhe gushti për gazetarët kanë kaluar pa përmirësime: “Këto muaj kaluan pa përparim thelbësor në numrin më të madh të hetimeve rreth veprave të rëna penale të dhunës kundër gazetarëve ose shkatërrimit të pronës që është në pronësi të gazetarëve ose kritikëve të tjerë të pushtetit. Sa për përkujtim, prej muajit prill e deri më