Aktualitete

Pushteti krijon atmosferë të linçit: Peshevski menjëherë të japë dorëheqje!

на 16. 07. 2015 | | mk
Fronti për lirinë e të shprehurit, OJQ-ja “Infocentar”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Metamorfozis, CIVIL, Tetë Shtatori, Qendra maqedonase për arsim evropian, “Plloshtad Slloboda”, Qendra për arte bashkëkohore, OKNO dhe Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, shprehin brengosje të madhe për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta mbi gazetarët, pronarët e mediave dhe aktivistët qytetarë që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit dhe politikave të tij, thuhet në komunikatën e publikuar më 16 korrik. Nënshkruesit publikuan: Sulmi i djeshëm fizik i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ndaj pronarit të portalit Мaktel, Sashe Ivanovski, mirëpo edhe komunikata e VMRO-DPMNE-së, paraqesin treguеs të qartë dhe të padyshimtë të atmosferës së linçit dhe të dhunës në shoqëri, të

Këshilli për etikë e dënon sulmin fizik, kërkon përgjegjësi nga Peshevski

на 16. 07. 2015 | | mk
Këshilli për etikë në media i Maqedonisë e dënon ashpër sulmin fizik të zëvendëskryeministrit Vlladimir Pesheski mbi pronarin dhe redaktorin e portalit në internet Maktel, Sashe Ivanovski. Në komunikatën e publikuar më 16 qershor 2015, Këshilli thekson: Si organ që është përgjegjës për vendosjen e procesit të vetërregullimit në mediat e Maqedonisë, duke u angazhuar për shkallë sa më të lartë të përgjegjësisë te gazetarët dhe për respektim të standardeve gazetareske në raportimin e tyre, pyesim – si mund të zbatohen ato në një shoqëri në të cilën bartësit e funksioneve publike sulmojnë fizikisht për shkak të pyetjes së parashtruar!? Që të mund të pritet që gazetarët të jenë maksimalisht profesionistë dhe etikë në raportimin e tyre, absolutisht duhet të

Radio MOF: Thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë gazetareske të “D Festival”-it

на 30. 06. 2015 | | mk
Radio MOF-i në bashkëpunim me “D Festival”-in e organizon “Radio MOF media desk”, punëtori  gazetareske që do të mbahet në Dojran prej 17 deri më 19 korrik. Punëtoria do të funksionojë gjatë tre ditëve të festivalit, prej orës 12 deri në orën 18 dhe do të paraqesë redaksi të gazetarëve të rinj, të cilët në udhëheqësinë redaktuese dhe mentorimin e gazetarit Zharko Nastoski do të shkruajnë për paraqitjet muzikore të: Маnu Çao, Vilkinson, Xhajkovski dhe Ti-Kej Uonder, “Bed kopi”, “Ljubojna bras fantazi”, “Foltin”, “Elektriçni orgazam”, “ZAA”, “Kulturno-umetniçki rabotnici”, “Fulish grin”, “Bla bla bla”, “Baildsa”, “Pi-Em-Xhi Kolektiv”, “Dramenbras trio”, “Retro kabare”, “Opatnica”, “Noviot poçetok”, “Fjurion”, “Point blenk”, “Xhun”, “Bruka bend” dhe shumë të tjerë, të cilët do të paraqiten gjatë “D

Njoftim për Kuvendin vjetor të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM)

на 27. 05. 2015 | | mk
Kuvendi i rregullt vjetor i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), do të mbahet më 27 maj (e mërkurë), me fillim në orën 11, në hotelin “Kuins”, Qendra Tregtare “Zebra”, Shkup. KEMM është organ vetë-rregullues për avancimin dhe për mbrojtjen e standardeve profesionale dhe të etikës në mediat e Republikës së Maqedonisë, duke aplikuar sanksione morale ndaj atyre që nuk i respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e gazetarëve. Qëllimet e KEMM-së janë: – Mbrojtja e lirisë së mediave dhe e të drejtës së opinionit për të qenë i informuar;
– Parandalimi i ndikimit të shtetit, partive politike dhe të qendrave të tjera të fuqisë mbi mediat;
– Mbrojtja e interesave të opinionit duke siguruar proces të pavarur, efikas

Thirrje për gazetarët, fotoreporterët dhe bloguesit e rinj: “Pas hapave të Alber Londër”

на 5. 05. 2015 | | mk
Qytetarët e Maqedonisë, të cilët i intereson gazetaria hulumtuese ose puna e fotoreporterëve, i ftojmë të na bashkangjiten në seminarin udhëtues “Pas hapave të Alber Londër”. Ky seminar udhëtues i bashkon të gjitha llojet e gazetarisë dhe i ofron mundësi studentëve të gazetarisë ose të komunikimit ose profesionistëve të rinj të hulumtojnë për Luftën e Parë Botërore në Ballkan. Seminari është i inspiruar nga shkrimet e gazetarit-reporter, Alber Londër, dhe mbahet tashmë katër vite nëpër Ballkan dhe në Francë. Në kuadër të seminarit të sivjemë me titull “Pas hapave të Frontit lindor janë paraparë udhëtime në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi, pas hapave të luftëtarëve që kanë luftuar në Ballkan. Seminari “Pas hapave të Alber Londër” do të mbahet prej 1

Sot pasdite, tubim protestues për kthimin e kurorës mortore që iu dërgua gazetarit Jovanovski

на 22. 04. 2015 | | mk
Gazetarët dhe “Plenumi i gazetarëve” më 22 prill, saktësisht në mesditë, para objektit të Qeverisë do ta kthejnë kurorën mortore, e cila mbrëmë iu dorëzua Borjan Jovanoskit, gazetar dhe redaktor në “Nova TV”, në shtëpinë e tij, njoftoi аgjencia “Meta”. Në këtë mënyrë, gazetarët do të tregojnë se nuk i frikësohen porositësit të këtij akti mosntruoz, i cili mbrëmë e shqetësoi familjen e Jovanovskit. Gazetarët i ftojnë kolegët e tyre

KEMM i hesh poshtë spekulimet rreth shkaqeve për shkarkimin e Lidija Bogatinovës

на 15. 04. 2015 | | mk
  Këshilli për etikë në media i Maqedonisë (KEMM) i hedh poshtë spekulimet të cilat u paraqitën gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në disa media rreth shkaqeve për shkarkimin e Lidija Bogatinovës si anëtare e Komisionit për ankesa pranë Këshillit, thuhet në reagimin e kësaj organizate. Bogatinova është shkarkuar nga Komisioni për ankesa pranë KEMM-së për shkak të mosaktivitetit në punën e Komisionit dhe mospjesëmarrjen në mbledhjet e

Çmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese. Konkurroni!

на 25. 03. 2015 | | mk
Të gjithë gazetarët të cilët në vitin 2014 kanë përgatitur dhe kanë publikuar storje hulumtuese për keqpërdorimin e fuqisë dhe shkeljen e të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, mund të paraqiten në konkursin për Çmimin e Bashkimi Evropian për gazetarinë hulumtuese, që do të jetë i hapur deri më 23 prill 2015. Çmimi është krijuar nga Komisioni Evropian, më konkretisht nga Drejtoria për zgjerim, në përputhje

Formohet Plenumi i gazetarëve

на 24. 03. 2015 | | mk
Shumë emra të dalluar të gazetarisë e formuan Plenumin e gazetarëve. Në vazhdim ua përcjellim njoftimin zyrtar të plenumit, të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, të cilën mund ta përkrahni në këtë link.   Pse Plenumi i gazetarëve? Plenumi u bë simbol i zgjimit qytetar dhe i inicimit të aksioneve për ndryshim në vend. Studentët si forca më progresive e shoqërisë me të drejtë u bënë nismëtarë të këtyre

Paralajmërimet për padi rrezik për lirinë e mediave

на 16. 03. 2015 | | mk
Paralajmërimi i deputetit të BDI-së Artan Grubi se do ta padisë çdo medium që sipas tij bën “shpifje dhe ofendim” është tentim për kufizim të fjalës së lirë në Maqedoni. Aq më tepër që sot në Maqedoni hapësira për debat kritik dhe shprehje të lirë të mendimeve në media është si asnjëherë më parë e kufizuar. Paralajmërimet për veprime të tilla vetëm se e shtojnë presionin ndaj ato pak media të lira dhe stimulojnë censurën dhe vet-censurën. Nëse Grubi ndjehet i ofenduar apo dëmtuar, ka mënyra adekuate dhe procedura të cilat parandalojnë dhe përmirësojnë devijimet eventuale në media pa pasur nevojë për kërcënime të drejtpërdrejta për padi. Duke e ditur faktin që edhe gjykatat në Maqedoni, sipas të gjitha raporteve