Aktualitete

Apliko për bursë për ekselencë gazetareske për vitin 2015

на 17. 02. 2015 | | mk

Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Afati i fundit për paraqitje është 25 shkurti.

Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Në thirrje e cila zgjat deri më 25 shkurt 2015, mund të konkurrojnë gazetarë nga hqipëria, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia, Sikurse çdo vit, në konkursin e hapur do të zgjidhen 10 gazetarë. Ata do të fitojnë përkrahje financiare dhe profesionale që të realizojnë hulumtim të thellë të temave me rëndësi rajonale ose me rëndësi për BE-në – Këtë vit, tema e hulumtimeve është “Vlerat”. Na e dërgoni aplikacionin tuaj dhe zgjidhni temë që do ta paraqesë një aspekt shoqëror

Përgjimi i paautorizuar është jokushtetues dhe paraqet vepër penale

на 10. 02. 2015 | | mk
  Fondacioni Metamorfozis shpreh brengosje të madhe për shkak të pretendimeve që janë në dispozicion publik për ndjekjen masovike dhe të paautorizuar të qytetarëve, që është realizuar nëpërmjet bashkimit kriminal me keqpërdorim të pozitës zyrtare në institucionet shtetërore dhe/ose korporatat me ndikim. Ju përkujtojmë se mbrojtja e privatësisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të dhënave personale, mirëpo edhe një diapazon më të gjerë të të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë me lirinë dhe dinjitetin që mund të rrezikohen me përgjim, është e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilës përgjimi pa urdhëresë nga gjykata është i ndaluar: Neni 17 Garantohet liria dhe fshehtësia e letrave dhe e të gjitha formave të tjera të komunikimit. Vetëm

Ambasada e SHBA-ve kërkon sqarim ligjor nga prokuroria se kur një informatë trajtohet si sekret zyrtar

на 6. 02. 2015 | | mk
Foto: Mike Mozart, 2014  Ambasada e SHBA-ve në Shkup i fton autoritet që të japin sqarim ligjor të deklaratës së Prokurorisë publike të datës 3 shkurt, duke i përcaktuar në mënyrë më konkrete rrethanat në të cilat një informatë mund të trajtohet si sekret zyrtar dhe të sqarojnë se si gazetarët do ta dijnë se në cilat raste ekzistojnë rrethanat e tilla konkrete. Ambasada e SHBA-ve thekson se e ka ndjekur me brengosje deklaratën e 3 shkurtit nga Zyra e Prokurorisë Publike, në të cilën thuhet se “publikimi i materialeve që mund të jenë lëndë e procedurës së mëtutjeshme penale është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”. “Mediat e lira janë bazë e një shoqërie demokratike dhe luajnë rol

OJQ-ja “Infocentar” publikoi monitoringun e raportimit të RTM-së për Kezharovskin, SASHK-un dhe Zaevin

на 4. 02. 2015 | | mk
OJQ-ja “Infocentar” НВО, në kuadër të programit të saj për monitoring të vazhdueshëm të mediave, e në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e mediave, përgatiti аnalizë për informimin e shërbimit publik radiodifuziv për rastin Kezharovski, për grevën e SASHK-ut dhe për padinë penale kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në periudhën prej 15 deri më 21 janar, u monitorua rasti Kezharovski dhe greva e SASHK-ut, ndërsa më 31 janar u monitorua raportimi i RTM-së për padinë penale kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Radiotelevizioni i Maqedonisë, në tërësi dhe në vazhdimësi, dështoi në rolin e tij si shërbim publik radiodifuziv i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. As në rastin e Kezharovskit, as në rastin e grevës së SASHK-ut, e as

Bursa ballkanike për ekselencë gazetareske për vitin 2015

на 30. 01. 2015 | | mk
Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Afati i fundit është 25 shkurti. Ju jeni të mirë, mirëpo dëshironi të arrini përsosmëri, të jenë profesionistë të nivelit botëror? Ky është hapi i parë që të përparoni në karrierën tuaj. Mos e lëshoni mundësinë që të fitoni përkrahje profesionale sipas standardeve më të larta, të punoni me redaktorë dhe gazetarë me përvojë nga rajoni dhe më gjerë, të vizitoni seminare për zhvillim të karrierës dhe ta shihni storjen tuaj të publikuar anmebanë Evropës. Gazetarë me përvojë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia, mund të aplikojnë në thirrjen e tetë për bursa për ekselencë gazetareske. Çdo vit, dhjetë

Protesta për Kezharovskin është kryengritje kundër politikave të pushtetit

на 21. 01. 2015 | | mk
Shkup, 20 janar, 2015 (META)  – Disa qindra gazetarë, qytetarë dhe studentë të cilët sot protestuan  kundër aktgjykimit të gazetarit Tomisllav Kezharovskit, revoltën dhe mllefin e shprehën para Qeverisë,  ku sipas tyre është sajuar vendimi i  padrejtë për ta burgosur e pastaj edhe për lirimin e përkohshëm të tij. Me maska me fytyrën e Kezharovskit, transparentë dhe fishkëllima filloi protesta para Gjykatës së Apelit Shkup, dhe me shënimin e transparentit “Liri për Kezhon”, në pëlhurë të bardhë mbi truallin e oborrit të dyerve të gjykatës. Tamara Çausidis, nga Sindikata e Pavarur  e Gazetarëve paralajmëroi ardhjen e Kezharovskit, i cili sot në mëngjes u lirua nga burgu “Shkup”. Ardhja e tij me familjen para gjykatës ngjalli shumë emocion tek të pranishmit.

SPGPM-ja i fton gazetarët, punëtorët mediatikë dhe qytetarët në marsh për nder të “Sharli Ebdo”

на 13. 01. 2015 | | mk
Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe i punëtorëve mediatikë (SPGPM) të dielën, më 11 janar 2015, në Parkun e gazetarëve në Shkup (përballë ndërtesës së ish-SHGB “Nova Makedonija”) në orën 15, organizon tubim për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në Paris. Tubimi është iniciuar nga thirrja e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Federatës evropiane të gazetarëve dhe të sindikatave franceze të gazetarëve, si dhe i sindikatave të shumta të gazetarëve nga Evropa, të cilat u bënë thirrje që të gjithë kolegët, masovikisht, të dielën në orën 15, të marrin pjesë në marshin për nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave të tjera në masakrën e  Parisit, në hapësirat e magazinës satirike “Sharli Ebdo”. SPGPM-ja i bashkangjitet thirrjes

Në ambasadën e Franacës në vend homazhe për viktimat

на 8. 01. 2015 | | mk, en
Shkup, 8 Janar, 2015 (META) – Në Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, sot u mbajt homazh për viktimat nga sulmi terroristi në javoren “Charlie Hebdo” në Paris. Ambasadorja Lorens Oer deklaroi se sot është ditë zie në Francë dhe nëpër përfaqësitë diplomatike të saja. Ajo sulmin e djeshëm e cilësoi si një sulm qyqarë, dhe akt tinëzak ku jetën e humbën 12 veta. Karikaturist të njohur nga shtypi francez, gazetarë, punëtorë dhe dy polic janë në radhët e viktimave. Ata ranë viktima nga plumbat e urrejtjes dhe të mosdurimit. Në Fracë “Sharli ebdo” e jetëson lirinë e të shprehurit në të gjitha temat. Provokimi intelektual është thelbi për ndërtimin e mendimit tonë, dhe të demokracisë sonë. Vizatimi, humori,

“Raportuesit pa kufinj”: 66 gazetarë janë vrarë në vitin 2014

на 18. 12. 2014 | | mk
Organizata ndërkombëtare “Raportuesit pa kufinj” e publikoi pasqyrën e dhunës kundër gazetarëve në vitin 2014. Sipas evidencës së tyre, gjatë këtij viti, janë vrarë 66 gazetarë. Me këtë, numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës së tyre në 10 vitet e fundit arriti në 720. Gjithsej 119 gazetarë janë kidnapuar gjatë këtij viti, që paraqet rritje prej më shumë se 35 për qind në krahasim me vitin parprak. Katërdhjetë gazetarë në këtë moment janë duke u mbajtur si pengje.   66 journalists killed in 2014 http://t.co/YNBZLKLpBX #2014 #RSF #pressfreedom pic.twitter.com/cQonqx2BUt — RSF / RWB (@RSF_RWB) December 16, 2014
Si më vdekjeprurëse për gazetarët “Raportuesit pa kufinj” e përmendin Sirinë, me 15 vrasje, Palestina me shtatë, Ukraina me gjashtë,

“Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” arrin numrin prej 20.000 “pëlqimesh” në “Facebook”

на 4. 12. 2014 | | mk
Lexuesja jonë Маrtina Nestorovska para dyzet minutash na e siguroi “like”-un e 20.000-të  të faqes së “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” në Facebook. Të gjithë Juve që rregullisht nga ndiqni në përpjekjet që t’i rrisim standardet e gazetarisë në Maqedoni dhe të ofrojmë edukim që duhet t’u ndihmojë qytetarëve t’i njohin dhe të zgjedhin produkte profesionale gazetareske në media, Ju falënderojmë. Këto 20.000 pëlqime janë arritur në periudhë