Aktualitete

Storja nga Maqedonia, fituese e shpërblimit ndërkombëtar

на 29. 11. 2014 | | mk
Storja e gazetarit me renome Sashe Dimovski fitoi shpërblim të veçantë në Forumin për media, i cili u mbajt në Podgoriсë të Malit të Zi, prej 13 deri më 15 nëntor. Storja hulumtuese me titull “Donacionet e mediave për partitë politike dhe strukturat pronësore si burim potencial për korrupsion në mediat e Maqedonisë” (Media donations to political parties, and ownership structures as a potential source of corruption in the Macedonian media) është realizuar me ndihmën e projektit Observatori mediatik i Evropës Juglindore). Artikulli tregoi se disa media luajnë rol të sponsorë më të mëdhenj të partive politike në Maqedoni, duke shfrytëzuar metoda të ndryshme, në mesin e të cilave edhe donacione gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Storja, poashtu, zbuloi informata

Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet

на 14. 10. 2014 | | mk
Civil dhe Fondacioni Fridrih Ebert organizojnë diskutim në temën “Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet” të mërkurën, më 15 tetor, në klubin GEM (Shkup, Çarshia e vjetër), me fillim në orën 11:30. Mysafir special i kësaj ngjarjeje është z. Кristian Mir, Drejtor ekzekutiv i Raportuesve pa kufinj nga Gjermani, i cili do t’i prezantojë konstatimet dhe qëndrimet për këtë temë. I ftojmë gazetarët, redaktorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ekspertët dhe aktivistët për të drejat e njeriut, si dhe institucionet dhe palët e tjera relevane të interesuara që të marrin pjesë në këtë diskutim të moderuar. Mediat janë të mirëseardhura të raportojnë për këtë ngjarje dhe ta përcjellin këtë diskutim te publiku i gjerë. Organizatorët e

U formua Këshilli i etikës së mediave në Maqedoni

на 13. 10. 2014 | | mk
Organizatat udhëheqëse në fushën e mediumeve më 30 shtator 2014 formuan Këshillin e Etikës të Mediumeve të Maqedonisë, organ i parë vetë-rregullator i mediumeve. Mbi tridhjetë përfaqësues të mediumeve elektronike, të shtypura, në online dhe mediumet rajonale, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Mediumeve në Maqedoni,Sindikata e Gazetarëve të  Maqedonisë dhe Shoqatës së Mediumeve Elektronike Private të Maqedonisë, në të cilën mbi 60 mediume rajonale dhe lokale janë anëtarë mbajtën kuvendin themelues  të Këshillit të Etikës të Mediumeve të Maqedonisë (KEMM), organ i parë vetë-rregullues i mediumeve. Kuvendi zgjodhi anëtarët dhe zëvendësit e organeve qeverisëse dhe miratoi Statutin e Këshillit. Në periudhën e ardhshme Bordi ekzekutiv me konsensus duhet të zgjedhë anëtarët e panelit të

SHGM-ja pyet se pse nuk sanksionohet gjuha e urrejtjes në emisionet debative

на 13. 10. 2014 | | mk
Ju transmetojmë deklaratën e SHGM-së: Me 24 shtator 2014 Agjencioni për mediume organizoi një punëtori në temë Prezantimi i Udhëzuesit për monitorim të “gjuhës së urrejtjes”. Në këtë ngjarje foli Mr. Jelena Surçulija Milojeviq, ekspert i jashtëm për të drejtën e mediumeve, kurse të pranishëm ishin edhe anëtarët  e Agjencionit si dhe përfaqësues të mediumeve dhe organizatave qytetare. Përfaqësuesi i SHGM publikisht i parashtroi dy pyetjet në vazhdim: Duke vlerësuar se në Maqedoni kohëve të fundit ka tendencë për t’u rritur përdorimi i  gjuhës së urrejtjes në emisionet debatuese në mediumet kombëtare, që përfshinë emisione, ku mysafirë janë zyrtarë të lartë të qeverisë, për të cilat nuk ka përgjigje adekuate nga rregullatori, përfaqësuesi i SHGM-së pyeti:
  • A është praktikë në

Nxitja e luftës nëpërmjet një televizioni nacional

на 8. 10. 2014 | | mk
Shembull i promovimit të qëndrimit se lufta ndëretnike është “zgjidhje” për problemet e Maqedonisë nëpërmjet një emisioni në televizionin nacional: “Kjo është, kjo është monstruoze… Këtë me identitetin as që dua ta diskutoj. Tani të thotë se ose do ta pranosh atë që thotë të vetëvritesh ose do t’ua lëshojmë shqiptarët. Po lëshojini bre. Lëshojini njëherë, mirëpo kur do të lëshohet dikush atyre, për ta mbrojtur veten time, që të mos vdes në aspekt imunologjik, a e di se si do të reagoj. jo si në vitin 2001.” Një pjesë e citimeve nga еmisioni “Jadi burek” me udhëheqës Janko Ilkovski dhe mysafiren Mirka Velinovska është emituar më 1 tetor 2014 në TV Sitel 3, janë dokumentuar në blogun Anfas. Kodi

Reagimi i pakuptimtë i mediave maqedonase

на 10. 07. 2014 | | mk
Ka dy ditë që mediat maqedonase të afërta me partinë maqedonase në pushtet dhe portalet satelit të tyre, kanë marrë hovin të kritikojnë mediat shqiptare duke e quajtur nxitëse mënyrën e tyre të raportimit për rastin ‘Monstra‘ si dhe ndodhitë që pasuan. Disa nga këta media janë:  Kurir, Netpres, Republika, Kanal-5, Alfa, bile gazeta Dnevnik shkon më tutje duke e spikatur lajmin në ballinë si lajm kryesor. Në shënjestër të këtyre mediave është edhe Portalb, duke marrë për shembull si tekst për nxitje të atmosferës së protestave të dhunshme dy tekstet tona me titull:
  •  Nëse protestat do të trajtohen si “Monstra”, situata mund të eskalojë
  • Reagime: Rasti Monstra, i montuar dhe planifikuar që moti
Këto media thonë që tekstet janë

QZHM: Ndryshim jotransparent i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

на 4. 07. 2014 | | mk
Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM) konsideron se Propozimi i fundit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, i propozuar nga ana e qeverisë, me procedurë të shkurtër, paraqet edhe një përpjekje për intervenim jotransparent dhe prapa skene në ligj i cili në mënyrë të drejtpëdrejtë e prek lirinë e informimit dhe lirinë e mediave. Konsiderojmë se është koha e fundit, qeveria t’i japë fund injorimit të organizatave mediatike dhe dhe shoqatave të gazetarëve gjatë intervenimit në aktet juridike të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë e tangojnë publikun mediatik, por edhe publikun e gjerë. Përpjekja e fundit për të intervenuar në ndryshimin e propozuesve të autorizuar të Këshillit programor të RTM-së, ku në vend të

Udhëzuesi i USAID-it për mediat sociale për sektorin civil

на 3. 07. 2014 | | mk
Për nder të Ditës së mediave sociale 2014, USAID-it, sot e publikoi udhëzuesin për përdorimin e mediave sociale. Publikimi me titull Rrjetet sociale: Udhëzues për përforcimin e shoqërisë civile nëpërmjet mediave sociale është përgatitur me qëllim që t’i mësojë organizatat joqeveritare si t’i realizojnë qëllimet e tyre komunikuese dhe me sukses t’i drejtohen publikut të tyre nëpërmjet mediave sociale. Udhëzuesi ofron pasqyrë të praktikave më të mira që përdoren te mediat sociale për inicimin e temave dhe debateve të rëndësishme për çështje me interes për sektorin civil. Duke pasur parasysh faktin se mediat sociale ndryshojnë shpejt, publikimi nuk koncentrohet në ndonjë platformë individuale sociale, por në vend të kësaj OJQ-ve u ofron zgjidhje se si t’u qasen mediave sociale në

Hulumtim: A e shfrytëzojnë institucionet shtetërore potencialin për teknologji të reja për kyçjen e qytetarëve në procesin e vendimmarjes?

на 18. 06. 2014 | | mk
A e shfrytëzojnë institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë potencialin për teknologji të reja për kyqjen e qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve? Kjo është tema e studimit të politikave publike që do të prezantohet nga ana e Fondacionit Metamorfozis në konferencën e cila do të mbahet më 17 qershor 2014 (e martë), me fillim prej orës 11:00 në hapësirat e EU Infoqendrës në Shkup. Hulumtimi me temë: ”Rritja e shfrytëzimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”, ka për qëllim ta konstatojë nivelin aktual të shfrytëzimit të teknologjive të reja nga ana e institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qendror (gov.mk), gjegjësisht mundësitë që u ofrohen qytetarëve që të konsultohen dhe të ndikojnë

“Metamorfozis” u bë anëtarja e parë e IFEKS-it nga Maqedonia

на 16. 06. 2014 | | mk, en
Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi u bë anëtare e njërit nga rrjetet më të mëdha për lirinë e të shprehurit, IFEKS (www.ifex.org). Bëhet fjalë për rrjet aksional, që tani ka 88 anëtare në 60 vende, me ç’rast  numri më i madh janë në vendet në zhvillim. Në rajonin tonë, rrjeti ka nga një anëtare në Serbi dhe Shqipëri (ndërsa prej sot edhe nga Maqedonia) dhe nga dy anëtare në Rumani dhe në Turqi. Rrjeti përpiqet ta kthejë vëmendjen kah ngjarjet dhe ndodhitë që ndikojnë në lirinë e të shprehurit dhe nëpërmjet kanaleve të tij, por edhe duke ndërtuar koalicione, gurpe punuese, deklarata të përbashkëta, peticione dhe aktivitete të tjera me qëllim që të shkaktohen ndryshime pozitive. Rrjeti, poashtu, organizon konferenca, punëtori