Aktualitete

Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet”

на 5. 12. 2013 | | mk
Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve për trajnime për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Pjesëmarrësit në trajnime do të kenë mundësi të fitojnë njohuri për ta njohur gjuhën e urrejtjes, shkathtësi teknike për t’iu kundërvënë kësaj dukurie, si dhe shkathtësi për prezantimin dhe bartjen e njohurive. Trajnimet janë të hapura për të gjithë qytetarët e RM-së që janë të interesuar që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i zbatojnë dhe t’i shpërndajnë në komunitetet e tyre, organizatat e punës dhe shoqatat e tyre. Posaçërisht të mirëseardhur janë bloguesit dhe shfrytëzuesit e mediave sociale Facebook dhe Twitter, aktivistët qytetarë, arsimtarët dhe gazetarët – por edhe të gjithë njerëzit tjerë që janë të interesuar për avancimin e

Lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë -17.09.2013

на 17. 09. 2013 | | mk
.   (SHILM Mediasense, 17.09.2013) – Këto janë pesë lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë gjatë 72 orëve të kaluara sipas numrit të aktiviteteve që i kanë gjeneruar në Facebook.   А.) Kjo listë përfshin lajme të përgjithshme nga të gjitha rubrikat (pa rubrikat Zbavitje dhe Sport), dhe janë përfshirë lajme nga 120 portale të proviniencave të ndryshme:   1. Јоhani dhe Sonja u martuan në Shën Jovan Bigorski 573 pëlqime (like) – 16 përbashkime (share) – 17 komente – 16.09.2013 – Kurir 2. Përgatitja e ajvarit para ndërtesës nuk është e dënueshme vetëm me shporet elektrik 259 pëlqime – 47 përbashkime – 99 komente – 16.09.2013 – Pres 24 3. Мega arrestim në Shkup: Ra njeriu i parë

Lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë -13.09.2013

на 13. 09. 2013 | | mk
(SHILM Mediasense, 13.09.2013) – Këto janë tre lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë gjatë 72 orëve të kaluara sipas numrit të aktiviteteve që i kanë gjeneruar në Facebook. Kjo listë përfshin lajme të përgjithshme nga të gjitha rubrikat (pa rubrikat Zbavitje dhe Sport), dhe janë përfshirë lajme nga 120 portale të proviniencave të ndryshme: 1. Maqedonas, ia keni q… nënën basketbollit! 959 pëlqime (like) – 255 përbashkime (share) – 157 komente – publikuar më 12.09.2013 – Brkaj rabota 2. Kolumna e Putinit për New York Times 850 pëlqime – 223 përbashkime – 65 komente – publikuar më 12.09.2013 – Off.net.mk *3. Pas katër vitesh në komë u kthye në shkollë – njoftohuni me fëmijën hero nga Struga 824 

Fronti i organizatave civile kërkon tërheqjen e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore

на 27. 08. 2013 | | mk
Në kumtesën e Frontit për liri të të shprehurit kërkohet tërheqja e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore. Si të papranueshme konsiderohen si procedura ashtu edhe masat ligjore të parapara me këto ligje me të cilat shtesë do t’i shkaktohet goditje lirisë së të shprehurit dhe mediave në Republikën e Maqedonisë. Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja. Një pjesë e madhe

APC: Qeveria e Maqedonisë ndërmerr hapa për kufizimin e lirisë së të shprehurit në internet dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mediat

на 5. 07. 2013 | | mk, en
Maqedonia është njëra nga vendet ku qytetarët luftojnë për demokraci dhe kundër masave për kontrollimin e mediave dhe kufizimit të lirisë së të shprehurit dhe qasjes deri te informatat në internet dhe jashtë tij. Një nga masat e fundit është Propozimligji i ri për mediat dhe shërbimet mediatike audiovizuale, me të cilin parashihet që të gjitha mediat, edhe ato të shtypura edhe ato onlajn, të filtrohen nëpërmjet një agjencie të centralizuar qeveritare, në ç’mënyrë qeverisë do t’i lejohet në mënyrë ligjore t’i filtrojë dhe t’i censurojë përmbajtjet. Më 8 prill 2013, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e Maqedonisë e prezantoi propozimligjin dhe shpalli një periudhë 60-ditore për konsultime publike, që formalisht do të përfundojë më 8 qershor. Nuk pati

EDRI: Ligj i ri me të cilin rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni

на 5. 07. 2013 | | mk, en
Ligji i ri për media dhe shërbime audiovizuale i Maqedonisë krijon rreziqe serioze për lirinë e të shprehurit në Maqedoni. Me ligjin e ri zgjerohet fushëveprimi i kontrollit shtetëror duke filluar nga mediat elektronike (që është edhe e arsyeshme për shkak se ato shfrytëzojnë resurs të kufizuar publik, gjegjësisht spektrin pa tel) e deri te të gjitha llojet e mediave, duke i për fshirë edhe mediat në internet dhe ato të shtypura. Kjo është edhe e paarsyeshme edhe e panevojshme dhe në masë të madhe i tejkalon kërkesat e Direktivës së BE-së për shërbime mediatike audiovizuale 2010/13/ЕU. Aq më tepër, definicionet shumë të gjera (për shembull, koncepti gazetar) dhe formulimet e paqarta krijojnë rrezik dhe mundësi për interpretime arbitrare nga