Analiza

Faktet dhe/ose interpretimet (1)

на 27. 06. 2013 | | mk
Mediat informojnë, analizojnë, shprehin qëndrime, kritikojnë ose përkrahin. Në çdo informatë, analizë, qëndrim, kritikë ose mbështetje duhe të ketë fakte dhe interpretime. Me vëllim të ndryshëm. Informatat zakonisht përmbajnë, para së gjithash fakte ose vetëm fakte, për dallim nga analizat, qëndrimet ose kritikat ose mbështetjet, që duhet të bazohen në fakte, mirëpo, përmbajnë edhe një dozë të madhe të interpretimit personal dhe prezantimit. Dallimi i qartë i fakteve nga interpretimet

Artikujt “pa autor”: Ngopin lexuesin me lugë zbrazur, lënë të uritur median

на 5. 06. 2013 | | mk
Lajme të gatshme, pa grintë, pa vazhdimësi, por me qëllim, serviren shpesh dhe me lehtësi nga media. Lajme ku nuk problematizohet ngjarja apo fenomeni, ku nuk ngrihen pyetje dhe nuk kërkohet llogari, ku nuk shprehet shqetësim në emër të publikut shtojnë numrin e lajmeve, por ngjajnë shumë me “lajmërime” mallrash e shërbimesh dhe pak me “lajme gazetash”. Ky konstatim mbështetet në disa shembuj të pikasur vetëm brenda një dite, më

Si të raportohet në mënyrë etike për ‘regjistrin për pedofilë’?

на 28. 05. 2013 | | mk
Gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur raportojnë për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.  Në аnalizën e kaluar, theksuam se nga gazetarët pritet ”t’i hulumtojnë rastet e dhunës seksuale dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, por edhe t’i respektojnë standardet e gazetarisë etike”. Sipas аnalizës eksperte të UNICEF-it për Maqedoninë, mediat mund të kenë edhe ndikim pozitiv edhe ndikim negativ. Mu për këtë, gazetarët duhet të marrin trajnim për raportim për

Gazetarët, ligjet dhe mundësia për të parashtruar pyetje të mirëfillta

на 27. 05. 2013 | | mk
Njëra nga përparësitë kryesore të gazetarëve është ajo se ata u nevojiten politikanëve dhe veçanërisht përfaqësuesve të pushtetit. Nëpërmjet tyre politikanët/përfaqësuesit e pushtetit i promovojnë idetë dhe programet e tyre, u tregojnë qytetarëve se çka kanë bërë, njoftojnë për aktivitetet e ndërmarra dhe promovohen si ndërtues të demokracisë dhe respektues të të drejtës. Mu për këtë arsye, gazetarët, për dallim nga qytetarët e tjerë, e kanë privilegjin që rregullisht të

Gazetaria joetike: Përdorimi senzacionalist i termeve ‘pedofil’ dhe ‘pedofili’

на 22. 05. 2013 | | mk
Padyshim, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna seksuale paraqet temë me interes të veçantë publik. Nga gazetarët pritet që t’i bashkangjiten luftës për të drejtat e fëmijëve, t’i hulumtojnë rastet e dhunës seksuale dhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, por edhe t’i respektojnë standardet e gazetarisë etike. Çka duhe të dijnë gazetarët që raportojnë për dhunën seksuale ndaj fëmijëve? Kur gazetarët raportojnë për fëmijët, veçanërisht për tema delikate, siç është dhuna

Pse mediat i injorojnë problemet e personave me pengesa? (2)

на 14. 05. 2013 | | mk, en
  “Mundësoni që të dëgjohet zëri i të pazëshmëve…” (Kodi i gazetarëve) Në analizën paraprake me titull të njëjtë theksuam se sfidë e veçantë etike për gazetarët është përdorimi i termeve respektuese për njerëzit me pengesa, për shkak se gjuha jorespektuese mund të shkaktojë ndjenjë të përjashtimit. Por, kompleksiteti i terminologjisë nuk është arsyeja e vetme se pse gazetarët nuk mundësojnë që të dëgjohet zëri i njerëzve me pengesa. Injorimi

Gazetaria joetike: copy/paste i informatave të paverifikuara

на 7. 05. 2013 | | mk, en
“Gazetari duhet: ta verifikojë saktësinë e informatave nga çdo burim dhe të jetë shumë i kujdesshëm që të mos bëjë gabime nga pakujdesia”. (Kodi i gazetarëve) Në Ditën e punës shumë gazetarë/e nuk u përpoqën ta verifikojnë saktësinë e informatave që i publikuan. Sikur harruan se “verifikimi i të dhënave dhe saktësia janë imperative morale të gazetarisë” (Doracak për etikën në gazetari). Më 1 maj 2013 u publikua artikulli “Freedom

Pse mediat i injorojnë problemet e personave me pengesa? (1)

на 24. 04. 2013 | | mk, en
Fjalët janë të rëndësishme! Gazetari duhet ta dijë se me cilin term do ta emërtojë një komunitet. Testi më i mirë për këtë është pyetja se ai komunitet a dëshiron të emërtohet në atë mënyrë? Në qoftë se termi është ofendues, ai nuk guxon të përdoret, pavarësisht nga argumentet të cilat juve mund t’ju duken të vlefshme ose normale”. (Doracak për etikën në gazetari) Respektimi i dinjitetit njerëzor

“Kur futet censura”

на 17. 04. 2013 | | mk, en
Shkruan Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut ”Praktika tregon se gazetaria e përgjegjshme dhe etike asnjëherë nuk është rezultat i zgjidhjeve ligjore dhe dispozitave shtetërore, por i respektimit vullnetar të kodit të cilin e ka krijuar vetë komuniteti i mediave”. (Doracak për etikën në gazetari) Manipulimet mediale në temë “ligji për mediat” meritojnë vëmendje të veçantë.

A kishte prezantim publik të Ligjit për mediume në vitin 2011?

Heshtja e realitetit mund të jetë diskriminim

на 12. 04. 2013 | | mk
Shkruan prof. dr. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut Fotografia: IsaacMao Mediumet mund të diskriminojnë (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi), mund të përkrahin ose të promovojnë diskriminim dhe mund të krijojnë kushte për diskriminim. Kjo zbulohet lehtë dhe mund të trajtohet. Më e vështirë për t’u zbuluar dhe për të reaguar në mënyrë adekuate është heshtja e realitetit. Heshtja e realitetit mund të jetë fshehje ose përkrahje