Analiza

Si raportuan mediumet për raportin e “Raportuesve pa kufinj”? (2)

на 22. 02. 2013 | | mk
Manipulimi i ka burimet e shkurta: A ishte Gruevski viktimë e mashtrimit në vitin 2009? Përpjekja e agjencisë qeveritare “MIA” që ta anashkalojë rënien e lirisë së shtypit në Maqedoni përfundoi pa sukses (shih “Мama MIA: kornizim pa turpërim”). Qasja joetike shkaktoi reagime të hidhura që kontribuan për aktualizimin e temës për gazetari joetike dhe propagandë qeveritare. Shtrati i Prokrustit i RTVM-së: Censurim nëpërmjet selektimit dhe parafrazimit Rangimi në vendin

(Jo) aktivizmi medial

на 20. 02. 2013 | | mk, en
Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Mediumet luajnë rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rëndësi të veçantë ka përkrahja që mediumet mund ta japin në mbrojtjen e grupeve të dobëta apo të lëndueshme (të gjithë ata që janë jashtë qendrave të fuqisë, që janë të ekspozuar ndaj llojeve të veçanta të dhunës, që janë në pozitë më të disfavorshme shoqërore dhe që janë të diskriminuar). Ose do të duhet të kishin. Shumë shpesh duket se temat që janë të ndërlidhura me grupet e lëndueshme dhe me mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk janë aq atraktive siç janë ngjarjet aktuale politike, e as që kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë

Si raportuan mediumet për raportin e “Raportuesve pa kufinj”? (1)

на 15. 02. 2013 | | mk
„I’ve been cheated by you since I don’t know when…“ („Mamma Mia“, Abba) Si raportuan mediumet për rangimin e fundit të “Raportuesve pa kufinj”? Para se ta parashtrojmë pyetjen se a ka pasur raportim joetik, të shohim se çka na sugjeron analiza komparative e titujve të mediumeve për rangimin e “Raportuesve pa kufinj” të vitit 2009 dhe 2013. Relevanca e raportit të “Raportuesve pa kufinj” në vitin 2009
Në vitin 2009, një numër i madh mediumesh njoftuan për rangimin e “Raportuesve pa kufinj”, pa mos e kontestuar kredibilitetin e kësaj organizate: “Gazetarët maqedonas me liri më të madhe në Ballkan” (Sitel), “Raportuesit pa kufinj” na vendosën në vendin e 34” (Dnevnik),”Arritëm në vendin e 34 për nga liria e mediumeve

Mediumet për aktgjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut

на 13. 02. 2013 | | mk, en
Njëri nga rolet e mediumeve në shtetet e zhvilluara demokratike është të jenë kontrollues të pushtetit në aspekt të respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Një aspekt i rëndësishëm i këtij kontrolli paraqet raportimi për aktgjykimet të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (GJЕDNJ) në përgjithësi, dhe në veçanti për ato që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Kur GJEDNJ-ja sjell ndonjë aktgjykim, ai është aktgjykim kundër shtetit që nuk ka arritur t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut që janë të garantuara me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Zbatimi i këtyre aktgjykimeve nuk përbëhet vetëm nga pagesa e dëmshpërblimit të caktuar për ankuesin, por nënkupton edhe zgjidhje të rastit konkret (i

Privatësia seksuale kundrejt interesit publik

на 11. 02. 2013 | | mk, en
A mund gazetarët të mbledhin të dhëna për orientimin seksual të gazetarëve të tjerë dhe të publikojnë lista me gazetarë-homoseksualë? Orientimi seksual është e dhënë personale Sipas Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, orientimi seksual është e dhënë personale, ndërsa të dhënat për jetën seksuale hyjnë në kategori të veçanta të të dhënave personale për të cilat është paraparë mbrojtje të veçantë. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale mundëson që: “Gazetaria profesionale, në përputhje me rregullat etike të këtij profesioni” të përpunojë të dhëna personale “vetëm në rast se interesi personal mbizotëron mbi interesin privat të subjektit të të dhënave personale” Sipas kodit të gazetarëve të Shoqatës së gazetarëve profesionalë, gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se “mbledhja

Për аnketën e “VEST”-it, heqjen e saj dhe reagimet e mediumeve

на 7. 02. 2013 | | mk, en
Më 30.01.2013, e përditshmja “Vest”, në ueb-faqen e saj në internet vendosi një anketë me titull: “Cila udhëheqëse pa brekë para Gruevskit?”. Sipas sqarimit të redaksisë, anketa ka qenë e inspiruar nga “një emision serb, ku udhëheqësja e cila nuk ka pasur brekë dhe ka pasur dekolte të hapur, javën e kaluar e ka intervistuar kryeministrin serb, Ivica Daçiq”. Më 31.01.2013, me vendim të redaksisë së gazetës “Vest”, anketa u ndërpre dhe u hoq nga ueb-faqja e së përditshmes. Edhe vetë anketa edhe ndërprerja e saj shkaktoi interes te një numër i madh mediumesh, portalesh të internetit, rrjetesh sociale, individësh dhe organizatash, si dhe reagim të pushtetit. Të gjitha këto reagime shumë lehtë mund të grupohen në dy grupe. Nga