Analiza

Pse gazetarët e injorojnë diskriminimin sistemor?

на 16. 12. 2016 | | mk

Оbligimi i gazetarëve dhe i medieve që t’i mbrojnë individët dhe grupet nga padrejtësia dhe diskriminimi, të kryera nga kushdo qoftë, imponoi realizimin e një hulumtimi dhe referimin në aktgjykimet e deritanishme të gjykatës në Strasburg që kanë të bëjnë me rregullimin e martesës, bashkësive jomartesore, partneriteteve të regjistruara, bashkësive qytetare etj.

Shkruan: Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut “Gejët, lezbiket, biseksualët dhe njerëzit transgjinorë kanë të drejtë për raportim të drejtë, preciz dhe inkluziv për tregimet e tyre jetësore dhe preokupimet e tyre. Sikurse edhe me pjesëtarët e tjerë të shoqëris, mediet do të duhej t’i trajtojnë njerëzit LGBT me qëndrim korrekt, me integritet dhe respekt.” (Udhëzues për raportim për LGBT-në, Sindikata nacionale e gazetarëve) Në аnalizën 

Propaganda nuk është njësoj me informimin – për porositë propaganduese duhet paguar

на 26. 10. 2016 | | mk, en
Për propagandë duhet paguar – së paku kështu duhet të jetë. Foto: Pixabey

Informimi nënkupton se parashtrohen pyetje, se analizohet, se gjërat vendosen në kontekst, se ndiqet një vijë e caktuar e zhvillimit, se rishqyrtohen gjërat, se kërkohen informata plotësuese…

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Sipas nenit 2 të Ligjit për medie, Mediat janë mjete për informim publik, përkatësisht çfarëdo qoftë lloj komunikimi si gazeta, magazina, programe të radios dhe televizionit, publikime elektronike, teletekst dhe mjete tjera për shpallje ditore ose periodike të përmbajtjeve të formuluara redaktuese në formë të shkruar, zë ose fotografi, me qëllim që të informohen dhe të përmbushen nevojat kulturore, arsimore dhe të tjera të publikut më të gjerë. Mediat

Tërmete mediatike gjatë raportimit për tërmetin

на 21. 09. 2016 | | mk
Shkruan: Fatlume Dervishi Një varg “tërmetesh” në media pasuan dridhjet e njëpasnjëshme të javës së kaluar në Shkup dhe rrethinë. Fjala është për mënyrën se si media shfrytëzoi rastin, shpeshherë jo për të informuar, por për të krijuar senzacion pa fund në favor të klikimeve dhe lexueshmërisë, sidomos nga masa e prekur ose masa që ndihej e rrezikuar. Pas leksionit që në pika të përgjithshme tregon se si raportohet në

Problem janë zgjedhjet apo mediet – pyetje pa përgjigje

на 1. 09. 2016 | | mk
Mediet dhe politika: Kush e forcon, e kush qëndron në dërrasën që qëndron mbi ambis. Foto: pixabay

Është e pakuptueshme se sa lehtë punëtorët mediatikë heqin dorë nga parimet themelore të punës së profesionit të tyre, gjegjësisht nga fakti se liria e medieve është e drejtë e pacenueshme jo vetëm për ta si të punësuar, por edhe e drejtë kushtetuese për të gjithë ne si qytetarë, që duan të jenë të informuar nga medie të pavaruara dhe të paanshme

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. e të drejtës ndërkombëtare Roli i medieve në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë, sikur është më i madh dhe më i rëndësishëm se sa vetë partitë politike, të cilat në aspekt formal-juridik janë

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta – veçanërisht me sqaimin e thjeshtë të materialit të ndërlikuar

на 30. 08. 2016 | | mk
Një grumbull të dhënash të prezantuara në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë janë armë e fuqishme kundër manipulimeve. Foto: Kuvendi i RM-së dhe SHVFM-ja

Paraqitja krahasuese dhe tabelare e ndryshimeve, duke i potencuar mospërputhjet në shpërndarjen e mjeteve, shikuar nën prizmin e arsyetimit kryesor për të bërë rebalanc të buxhetit, mund t’i ndihmojë publikut ta kuptojë situatën

Shkruan: Prоf. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Rebalanci i buxhetit të vendit gjithmonë është temë atraktive për mediet. Për faktin se bëhet fjalë për shpenzimin e parave të qytetarëve, nevojën për transparencë maksimale, mundësinë për keqpërdorim, mundësinë që të mbështetet pushteti dhe aktivitetet e tij ose për t’u problematizuar këto aktivitete. Kur bëhet fjalë për rebalanc specifik të

ANALIZË: Si zhvillohet debati politik në TV ekranet në gjuhën shqipe?

на 26. 07. 2016 | | mk

Shkruan: Ferikan Iljazi Nga janari deri në muajin mars të vitit 2016, në emisionet politike të 5 televizioneve kombëtare kabllovike dhe tokësore me program në gjuhën shqipe që i morëm për bazë të kësaj analize, debatuan qindra mysafirë. Ata kryesisht vinin nga partitë parlamentare, në pushtet dhe opozitë, me çka shpeshherë anashkaloheshin subjektet tjera politike dhe shikuesve nuk u ofrohej në tërësi mundësia për t’u njohur me shumëllojshmërinë e skenës

Mediet (jo)kritike ose Turqia, grushtshteti

на 26. 07. 2016 | | mk
Shumë pak analizë kritike – mediet për puçin turk. Foto: YouTube

Tentimi për grushtshtet në Turqi është njëra nga ngjarjet më kontraverze me karakter ndërkombëtar që e tërhoqën vëmendjen e medieve të Maqedonisë ditët e fundit. Nuk mungon interesimi, as mbulimi i temës nga aspekte të ndryshme, as transmetimi i obersvimeve dhe mendimeve ndërkombëtar. Мirëpo, ajo që mungon në informimin mediatik për këtë temë është mendimi kritik, analiza kritike dhe krijimi i kushteve për debat kritik në nivele të ndryshme të interesit

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Një numër shumë i vogël i medieve formuan një qasje kritike ndaj temës kontraverze, madje edhe në një nivel më të thjeshtë apo të koncentruar në një

Analizë: Kush dhe çka fshihet pas emrit të “redaksisë”?

на 25. 07. 2016 | | mk
Adrian Kerimi Analiza është bazuar në hulumtim të të dhënave që janë publikisht të botuara në 15 portale nga vendi. Qëllimi i analizës është të identifikohet se sa mundësojnë portalet përgjegjësi konkrete për veprat që i publikojnë, si dhe të vlerësohet transparenca dhe besueshmëria e tyre në bazë të informatave të publikuara për redaksitë dhe autorët ne ueb faqet e tyre. Analiza nuk përfshin të dhëna institucionale, e as matje

Gazetaria qytetare – moment i pritjes së tradhëtuar

на 20. 07. 2016 | | mk
Gazetaria qytetare  – diku funksionon, diku jo! Foto: Wikipedia

“Nuk shpërtheu kanalizimi vetëm në Prilep, pas tentimit për grushtshtet ndaj Erdoganit, shumë fekalje shpërthyen edhe në FB!” – është koment në Facebook i një kolegu dhe miku tim të mirë i bërë para disa ditësh duke u përpjekur ta komentojë zhvillimin e fundit politik edhe te ne, e veçanërisht në botë. Mirëpo, njëkohësisht, komenti i njëjtë më dha arsye për të bërë një analizë “të lehtë” (light) për rolin dhe rëndësinë e “medieve të reja”, veçanërisht për një fenomen të ri, që ka të bëjë me gazetarinë qytetare. A e kemi dhe a duhet ta kemi? Një pyetje mjaft provokative për të kërkuar përgjigje solvente!

Shkruan: dr. Dejan Donev, profesor

Lufta e medieve për të nesërme më të mirë nuk duhet të ndërpritet

на 27. 06. 2016 | | mk
Duart larg nga mediet. Foto: “Google”

Në këtë periudhë me numrin pafat të muajve (13 gjithsej), sikur përsëri kthehemi mbrapa! Ta vendosim prej fillimi agjendën për të lëvizur në mënyrë të drejtë dhe me urtësi nëpër rrugën e trasuar, sikur përsëri e kemi “zbuluar Amerikën”, duke u çuditur me gabimet dhe inatin tonë, si dhe me mospasjen e ndjenjës se punojmë, jemi në interes të të gjithëve në këtë vend.