Analiza

Për përmendoret ka se çka të thuhet

на 22. 09. 2014 | | mk
 

Rishqyrtimi dhe plotësimi i informatave për atë se sa para janë harxhuar për të gjitha përmendoret. Pasqyrë e detajuar e njerëzve/firmave që kanë marrë pjesë në përgatitjen e tyre. Disa prej këtyre të dhënave janë prezantuar para opinionit, mirëpo, të ndara (sipas kohës dhe objekteve). Vetëm situata e paraqitur në formët të përmbledhur mund ta jap pasqyrën e vërtetë.

  Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat

Trajtimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në media (2)

на 16. 09. 2014 | | mk
 

Potencimi në titujt, por edhe në përmbajtjet e teksteve se nënshkruesit nga blloku politik maqedonas nuk do të marrin pjesë në shënimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe përputhja e pushimit vjetor të liderit të VMRO-DPMNE-së me këtë ngjarje (edhe atë jo vetëm këtë vit) jo rastësisht e shtyn lexuesin të mendojë se blloku etnik maqedonas (edhe pozita edhe opozita) nuk është e kënaqur me mënyrën se si praktikohet

Trajtimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në media

на 8. 09. 2014 | | mk

Si ka mundësi që dy parti që janë në pushtet dhe që kanë strategji të përbashkët shtetërore të mos arrijnë t’i harmonizojnë qëndrimet dhe t’i praktikojnë “aspektet e mira” të MKO-së. Ndoshta, mu mediat duheshte ta parashtrojnë këtë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje në të nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike që janë në pushtet, në përvjetorin e nënshkrimit të saj.

  Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovska, doktore e të

Çdo njeri ka të drejtë për liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë

на 2. 07. 2014 | | mk

Liria e besimit dhe e fesë dhe ndarja e bashkësive fetare nga shteti janë temë me interes për mediat, mirëpo, në mbulimin mediatik të kësaj problematike shpeshherë nuk vërehen situatat problematike dhe zakonisht mungon qasja kritike dhe edukative.

  Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Sipas nenit 19 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: Garantohet liria e besimit fetar. Garantohet shprehja e lirë dhe publike e fesë, individualisht ose në bashkësi me të tjerët. Kisha Ortodokse Maqedonase, si dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, Kisha katolike, Kisha Evangjelike-Metodiste, Bashkësia Fetare dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit. Në këtë nen ka dy

Shkeljet ligjore pas zgjedhjeve

на 19. 05. 2014 | | mk

Mediat kanë detyrë t’i zbulojnë shkeljet e ligjit që bëhen nga pozita e pushtetit dhe t’i eksponojnë para publikut shkelësit me qëllim që të tejkalohet situata e mosndëshkimit.

  Shkruan: prof. dr. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Shteti juridik nënkupton ekzistimin e ligjeve (rregullave të formuluara në mënyrë logjike të sjelljes të cilat mundësojnë funksionim të një komuniteti), zbatimin dhe sanksionimin e shkeljes së tyre. Në një shtet demokratik juridik, ligjet duhet t’i mbrojnë dhe ta mundësojnë ushtrimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të gjitha strukturat shtetërore të jenë maksimalisht të përgjegjshme në zbatimin e ligjeve dhe të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të qytetarëve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Çdo anashkalim i

Mediat, zgjedhjet dhe listat zgjedhore në shtet ku nuk është mbajtur regjistrimi i popullatës

на 16. 04. 2014 | | mk
 

Është me rëndësi esenciale që të ketë informacion mbi numrin e popullsisë, strukturën arsimore, moshën e popullsisë, sipërfaqet e tokës dhe të dhënat të ngjashme që duhet t’i ketë Enti Statistikor i Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, për shkak se në vendin tonë edhe kjo është e lidhur me politikën, është e pakontestueshme se mediat duhet të interesohen për këtë çështje në kontekstin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

  Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovska, doktor e të drejtës ndërkombëtare   Nga informacionet e shumta për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president, mediat si duket e kanë harruar thelbin për të cilin organizohen zgjedhjet: mundësia për t’u ofruar votuesve të një vendi që me votën e tyre të zgjedhin një nga

Për marrëdhëniet maqedono-kosovare: luftë tregtare ose bashkëpunim

на 7. 04. 2014 | | mk
 

A kanë qenë autoritetet kosovare të gatshme t’i rrezikojnë fatet e qytetarëve të saj vetëm e vetëm që ta “dënojnë” Maqedoninë për “një farë lloj mielli” ose nuk kanë besuar se Shkupi do të përgjigjet me të ashtuquajturin “reciprocitet material” ose thjesht nuk i kanë menduar mirë pasojat e veprimit të tyre.

  Shkruan: Sashko Todorovski, diplomat me karrierë dhe ministër i autroizuar   Në raportimin  për marrëdhëniet ndërkombëtare

Fëmijët dhe zgjedhjet: keqpërdorimi politik dhe e drejta për mendim kritik

на 2. 04. 2014 | | mk
 

Ndalesa për detyrimin dhe organizimin politik të fëmijëve nuk do të thotë se ata janë të ndaluar që të interesohen për zhvillimet politike, të kontaktojnë me politikanët për të ndikuar në proceset e vendimmarrjes. Fëmijët janë qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë dhe duhet të trajtohen si i tillë.

  Shkruan: prof.dr. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut   Avokati i popullit ka deklaruar, dhe të

Gazetarët shumë i duan anketat

на 19. 03. 2014 | | mk
 

Anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo mund të jenë edhe armë jashtëzakonisht shkatërruese.

  Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Gazetarët shumë i duan anketat. Anketat u bënë pjesë përbërëse e raportimit mediatik, veçanërisht gjatë aktiviteteve parazgjedhore dhe atyre zgjedhore.  Kur do të prezantohen të dhënat nga ndonjë anketë, kjo për median më nuk është deklaratë e dikujt, nuk është mendim i ndarë, por informatë me kredibilitet, deklaratë e vërtetuar, numra që qartazi tregojnë dhe dëshmojnë. Numrat japin siguri, përmendja e ndonjë lloj mostre dhe metodologjie e përforcon këtë siguri, ndërsa grafikonet me shumë ngjyra e çimentojnë.
  • Gruevski – Ivanov me përkrahje më të madhe për mandat të ri.

Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: Marrëveshje për fqinjësi të mirë edhe me Shqipërinë? (3)

на 18. 03. 2014 | | mk

Është e qartë se numri i pakicës maqedonase në Shqipëri as për së afërmi nuk përkon me numrin e pakicës shqiptare në Maqedoni, por është edhe më e qartë se shumë më i madh është, për shembull, numri i Samëve, që është një pakicë në Norvegji. Domethënë, bashkësia ndërkombëtare është marrë vesh për parime, e jo për numra. Mu për këtë arsye, e me këtë edhe mundësia për t’u përzier