Kolumna

Mediet e robëruara dhe e vërteta e falsifikuar

на 1. 04. 2016 | | mk
Foto: jornal.cat   Mediet më të shikuara në vend në fakt nuk janë medie, por makina klasike propaganduese për PR, të cilat e hekurosin perden e zezë të gënjeshtrës, e cila 24/7 i mbulon sytë e publikut. Nuk është me rëndësi se cili institucion ose individ në publik do të prezantojë çfarëdo qoftë dëshmish për keqpërdorimin e të mirave publike, nuk është me rëndësi as ajo që e shohim dhe e dëgjojmë me sytë tona, propagandistët e prezantojnë vetëm atë që duan. Shkruan: Sead Rizvanoviq Në konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike, të cilën me shpirt e priste gjithë kombi, dhe në të cilën u hap hetim kundër, deri para disa kohësh, e ndoshta edhe akoma, de-facto, njeriut më të

Teoria dhe praktika në gazetari, paralele që priten

на 29. 02. 2016 | | mk
Albert Einstein
“Për gjërat që duhet të mësojmë përpara se t’i bëjmë, ne i mësojmë duke i bërë.” Aristotli Në bisedë e sipër me një kolege mora një informacion sa paradoksal aq edhe zhgënjyes; fakti që paralelisht me studimet e gazetarisë kishte ndjekur një praktikë profesionale me iniciativë personale, i kishte kushtuar 50 euro më shumë në momentin e paraqitjes dhe marrjes së kartonit të diplomës. Tani, pse ky është një paradoks?

Fitimi i lirisë në televizion?

на 22. 02. 2016 | | mk
Të merret pjesë ose jo, shtrohet pyetja tani. Foto: screenshot

Për shkak se udhëheqësit propagandues televizivë të DPMNE-së (Llatasi, Bogatinova, etj.) shfrytëzohen si “mburojë e gjallë” para Gruevskit, a mund “debati” me ta ta zëvendësojë nevojë për debat me Gruevskin e frikësuar?

Shkruan: Sasho Ordanoski Në publikun opozitar dhe demokratik të Maqedonisë është duke u zhvilluar një kontest doktrinar: a është dashur/a duhet ose nuk është dashur/nuk duhet që përfaqësuesit e opozitës maqedonase të marrin pjesë në programet e televizioneve të regjimit “Sitel” dhe “Kanal 5”, tani, kur këto televizione u zgjuan nga gjumi i thellë propagandues dimëror dhe vendosën, vetëm për nevojat e statistikave përmbajtësore parazgjedhore, të ftojnë edhe ndonjë nga ata që mendojnë ndryshe për bisedë në terminin

Negociata për rregullimin e medieve dhe luftë për situatë status-quo

на 19. 02. 2016 | | mk
20.01.2015. Foto: FOSIM  

Viti 2011 ishte i kobshëm për lirinë e medieve, për shkak se pas aksionit policor-gjyqësor-tatimor, të mbështetur fuqishëm nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, u mbyllën mediet me të cilat udhëhiqte Velija Ramkovski. Publiku mbeti pa “А1” dhe “А2”, “Vreme”, “Shpic”, “Koha e re”, “1Е”, e poashtu u hap edhe procesi i njohur si “Merimanga”, i cili u bë reper për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve, shkeljen e procedurave dhe për kërrusjen e kurrizit të redaktorëve dhe gazetarëve.

Shkruan: Sead Rizvanoviq Përderisa publiku argëtohet me detajet që dalin nga negociatat për rregulimin parazgjedhor të medieve, në realit nuk ndodh asgjë e re. U shua edhe një medie, mirëpo kësaj radhe jo në kuptimin material, por

Havari televizive: LLATASI – ZAEVI 0 : 3 (si mysafir)

на 12. 02. 2016 | | mk
“As në kohërat më të mira propagandistike – kur me të gjitha forcat punonte për Branko Cërvenkovskin – Llatasi nuk ka qenë ndonjë udhëheqës i mirë televiziv”. Foto: screenshot
Deri para ndonjë viti, Llatasi e dinte se ku është kufiri i pafytyrësisë që nuk guxon të kalohet madje edhe në emisionet e tij, ku definicioni për mirësjellje dhe korrektësi elementare shpeshherë është zvarritur për tokë. Në intervistën me Zaevin, Llatasi u turpërua “tamam siç duhet”. Shkruan: Sasho Ordanoski T’ua them menjëherë: Llstasi e di se nuk kaloi mirë me Zaevin. Ai nuk është prej dje. Mendoj se këtë e kuptojnë edhe dy-tre të tjerë nga DMPNE-ja rreth Grueskit. Po t’i lëmë anash “like”-et dhe urimet (në qoftë se ka), Llatasi

Deklaratë që e shkundi Maqedoninë: Rekomandimi i BE-së – prapa në njëmendësi!

на 5. 02. 2016 | | mk
Propaganda komuniste jugosllave: A deri në këtë derexhe arritëm? Foto: fotografi arkivi

Siç janë duke kaluar ditët pas asaj deklarate të pasqarueshme të komesarit Han se nuk është me rëndësi se kush do të marrë pjesë në zgjedhje, por me rëndësi është që ato të jenë të rregullta, demokratike (?) dhe të lira, nuk më hiqen nga mendja kujtimet nga disa kohë të mëparshme, për të cila menduam se nuk do të na përsëriten.

Shkruan: Аleksandar Sholjakovski Eurukomesari Johanes Han, me deklaratën e tij për magazinën e Sofjes “Kapital”, në mënyrë të papërmbajtshme m’i përkujtoi kohërat e njëmendësisë, kohëra kur zgjedhjet konsideroheshin dhe ishin formalitet, për shkak se diheshte se kush do të fitojë, se gjithçka është përgatitur që më

Maqedonia është grua – definitivisht!

на 1. 02. 2016 | | mk
Shkup, 5 maj 2015. Foto: аutori i panjohur

Mjaft më këta “burra” me kualifikim të lartë (siç i quante një shkrimtar dhe akademik), që e detyronin dhe seksualisht e shfrytëzonin Maqedoninë. E gjora ajo, me gjithë ata burrështetas, vojvodë, pastorë, liderë të opozitës dhe të pozitës, “fshatarë” dhe “djelmosha”… Të mos bëjmë fjalë për atë se këtë ia bënin që kur ishte e mitur…

Shkruan: Zoran Bojarovski E pakuptimtë është ta përshkruani ose të shkruani për fotografinë. Kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe parimet, për shkak se fotografia, vetëvetiu dhe në vete, është porosi me mijëra fjalë. Më së paku. Ofenduese për fotografinë dhe për autorin është ta bëni këtë. Mirëpo… Ka përjashtime. Ka përjashtime që e

Efektet e filmave vizatimorë dhe stimulimi i dhunës tek fëmijët!

на 30. 01. 2016 | | mk
“Një drejtor i një spitali raportonte se një miush, për të cilin thuhet se po shihte televizion, sulmoi një vajzë të vogël dhe macen e saj… Si miu ashtu dhe macja mbijetuan, por po e japim këtë incident për të treguar se si janë duke ndryshuar kohët.”[1] (James Reston, “New York Times”, 7 korrik, 1957) Shkenca nuk do të fliste kurrë për luftën nëse ajo nuk do t’i shkaktonte

Shënime për populizmin: TË (MOS) JESH MURTINË

на 21. 01. 2016 | | mk
E pakëndshme! Foto: strumicacity.com (është marrë me leje) dhe screenshot nga TV-ja. Kolazhi: SHVFM

Atij që ky – pushtet pa debat për pushtetin – nuk i pëlqen, nuk ka opcion për rebelim ose për kundështim, për shkak se edhe vet ai debat është akt i tradhëtisë, për të cilin gjë ka pasoja, në mesin e të cilave shqetësimet dhe ngacmimet e vazhdueshme bëjnë pjesë në arsenalin më të butë të tiranisë.

Shkruan: Sasho Ordanoski Para disa ditës, për të njëqindtën herë në 6-7 vitet e fundit, mora pjesë në një debat televiziv, në të cilin, edhe pse ishin të ftuar, nuk kishte përfaqësues të pushtetit. Në mungesë të pushtetit, unë dhe bashkëbiseduesit e mi, edhe një herë bëmë një viviseksion

Xhelatët e fjalës së lirë dhe rregullimi i mediave para zgjedhjeve

на 21. 01. 2016 | | mk
Ngjarje diku larg, prej ku raportohet lirshëm. Foto: Cara_VSAngel, 2008

Tani, për fat të keq, gjendemi në një situatë kur gazetarët, të cilët në parim duhet të kërkojnë derregullim në sferat që e definojnë lirinë e të shprehurit, duheta ta pranojnë se Maqedonisë urgjentisht i nevojiten rregulla të reja për normalizim të hapësirës mediatike. Mirëpo, nëse bëhen përpjekje që të normalizohet vendi, sigurisht se mediet nuk mund të ndahen nga ky proces.

Shkruan: Sead Rizvanoviq Si barcoletë e “Koza Nostrës” tingëlloi lajmi se “Asociacioni maqedonas i gazetarëve ” (AMG) ka përgatitur kod për sjellje gjatë zgjedhjeve të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në kronikën e përgatitur nga një televizion nacional në kuadrin që e përshkruan AMG-në, përveç kryetares Sllagjana