Leksione Gazetareske

Latifi: Politika të dëgjojë mediat, e jo anasjelltas!

на 20. 03. 2016 | | mk
Anita Latifi
Është fytyrë publike vite me radhë. E drejtpërdrejtë, me humor specifik dhe qëndrime që lexohen dhe komentohen në rrjetet sociale. Është imazh i femrës shqiptare në media… Ajo ka filluar me punë në radio, për të kaluar më vonë në televizion, ndërkohë që ka harmonizuar angazhimin e saj me artin në Teatrin Shqiptar. Së fundmi, Anita Latifi u bë pjesë e ekipit të Televizionit 21, një nga disa mediat e

Raporti në mes portaleve dhe versionit online të mediave tradicionale

на 10. 02. 2016 | | mk
Mediat në tërësi, duke përfshirë televizionin, radion, dhe botimet e shtypura, kanë lëvizur nëpërmjet një cikli të jetës së evolucionalizuar që nga fillimi i tyre, dhe vazhdojnë të zhvillohen gjithnjë e më shumë duke fragmentuar ofertat e medias. Në mënyrë të ngjashme, interneti si media ka evoluar në një hapësirë ​​të fuqishme të informacionit që ofron komunikimin në kohë reale, argëtim dhe përfshirjen e ekonomisë së tregut. Me rritjen e

Gazetaria është e vdekur, të jetojë zëri i popullit?!

на 9. 02. 2016 | | mk
Foto: Nicolas Alejandro, 2013

Formati i ri digjital është i fiksuar për ekranet e telefonave, matet me fjalë, rrokje, ikona të vockla dhe video-sekuenca të shkurtëra infektuese (ngjitëse), e jo me paragrafe. Në këtë botë “gazetareske” verifikimi i fakteve dhe i burimeve të lajmeve bëhet rrallë, nëse praktikisht është edhe e pamundur. Konteksti, kjo kurorë e gazetarisë së mirë, më nuk është aq i rëndësishëm – kërkohet shpejtësi dhe atraktivitet.

Shkruan: Sasho Ordanoski Bëj pjesë në pakicën e gazetarëve që konsiderojnë se profesioni ynë, gazetaria, është e gjykuar të zhduket. Së paku në atë kuptim që gazetarët i kuptojmë si njerëz që mbledhin lajme dhe, duke zbatuar standarde të caktuara profesionale, i përgatisin ato për t’i publikuar në mediet masovike.

Vorbulla e krizës në Maqedoni përsëri interesante për propagandën ruse

на 3. 02. 2016 | | mk
Futja e Maqedonisë nën tutelën ruse nën dirigjencën e A. Dugin. Foto: Screenshot

Interes të shtuar rus kishte për Maqedoninë pranverën e kaluar, veçanërisht në prag të aksionit të përgjakshëm policor në Kumanovë dhe të protestave në maj. Pastaj, me intervenimin ushtarak në Siri, interesi i Rusisë në rajon u zbeh, mirëpo tani përsëri u aktvizua ashtu siç afrohet data e zjgedhjeve.

Shkruan: Boris Kamçev Në televizionin kishtar rus “Carigrad”, këtë javë u emitua një emision brengosës kushtuar gjendjeve në Maqedoni. Udhëheqësi i saj, filozofi Аleksandar Dugin, është njeri me pozitë të larë në hierarkinë e makinerisë efektive propaganduese të Kremlinit. Ai bën pjesë në rrethin i intelektualëve rusë, të ashtuquajtur sllavjanofilë të rinjë, të cilët i mbështesin tezat se

Mediet në luftën politike dhe triumfi i propagandës

на 28. 01. 2016 | | mk
Pllakati i filmit “The War You Don’t See”. Burimi: Wikipedia

Si realizim i trishtueshëm është duke ndodhur parashikimi i babait të propagandës, Edward Bernays, i cili që moti e paralajmëroi këtë situatë – propaganda nuk është “qeveria e padukshme”. Propaganda është – qeveria!

Shkruan: Zoran Bojarovski Pse gazetaria iu nënshtrua propagandës? Pse censura dhe shtrembërimi u bënë praktikë e përditshme mediatike? Pse gazetarët e rinj nuk i mësojnë parimet e virtyteve të larta gazetareske dhe nuk e dallojnë “gazetarinë” që ka qëllim të caktuar dhe rolin e tyre në gazetarinë propaganduese? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente për shkak se e vërteta në këtë vend është e kthyer mbrapsht duke iu falënderuar pikërisht një shumice të madhe gazetarësh dhe

Si konsumojmë lajme në kohën e sotme me teknologji të avancuar

на 27. 01. 2016 | | mk
Tani është duke u zhvilluar luftë ndërmjet medieve tradicionale dhe atyre të reja për primatin e lajmeve. Foto: pixabay/SHVFM

Telefoni i mençur është duke u bërë pajisja më e rëndësishme për ndjekjen e lajmeve, ndërsa rrjetet sociale bëhen portë gjithnjë e më e rëndësishme në rrugën drejt lajmeve dhe me këtë e rrisin rëndësinë e kësaj pajisjeje.

Shkruan: Vlladimir Petreski Mënyra më e mirë për të zbuluar se si dhe nëpërmjet cilave pajisje dhe vegla softuerike konsumojmë lajme në botën e sotme me teknologji të avancuar është hulumtimi i rregullt vjetor i Institutit të Rojtersit për studimin e gazetarisë, i cili është pjesë e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Ky institut për çdo vit bën hulumtim në 12

Newsroom-i i epokës virtuale

на 28. 12. 2015 | |
Shumë nga gazetat në mbarë botën që kanë nisur të publikojnë lajme në Web, kanë krijuar redaksi të veçanta për produktet e tyre online. Avantazhet e mbajtjes së një stafi të veçantë për median e re, përfshin krijimin e një mekanizmi për të gjeneruar raportime origjinale të lajmeve për publikim në internet. Në disa raste, gazetat që nuk kanë ngritur një staf të veçantë të medias së re kanë vënë

Georgi Liçovski, të jesh fotoreporter në Maqedoni…

на 14. 11. 2015 | |
Georgi Liçovski është një nga fotoreporterët më të njohur në Maqedoni kurse puna e tij shtrihet edhe jashtë kufijve të shtetit. Dikur ka punuar për gazetën “Nova Makedonija” kurse tani është i angazhuar në “Republika”. Që në vitin 1991, përgjatë gjithë ngjarjeve të rëndësishme si konflikti Ballkanik, lufta e Kosovës, trazirat në Shqipëri dhe lufta e Maqedonisë, ai ka qenë dhe vazhdon të jetë bashkëpuntor i EPA (Europen Pressphoto Agency).

Xhixho: VOA 70 vjet, një zë si dritare për botën dhe rajonin

на 30. 10. 2015 | |
Zakonisht  është ai intervistuesi, por kësaj radhe gjendet në anën tjetër të tavolinës. Shefi i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, për Shërbimin për Verifikimin e Fakteve në Maqedoni, flet për 70 vitet transmetim në gjuhën shqipe të VOA, si dhe gjendjen e medias në Ballkan, me theks te media shqipe.   Para dy vitesh VOA shënoi 70 vjetorin, sigurisht një arritje e madhe për median shqipe. Çfarë

Publiku i RTM-së janë qytetarët, e jo vetëm konsumatorët mediatikë

на 28. 10. 2015 | | mk
Nga performanca “T’ia kthejmë RTM-në qytetarëve” e iniciativës qytetare “Ajde”. Foto: Vanço Xhambaski

Nga asepkti i qytetarëve, i gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, RTM-ja është shumë më tepër se sa vetëm edeh një televizion tjetër.

Shkruan: Zoran Bojarovski Në vendet evropiane, dispozitat bashkëkohore ligjore për mediet parashohin se duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë nevojave dhe pritjeve të anëtarëve të shoqërisë kur janë në pyetje mediet. Ajo që është