Leksione Gazetareske

Nga kuazigazetari përmes mjekut popullor e deri tek publikimi i marrëzive të rrezikshme!

на 15. 03. 2017 | | mk
 

Fjala shëron, por edhe vret! Këtë fjalë të urtë sot e kanë harruar shumica e njerëzve në shoqërinë tonë, si dhe ato që merren me gazetari. Ata persona që kanë hyrë në gazetari krejt rastësisht ose me qëllim, por normalisht që nuk janë gazetarë, simbolikën e fjalës „vret”, mund ta shndërrojnë në realitet me papërgjegjshmërinë e tyre ndaj profesionit dhe mungesën e etikës elementare, e të mos flasim për atë profesionale. Shkak për këtë konstatim është pasqyra e përgjithshme që e vëmë re nëpër mediet e Maqedonisë, e veçanërisht në hapësirën e internetit, kur bëhet fjalë për raportimet e tyre për mjekësinë dhe shëndetin në përgjithësi.

  „Pas fjalëve duhet të ketë dije. Kuptimi i shkencës maqedonase është ajo

Leksion gazetaresk: REPORTAZHI

на 15. 03. 2017 | | mk

Reportazhi është fryt i inspirimit të gazetarit i cili më së shpeshti rrjedh nga forma fillestare, themelore gazetareske që është lajmi ose informacioni. Nëse kemi një lajm dhe nëse gazetari atë e përjeton me të gjitha shqisat e tij, e ndjen dhe din që prej tij të nxjerrë më tepër, mund të futet edhe në aventurë dhe prej tij të bëjë reportazh.

Shkruan: Aleksandar Pisarev
Reportazhi është forma më e bukur, por njëkohësisht edhe më e ndërlikuar e gazetarisë në të cilën ngjarja rrëfehet përmes tregimit. Nevojitet përgatitje serioze, shumë mund, pjesëmarrje në ngjarje, vrojtim i të gjitha detajeve, njohuri enciklopedike…e vendosin në paraliteraturë, dhe është vulë personale e gazetarit në bazë të së cilës edhe pa nënshkrim lexuesit e

Cilët faktorë ndikojnë tek lajmi dhe raporti?

на 15. 03. 2017 | | mk

Gazetarët nuk janë më vetëm grumbullues të lajmeve. Prej tyre pritet që të hulumtojnë, të jenë kritikë ndaj asaj rrethit ku jetojnë, por dhe të jenë proaktiv, të iniciojnë debat publik për të gjitha temat e interesit shoqëror. Kjo do të thotë se mediet duhet të jenë të përgjegjshme, sepse merren me punë publike.

Që të jenë të përgatitur për këto sfida, gazetarët duhet të kenë një fond të madh të dijes, të arsimohen vazhdimisht dhe ta ruajnë reputacionin e tyre në shoqëri. Këtë do ta arrijnë vetëm me një qasje të balancuar dhe tolerante ndaj temave që i përpunojnë, duke u mbështetur vazhdimisht tek kodi i profesionit të gazetarisë.

  Shkruan: Aleksandar Pisarev   Përse duhet një hyrje kaq

Intervista konfrontuese nuk është e njëjtë me intervistën agresive

на 15. 03. 2017 | | mk
Gazetarja Olivera Trajkovska e njohur për nga stili i sak konfrontues i intervistimit. Фото: skrinshot. Kolazh: SVFM  

Stili i intervistës është çështje e përcaktimit personal dhe brendimit të karrierës së gazetarit. Përderisa gazetari nuk e ka shitur shpirtin e vet që të bëjë intervista paraprakisht të porositura dhe të përgatitura, çështja e stilit është e parëndësishme.

  Shkruan: Zoran Bojarovski   Sado që të tingëllojë naive dhe idealiste, intervistimi i politikanëve duhet të jetë profesionalisht dhe praktikisht  i përkryer në të gjitha kushtet dhe me secilin prej tyre. Çdo gazetar duhet ta dijë se ata, politikanët, kanë motivimin dhe agjendën e tyre. Prandaj gazetarët duhet të kenë kujdes që të mos „tërhiqen” në terrenin e politikanëve, gjegjësisht të lejojnë

Pajisjet e tekstit – mbititulli, titulli, nëntitulli

на 15. 03. 2017 | | mk

Lexuesit më së shpeshti ndalen tek ato lajme dhe informata që janë të pajisura mirë dhe që më shumë ua tërheqin vëmendjen. Disa tekste me shumë gjasa asnjëherë nuk i shikojnë, kryesisht për shkak të mbititullit, titullit dhe nëntitullit të keq, ose për shkak se teksti nuk është i pajisur me këto elemente bazë të formës gazetareske.

  Shkruan: Aleksandar Pisarev   Si duhet të duket një lajm, informacion, analizë, reportazh në medie, që të tërheqë vëmendjen e lexuesve. Pa marrë parasysh se a i ndajmë lexuesit në ato të cilët informatat nga mediet i marrin si „fast food”, ose duan që në mënyrën e vjetër tradicionale t’i diskutojnë përmbajtjet me një kafe, ekzistojnë rregulla se di duhet të plasohet

Agjencitë duhet të kenë një qasje më të përgjegjshme ndaj raporteve

на 15. 03. 2017 | | mk
Publikimi i burimeve të lajmeve, posaçërisht kur bëhet fjalë për dokumente në formën burimore (nëpërmjet publikimit të tyre nëpër faqe), duhet të jetë obligim edhe i agjencive, me çka ato do ta forcojnë besimin e lexuesve dhe do të kenë ndonjë farë instrumenti të vetëkontrollit në raportim. Shkruan: Ljubomir Kostovski Duke pasur parasysh faktin që artikujt e agjencive transmetohen nga shumë përdorues, gazetarët që raportojnë për ngjarje për agjenci të caktuara ose shërbime të tyre, gjithmonë kanë përgjegjësi më të madhe ndaj lexuesve. Paanshmëria, gjithëpërfshirja dhe mbështetja në fakte dhe argumente gjithmonë supozohen tek agjencitë dhe ndaj tyre opinioni gjithmonë ka një besim pothuajse apriori. Kur thuhet në Britani se për një ngjarje ka raportuar BBC, kjo domethënë që lajmi

Vetërregullimi në mediet në Maqedoni – Mission Possible!

на 15. 03. 2017 | | mk
Foto: CC BY-SA HonestReporting.com, 2011  

Vetërregullimi është sistem rregullash që i përcaktojnë mediet që ta mbrojnë biznesin e tyre dhe të krijojnë besim më të madh tek publiku. Thelbi i biznesit mediatik qëndron tek informatat, gjegjësisht përcjellja e të vërtetës nëpërmjet informimit të vërtetë, objektiv dhe të plotë të publikut dhe e gjithë kjo e bërë me respektim të rregullave etike. Në këtë mënyrë, me vetërregullim mbrohen edhe të drejtat univerzale të njeriut – liria e shprehjes dhe e drejta e informimit (medie të lira dhe profesionale)

  Shkruan: Теоfil Bllazhevski*   Liria e shprehjes ku përfshihet edhe liria e medieve si pushtet i katërt në shoqëritë demokratike, janë një nga të drejtat universale të njeriut dhe si të

Si manipulohet me fotografi, posaçërisht në politikë

на 15. 03. 2017 | | mk
 

Politikanë me program të mirë politik mund të pësojnë mossukses të plotë për shkak të një fotografie të zgjedhur pa fat ose në mënyrë sipërfaqësore, e cila tregon një pasqyrë krejtësisht tjetër nga ajo që kandidati e ka, ose që dëshiron ta ketë.

  Shkruan: Vllado Gjorçev
  Deri tani me siguri e keni dëgjuar fjalën popullore „një fotografi vlen sa një mijë fjalë”. Edhe pse në të kaluarën këtë aksiomë e pranonin shumica e njerëzve, politikanët ishin disi skeptikë. Megjithatë, pas shumë vitesh partitë politike dhe kandidatët e kuptuan se përzgjedhja e fotografisë që do të paraqitet në materialin e tyre reklamues, ose nëpër medie, është me rëndësi primare. Por. me zhvillimin e teknologjisë dhe paraqitjen e televizionit

Pseudongjarjet: Shfaqje luksoze e mjerimit

на 15. 03. 2017 | | mk

Njeriu u gjend në një lapidarium prej të cilit nuk ka dalje, si njerëzit kur janë në një situatë pengmarrjeje dhe asgjë nuk mund tu ndihmojë përveç dijes. Kjo në veçanti u referohet gazetarëve, aftësive dhe njohurive të tyre që t’i identifikojnë dhe t’i tregojnë pseudongjarjet, të cilat me ndihmën e medieve shndërrohen në një realitet mediatik, dhe me këtë ta fitojnë rolin e dekonstruktorëve „diversantëve” që t’i nxjerrin njerëzit nga pozita e pengut. Kuptohet, në rrugën drejt lirisë…

    Shkruan: Zoran Bojarovski
  Konstruksionet mediatike synojnë të jenë pjesë e realitetit ose të krijojnë një pseudorealitet. Këto fenomene e uzurpojnë hapësirën publike dhe në ndeshje me realitetin objektiv krijojnë një konfuzion dhe imitacion ku bëhet e paqartë se

Rregullat për shkrimin e komenteve

на 15. 03. 2017 | | mk
Faqja për mendime dhe komente. Foto: ribmunk.dk  

Lajm apo koment? Cili është dallimi midis këtyre dy zhanreve gazetareske? Në kohën e fundit në disa prej ueb faqeve në Maqedoni mund të hasen shumë shkrime që plasohen si lajme, por në fakt janë komente. Ato zakonisht janë tekste të pa nënshkruara dhe kryesisht janë propagandistike.

  Shkruan: Ana Anastasovska   Kufiri mes lajmit dhe komentit gjithnjë e më shumë po zhduket, e veçanërisht kur bëhet fjalë për shkrime të publikuara në disa portale, që kryesisht janë të njohur për atë se me të gjitha forcat mbrojnë një parti të caktuar politike. Pikërisht për këtë shkak edhe tekstet e tilla shumë shpesh janë objekt recensioni në „Shërbimin për verifikimin e fakteve”,