Leksione Gazetareske

Përdorimi i fotografive

на 21. 12. 2016 | | mk

Fotografia si ilustrim i tekstit nuk guxon të manipulojë, ta tërheqë vëmendjen pa nevojë, ose të shkaktojë habi te lexuesi, në qoftë se për këtë nuk ka rrethana të jashtëzakonshme, të cilat do ta arsyetonin praktikën e tillë. Përdorimi i fotografive nga arkivi gjithmonë duhet të shënohet në mënyrë të qartë.

Shkruan: Sаshe Dimovski Një lexuese e Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie, ka reaguar në disa medie dhe ka kërkuar ta largojnë fotografinë në të cilën shihet vetura e sah, e cila ka qenë e stërpikur me sprej gjatë qëndrimit të saj të paradokohshëm në Greqi. Siç nga shkruan lexuesja, ajo fotografi tani përdoret për çdo incident me ndonjë veturë të dëmtuar në Greqi, dhe kjo e

Si të transmetohen fjalët e politikanit kur në to ka elemente të gjuhës së urrejtjes

на 16. 12. 2016 | | mk

Më e rrezikshme është që nëpërmjet medieve të përhapet urrejtja dhe paragjykimet, për shkak se kjo zakonisht përfundon me dhunë. Меdiet që përhapin dhe që transmetojnë gjuhë të urrejtjes, janë pjesëmarrëse në krimet e mundshme që mund të ndodhin prej saj. Gazetarët dhe mediet janë përgjegjëse për përmbajtjet që i plasojnë ose që i emitojnë pa marrë parasysh se kush i prodhon ato.

Shkruan: Аleksandar Pisarev Zakonisht janë politikanët ata që përmenden se gjenerojnë gjuhë të urrejtjes, me ç’rast gazetarët janë vetëm në rolin e transmetuesit të gjuhës së tillë, distributorit apo megafonit, nëpërmjet të të cilit politikanët në këtë mënyrë i komunikojnë porositë e tyre. Si duhet ta transmetojë gazetari fjalimin e drejtpërdrejtë të subjektit politik, liderit të partisë

Si të raportohet për punëtorët seksualë në mënyrë reale dhe pa senzacionalizëm

на 15. 12. 2016 | | mk
Brengosës është fakti (…) që gazetarët rrallë herë përpiqen t’i rishqyrtojnë raportet policore në të cilat përdoruesit e drogës dhe punëtorët seksualë paraqiten si kriminelë, madje edhe atëherë kur kërkojnë mbrojtje pikërisht nga policia në rastet kur janë shkelur të drejtat e tyre. Shkruan: Zоran Bojarovski Njëri nga hapat e parë të mëdhenj që duhet ta bëjnë gazetarët është të përshtaten me fjalorin dhe gjuhën e re dhe adekuate kur bëhet fjalë për punën seksuale, punëtoret dhe punëtorët seksualë/e dhe për aktivitetet që dalin nga puna e tyre. Në hulumtimin “Меdiet dhe bashkësitë e margjinalizuara” të autorëve Zharko Trajanoski dhe bashkëpunëtorëve Irena Cvetkoviq dhe Stanimir Panajotov, në emër të Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, që

Të publikohet ose jo?

на 13. 12. 2016 | | mk
Është shumë me rëndësi që të dallohen lajmet që kanë potencial të gjenerojnë sjellje të papranueshme shoqërore, të analizohen atributet e tyre dhe me kujdes të merren vendime të mira redaktuese. Shkruan: Biljana Iliq Me një paralajmërim të shkurtër se bëhet fjalë për “video skandaloze raciste” që ka të bëjë me romët, Sorosin dhe LSDM-në, vetëm me një fjali të thjeshtë, një portal këto ditë publikoi një video-inçizim padyshim racist dhe ofendues, vepër e një personi të panjohur (me të cilin portali i njëjtë më vonë bëri edhe intervë). Është interesante të thuhet se videoja është vendosur në Youtube në tetor të viti 2011 dhe nuk është e qartë arsyeja se pse ajo tani aktualizohet. SI TË RAPORTOHET PËR GJUHËN

Kujdes, fëmijë!

на 13. 12. 2016 | | mk
Cili është interesi publik të publikohet informata se një fëmijë shtatëvjeçar, të cilin e kanë marrë gjyshi dhe gjyshja e tij, të cilët nuk ia kanë dhënë nënës së tij, ka zgjebe dhe nuk është larë me muaj? Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për transmetim të detajeve nga gjykimi, siç është rasti me këtë shembull! Foto: Brett Jordan Shkruan: Sаshe Dimovski Aleksandra e vogël nuk ka shkuar në shkollë, në gjithë trupin ka pasur zgjebe dhe ka qenë e fëlliqur, e tani nënës i duhet shumë durim dhe mund që të kthehet në gjendje normale, të socializohet. Në shikim të parë, duket sikur bëhet fjalë vetëm për informatë të transmetuar nga një proces gjyqësor, ku në bazë të denoncimit të

Vija e kuqe e privatësisë dhe interesi publik

на 12. 12. 2016 | | mk
Të dhëna për të miturit që janë viktima të sulmit seksual nuk duhet të publikohen madje edhe kur ka pëlqim të supozuar nga prindërit e tyre. Foto: www.gettyimages.com, Printscreen

Edhe pse në rregullativën ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë është futur parimi i “të drejtës që të na harrojnë në internet”, largimi i të dhënave që janë pjesë e lajmeve dhe e kronikave të mediave praktikisht është i pamundur. Prandaj, duhet të merret parasysh fakti nëse viktima e mitur kur do të rritet a do të konsiderojë se informacionet dhe të dhënat e publikuara në emër të interesit publik e shkelin privatësinë e saj dhe ndikojnë në jetën e saj.

Shkruan: Еlena Stojanovska Publikimi i emrit dhe i mbiemrit, fotografisë, lidhjeve

“Gazetari përtace dhe manipuluese” – raportim nëpërmjet raporteve policore

на 12. 12. 2016 | | mk

Çdokush që ka autorizim të përdorë fuqi, gjithmonë mund të ballafaqohet me vijën e hollë të shkeljes së të drejtave dhe të lirive të njeriut. Kjo, tregon se duhet pasur kujdes të madh edhe për përdorimin, kushtimisht thënë, të kufizuar të informatave policore në çdo rast, e veçanërisht kur raportohet nga ngjarje ku ka traziar dhe ku policia përdor forcë.

Shkruan: Теоfil Bllazhevski Çështje e madhe etike dhe profesionale për gazetarinë bashkëkohore në përgjithësi, e veçanërisht për gazetarinë në Maqedoni, është raportimi nga ngjarjet që mbështetet vetëm në burime zyrtare, e sidomos kur bëhet fjalë për policinë. Para do kohësh, publiku ynë dhe komuniteti i gazetarëve u përball me një problem të tillë. Bëhet fjalë për mbulimin mediatik të ngjarjeve

Linçi drejtpërdrejt në TV: Mediet dhe supozimi i pafajësisë

на 9. 12. 2016 | | mk
Gjatë inçizimit të arrestimit të të dyshuarve, fytyrat e tyre duhet të jenë të errësuara.Fotо: MPB – nga ushtrimi i policisë

Ku bashkohen respektimi i të drejtës së të dyshuarve dhe e drejta e publikut për të qenë i njoftuar? A janë mediet asistentë të xhelatëve për ekzekutim politik?

Shkruan: Zoran Bojarovski Gjysmëterr është. Edhe pak do të agojë… Në vendin e ngjarjes dallohen hijet e forcave speciale të policisë. Fytyrat i kanë të mbuluara me maska. Jelek mbrojtës në gjoks. Armët janë zhbllokuar. Duhet të arrestohen persona të dyshuar për krim të rëndë. Në mesin e policëve fillon të ndjehet mosdurim. Urdhër akoma nuk ka. Sekondat bëhen minuta… – Çka pritet? – I presim ata të televizionit… – E

Për vetëvrasjet nuk informohet

на 9. 12. 2016 | | mk

Gjithmonë është e tmerrshme kur vdes ndonjë njeri, e ndoshta edhe më e tmerrshme kur ai ia merr jetën vetëvetes. Kjo është informatë që shtang, lajm që nxjerr në pah çështje serioze, mirëpo ato janë çështje personale që nuk zgjidhen në auditorin publik

Shkruan: Таmara Çausidis Në kërkim të lajmeve “që shiten” sot nuk kursehet askush. Për personat publikë ky është çmimi që duhet të pajtohen ta paguajnë. Mediet shpeshherë i referohen interesit publik, të drejtës së publikut për të ditur dhe kjo me të vërtetë është kështu. Nuk ka amnesti, nuk kursehen ata që kanë vendosur të veprojnë nën syrin e publikut, mirëpo si qëndron puna me njerëzit e thjeshtë anonimë? A guxojmë që pjesën e tyre intime ta

Fatkeqësia e komunikacionit në Demir Kapi, fatkeqësi informative në raportim

на 6. 12. 2016 | | mk
Ndeshje në rrugë, evitohet profesionalizmi në medie. Foto: Pixabay/screenshot

Një medie e merr tekstin nga një medie tjetër, shton diçka të paverifikuar dhe krejtësisht e ndryshon informatën fillestare. Një pjesë e portaleve distancohen duke i futur shprehjet “thonë nga policia”, “thonë nga MPB-ja për medien tonë”, “njoftoi policia”, mirëpo në asnjë lajm nuk ka deklaratë nga ndonjë përfaqësues i MPB-së që do t’i konfirmonte informatat e plasuara. Në fakt, një pjesë e madhe e medieve vetëm e shfrytëzojnë parimin e kopjimit të lajmeve, pa e verifikuar atë.

Shkruan: Simona Atanasova Një shkupjane e vdekur, një burrë i vdekur, një fëmijë i palënduar, një fëmijë në gjendje kritike, lëndohen tre persona, fatkeqësi ndërmjet veturës dhe autobusit, akisdnet ndërmjet dy